-Sulmi konsiderohet se mund të kishte qenë me pasoja vdekjeprurëse për personalitetin, për përcjellësit e eskortës dhe për qytetarët për rreth/
-Gjatë intervenimit për ta parandaluar këtë incident është lënduar një zyrtar policor/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 23 Shtator 2015/ Policia e Kosovës në komunikatën zyrtare të sapodërguar bën të ditur se, sot , me datë 23.09.2015, rreth orës 07:58, në rrugën Lidhja e Prizrenit në Prishtinë, Policia e Kosovës me njësitë e saja policore të Mbrojtjes së Afërt, falë vigjilencës dhe veprimeve të menjëhershme ka parandaluar një sulm të adresuar drejt eskortës së Kryeministrit, sulm ky i cili konsiderohet se mund të kishte qenë me pasoja vdekjeprurëse për personalitetin, për përcjellësit e eskortës dhe për qytetarët për rreth.Gjatë përcjelljes së eskortës zyrtarët policor të Mbrojtjes së Afërt kanë vërejtur dy persona të dyshuar të cilët kanë tentuar ta ndalojnë/sulmojnë eskortën e Kryeministrit e cila ka qenë në lëvizje. Njësitë policore kanë intervenuar menjëherë dhe kanë parandaluar veprimin e personave të dyshuar, të cilët gjatë ikjes kanë lenë prapa tre qese të letrës në të cilat ka pasur mjete të forta, copëza metali të përpunuara që shërbejnë për shpuarjen e gomave, ndaljen me dhunë të automjeteve, e të cilat paraqesin rrezik të lartë për vet eskortën, për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, përfshirë edhe këmbësoret, si dhe është gjetur edhe një telefon celular. Gjatë intervenimit për ta parandaluar këtë incident është lënduar një zyrtar policor, ndërsa sa i përket eskortës se Kryeministrit nuk ka pasur asnjë incident dhe e njëjta ka vazhduar lëvizjen pa problem. Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që të mos përfshihen në veprime dhe aktivitete të tilla kriminale si dhe të mos përdorin mjete të rrezikshme të kundërligjshme, sepse përdorimi i mjeteve të tilla është e ndaluar me ligj, në të kundërtën Policia e Kosovës do të merr masa ligjore, ndaj të gjithë personave që bien ndesh me ligjin.Policia e Kosovës thekson mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe obligimeve të saja në harmoni të plotë me procedurat ligjore me qellim të garantimit të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, lëvizjes së lirë si dhe parandalimit të të gjitha veprimeve të kundërligjshme. Mjetet e metalta dhe telefoni celular janë konfiskuar si prova materiale, ndërsa lidhur me rastin janë duke u kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore nga njësitet relevante policore.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.