Gazi lotsjellës u hodh përsëri në mesnatë nga opozita në seancën e Kuvendit të Kosovës dhe e ndërpreu./
OPOZITA: 100 Police hyne ne Kuvend/
DIELLI:I lutemi Zotit ta ftilloje Politiken e inatosur Shqiptare! Ka mjete me demokratike se sa Gazi Lotsjelles!/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 23 Tetor 2015/ Duket se as në mesnatë nuk do të përfundojë dita e sotme e gjatë e ngjarjeve në Kosovë, gjatë së cilës pati marsh paqësor në rrugët e Prishtinës, organizuar nga shoqëria civile, me mesazhe drejt Kuvendit, ku u pamundësua nga gazi lotsjellës i opozitës seanca e ftuar për pasdite dhe e paralajmëruar për orë të mbrëmjes ende nuk ka nisur, ndërkohë që në sheshin pranë vazhdon protesta e aktivistëve opozitarë e qyetatarëve të mbledhur, nga të cilët ka edhe gjuajtje bomolash tymi me ngjyra drejt Policisë që ka shtuar masat e sigurisë.
Kuevendi i Kosovës nuk u mblodh në orën 20:00 e as në 22:00 e 23 si kishte paralajmërime pas pamundësimit me hedhje gazi lotsjellës e bllokim nga opozita të fillimit të seancës plenare që ishte ftuar për në orën 16:00.
Është hera e tretë e pamundësimit të seancave plenare të Kuvendit me hedhje gazi lotsjellës.
Kuvendi Kosovar, ka më shumë se një muaj nga fillimi i sesionhit vjeshtor, nuk ka arritur të përfundojë asnjë nga seancat plenare të ndërprera nga opozita edhe me hedhje gazi lotsjellës e të vezëve, me “rrethime” të foltores e kryesuesit, mes fërshëllimash e fjalorit të ashpër.
Kryetari i partisë opozitare AAK, Ramush Haradinaj, në një deklaratë tha se para se të fillonte seanca i kishte kërkuar koalicionit qeverisës “të gjejnë një mënyrë për anulimin e marrëveshjeve” të 25 gushtit me Serbinë dhe të demarkacionit me Malin e Zi. “Pa anulim të marrëveshjeve, nuk ka kushte të mbahet seanca e Kuvendit”, u shpreh ai.
Pas hedhjes sot të gazit lotsjellës, sot fillimisht për herë të parë edhe jashtë sallës së seancave, pranë zyrës së kryeparlamentarit, LVV deklaroi se, “protesta jonë brenda Kuvendit vazhdon, deri në tërheqjen e marrëveshjeve me Serbinë dhe demarkacionit me Malin e Zi”.
Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, që po zhvillohet para mesnatës, ka shkuar përfaqësuesja e opozitës që e bojkoton, Aida Dërguti e LVV, nënkryetare e Kuvendit, e cila ka bërë kërkesën që mos mbahet senca. Sipas saj, shpërndarja e masës para Kuvendit të Kosovësa do të ndodhte pasi të përmbushej kjo kërkesë.
Por, sipas raportimeve mediale të minutës së fundit nga Kuvendi seanca plenare, me vendimin e Kryesisë që pritet, do nisë në mesnatë, në orën 24:00.
***
Shenim i Diellit: Korrespondenti i Gazetes Diellit ne Prishtine, gazetari Behlul Jashari njoftoi pak caste em pare se:Gazi lotsjellës u hodh përsëri në mesnatë nga opozita në seancën e Kuvendit të Kosovës dhe e ndërpreu.Sipas opozitës, afër 100 policë u futën në Kuvendin e Kosovës. “Opozita sërish hodhi gaz lotsjellës. Insistimi i Mustafës, Thaçit dhe Veselit, për t’i qëndruar besnikë Serbisë, po përballet me insistim edhe më të madh të opozitës për të mbrojtur Republikën. Policia ka intervenuar edhe në shesh. Protetuesit po vazhdojnë protestën”, shprehet opozita në mesnatë.
Në sallën e Kuvendit të Kosovës kishte edhe hedhje me shishe nga opozita në drejtim të kryeparlamentarit Veseli dhe kabinetit qeveritar, që u larguan.
PS: I lutemi Zotit ta ftilloje Politiken e inatosur Shqiptare! ka mjete em demokratike se sa Gazi Lotsjelles!