
-Kuvendi i Kosovës sot në seancë të jashtëzakonshme para shpërndarjes dhe zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Vitin e Ri 2021 pas rënies së dy qeverive brenda vitit 2020/
PRISHTINË, 28 Dhjetor 2020-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/ Kuvendi i Kosovës para shpërndarjes po zhvillon sot seancë të jashtëzakonshme për Buxhetin e Shtetit për vitin 2021, që është vit i zgjedhjeve parlamentare të jashtëzakonshme pas rënes së dy qeverive në vitin 2020 të pas zgjedhjeve të parakohshme të 6 Tetorit 2019.
Në 2020-tën qëveria me kryeministër Albin Kurtin e Lëvizjes Vetëvendosje e zgjedhur në 3 Shkurt 2020 u rrëzua me mocion mosbesimi të inicuar nga partneri i koalicionit qeverisës – Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila mori drejtimin e qeverisë me kryeministër Avdullah Hotin të zgjedhur në 3 Qershor, por në dhjetor Gjykata Kushtetuese shpalli të pavlefshme votën e një deputeti të minoriteteve, Etem Arifi, pasi kishte të humbur mandatin për shkak të një dënimi të formës së prerë nga gjykata, i cili tashmë ndodhet në burg. Vota e tij ishte vendimtare për zgjedhjen e qeverisë pasi mundësoi arritjen e minimumit të nevoshem prej 61 votave të parlamentit 120 anëtarësh.
Seanca e sotme e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ka këtë axhendë:
1. Votimi i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021,2. Votimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare.