-Mocioni i mosbesimit për qeverinë e Kosovës, mblidhet urgjent Kryesia e Kuvendit/
-Në një nga reagimet nga LDK, ministri Avdullah Hoti: Ju siguroj se mocionet e tilla nuk do te mund te ndalin politikat antikorruptive te vendosura tanime ne menyre sistematike nga Qeveria Mustafa/
PRISHTINË, 5 Maj 2017-Gazeta DIELLI/ Në Kuvendin e Kosovës është ftuar urgjent sot për t’u mbajtur mbledhja e Kryesisë me kryetarët e grupeve parlamentare për në orën 14:00 me të vetmen pikë në axhendë: “Kërkesa e grupeve parlamentare: Nisma për Kosovën, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje në lidhje me Mocionin e mosbesimit për Qeverinë e Republikës së Kosovës”.
Mocioni me nënshkrimet e 42 deputetëve është dorëzuar paradite nga përfaqësuesit e tre partitve opozitare, LVV, AAK e Nisma, ndërsa është nënshkruar edhe nga 8 deputetë të partive tjera-të koalicionit qeverisës, PDK, Listës Serbe dhe të Grupit Gjashtë Plus të komuniteteve tjera pakicë.
Duhen së paku 61 vota të parlamentit 120 anëtarësh për t’u rrëzuar qeveria e Kosovës, e koalicionit të dy partive më të madha, PDK e LDK, ku përfshihen edhe parti të vogëla dhe minoritetet, e cila është zgjedhur në 9 dhjetor 2014 në Kuvendin kosovar të konstituuar një ditë më parë, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit.
Në një nga reagimet nga LDK, ministri i Financave në qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi:
I lexova me kujdes pikat e mocionit te nenshkruar nga opozita dhe disa deputete te PDK-se.
Me perjashtim te deputeteve te Vetevendosjes, te gjithe te nenshkruarit e tjere jane shkaktare te problemeve te permendur ne mocion.
Nuk e kuptoj se ku eshte etika e nje veprimi te tille politik. Si mund te kritikohet ligji i Trepces?
Ju siguroj se mocionet e tilla nuk do te mund te ndalin politikat antikorruptive te vendosura tanime ne menyre sistematike nga Qeveria Mustafa./b.j/