-Peticioni, më shumë se 41 mijë nënshkrime në tre ditë/
-Për vazhdimin e seancëns së ndërprerë të Kuvendit, sot mblidhet Kryesia me kryetarët e grupeve parlamentare/
-Shtypi: A po shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme?/
Nga Behlul Jashari PRISHTINË, 21 Shtator 2015/ Në Kosovë, sipas njoftimeve të opozitës, më shumë se 41 mijë nënshkrime në tre ditë kanë bërë qytetarët që “po e shprehin masivisht vullnetin e tyre”, edhe sot në ditën e katërt, në peticionin e organizuar me kërkesën që “qeveria të tërheqë menjëherë nënshkrimin nga katër marrëveshjet me Serbinë të datës 25 gusht 2015 si dhe nga marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi”.
“Pas peticionit, opozita në demonstrata masive”, “Protestat, pas peticionit”, “Nënshkrimi i peticionit, parapërgatitje për protesta masive”, paralajmërohet sot në kryetitujt e gazetave në Kosovë.
“Opozita e bashkuar njëherë po vazhdon kundërshtimin nëpërmjet peticionit, ndërsa më pas do të shkohet me protesta të fuqishme”, citohet lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili, “vazhdon të këmbëngulë se dy marrëveshjet e fundit të qeverisë, njëra me Serbinë dhe tjetra me Malin e Zi, janë të dëmshme dhe duhet të parandalohen”. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, citohet se “janë të vendosur ta detyrojnë kryeministrin të tërheqë firmën e tij nga marrëveshjet”.
Javën e kaluar, tre subjektet opozitare të Kosovës, LVV, AAK e Nisma, me gjithësej 31 deputetë në parlamentin 120 anëtarësh kanë protestuar në Kuvend dhe kanë bllokuar e ndërprerë seancën e parë të sesionit vjeshtor. Kryesia e Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare mblidhen sot në mesditë për “caktimin e datës për vazhdimin e seancës plenare”, e cila u ndërpre pasi opozita pamundësoi votimin për shtyrjen e kërkuar nga pozita të “raportimit të qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me marrëveshjet e arritura në Bruksel më 25 gusht 2015”, i cili ishte në axhendë derisa mungonin raportuesit. Seanca udhëheqej nga nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti, i grupit parlamentar të partisë në pushtet LDK, i cili u “rrethua” dhe pengua nga deputetët opozitarë, që edhe u ulën në vendin e tij pasi dhe 10 minuta “pushim” dhe nuk ia liruan vendin e kryesimit kur u rikthye.
Opozita, edhe në seancën e Kuvendit, edhe me një deklaratë të përbashkët, duke kundërshtuar “bosnjëzimin e Kosovës”, për një nga katër marrëveshjet Prishtinë-Beograd, të arritura në Bruksel, në raundin e 28-të të dialogut në nivel të lartë kryeministror, shprehej me fjalën serbe “Zajednica” që në shqip do thotë “Bashkësi” dhe nënkupton Bashkësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Deklarata ka paralajmëruar “veprime si brenda ashtu edhe jashtë Kuvendit” për “t’i ndalur të gjitha dëmet që i vijnë Kosovës nga ky koalicion qeverisës, qofshin ato politike apo ekonomike” dhe se, “opozita e bashkuar është jashtëzakonisht e interesuar t’i fillojë bisedimet me akterë të tjerë të shoqërisë ku si qëllim do të kishte krijimin e frontit të përbashkët politik”.
“A po shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme?”, është titulli i editorialit të botuar në faqen e parë të një gazete kosovare sot.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.