PRISHTINË, 16 Gusht-Krerët fetarë të Kosovës, ai mysliman, Myftiu Naim Tërnava, ortodoks, Peshkopi Teodosje e katolik, Imzot Dodë Gjergji janë takuar sot në Prishtinë me komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Salvatore Farina, në kampin “Film City”.
Në një komunikatë të KFOR-it thuhet se krerët fetarë kanë dënuar fuqimisht përdorimin e emrit të Perëndisë për të kryer vepër penale kundër njerëzimit.
“Fetë kurrë nuk duhet të justifikojnë urrejtjen dhe dhunën, Perëndia është paqja. Pas debatit të ditëve të fundit rreth ekstremizmit dhe radikalizmit fetar, ne duam të theksojmë se prania e shumë komuniteteve fetare në rajon është një burim për shoqërinë tonë. Bashkësitë fetare janë miq të arsimimit shpirtëror që mësojnë të jetohet në paqe dhe në respektimin e dallimeve. U bëjmë thirrje të gjithë besimtarëve tanë që të distancohen nga çdo formë e ekstremizmit ose dhunës për të mbështetur paqen për një të ardhme më të mirë për familjet tona dhe fëmijët tanë”, thuhet në komunikatë.( B.Jashari)
agimi says
naim ternova nuk duhej ftuar ketu, pse ky me disa te tjer kane frymezu extermizmin islamik.
naim ternova asht agjent i serbit, ai paguhet prej serbit per kete pune.
serbi don me na paraqet para botes se na jena turq dhe keshtu ma vone e ka ma te lehte me bind boten me na lergu nga shpiat tona dhe prej kosove per ne turqi.
naim ternova asht i mbulum por paraqet rezik shume te madhe per na.ky duhet me u fut ne burge pa vonese.