-Ministri Panariti në Prishtinë: Shqipëria ka hapur dyert për produktet kosovare duke konkretizuar idenë e krijimit të një tregu të përbashkët pa barriera-/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 30 Shtator 2015/ Në vazhdën e heqjes së barrierave mes Kosovës dhe Shqipërisë për shkëmbime tregtare të produkteve bujqësore, sot ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujërave të Republikës së Shqipërisë, Edmond Panariti ka nënshkruar vendimin për njohjen e certifikatës veterinare për vezët që prodhohen në Kosovë. Vendimi u nënshkrua sot në Prishtinë gjatë takimit mes ministri të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi dhe ministrit Edmond Panariti. Po ashtu është në finalizim e sipër edhe legjislacioni për unifikimin e standardëve të cilësisë së miellit. Për këtë së shpejti pritet të ketë nënshkrime të vendimeve nga të dyja shtetet.Këto zhvillime vijnë edhe pas heqjes së barrierave për eksportin e rrushit nga Kosova për në Shqipëri.Ministri shqiptar, Edmond Panariti, tha se bashkë me ministrin Krasniqi u pajtuan që të kenë komunikim të vazhdueshëm dhe takime të shpeshta që të adresojnë në mënyrë të drejtpërdrejt sfidat e përbashkëta. Ai tha se bujqësia është pjesë thelbësore e bashkëpunimit mes dy vendeve e që shkon në funksion të zhvillimit ekonomik.
“Obligimi ynë i përbashkët është që ato pikat e marrëveshjes ne tashmë t’i materializojmë në arritje konkrete dhe unë jam këtu për të shpallur para jush se Shqipëria ka hapur dyert për produktet kosovare duke konkretizuar idenë e krijimit të një tregu të përbashkët pa barriera, me lëvizje të lirë të mallrave dhe shërbimeve dhe ne këtë kuadër unë sapo nënshkrova njohjen e certifikatës veterinare, por edhe certifikata tjera fitosanitare për vezët dhe tash mirëpresim eksportet e vezëve nga Kosova”, ministri Panariti.
“Po ashtu, tashmë jemi në prag të finalizimit të një dokumenti të përbashkët për njohjen reciproke të standardeve të cilësisë së miellit që unë do të kem kënaqësinë që të nënshkruajmë këtu ose në Tiranë, dhe nuk do të kemi më histori që kanë ndodhur në të kaluarën për bllokime të mallrave ushqimore”, theksoi ministri Panariti.
Me këtë rast, ministri Krasniqi falënderoi homologun Panariti për bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehi vullnetin për të avancuar tutje përkushtimet dhe zotimet e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Krasniqi, tha se vizita e ministrit Panariti vjen vetëm pak ditë pas vizitës që e kishin bashkë me presidenten e Kosovës në Shqipëri, ku kanë diskutuar gjerë e gjatë dhe në detaje për shumë çështje që ndërlidhen me avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe avancimin e raporteve tregtare.
“Më vjen mirë që menjëherë pas këtij takimi kishte një reagim pozitiv të të dy palëve në radhë të parë nga pala shqiptare, ku siç e dini menjëherë u morën hapa për të lehtësuar eksportin e rrushit nga Kosova në Shqipëri. Tash janë ndërmarrë edhe hapa tjerë që ndërlidhen me krijimin e mundësive për eksportin të vezëve nga Kosova në Shqipëri, dhe jemi në fazën e finalizimit të unifikimit të standardeve të cilësisë edhe për produktet tjera, duke përfshirë edhe miellin, që është diskutuar në të kaluarën por edhe për çështje tjera të natyrës së bashkëpunimit tonë”, tha ministri Krasniqi.
Ai shtoi se të gjitha këta hapa që janë ndërmarrë shkojnë drejt arritjes së një objektivi të përbashkët që është krijimi i një tregu unik, i cili krijon mundësi shumë më të mëdha fermerët, prodhuesit dhe përpunuesit nga Kosova dhe Shqipëria.
Po ashtu, ministri Krasniqi theksoi se angazhimi i dy qeverive, Kosovës e Shqipërisë, është i plotë në kuptimin e zbatimit të marrëveshjeve. “ Jemi pajtuar që marrëveshjet tona të mos mbesin vetëm në letër, por do të krijojnë efekte pozitive zhvillimore për ekonominë e dy vendeve tona, kështu që mua më mbetet vetëm të falënderoj ministrin Panariti për lidershipin e tij në këtë proces të përbashkët”, tha Krasniqi.
Ministri Krasniqi dhe Panariti kanë diskutuar edhe për hapat tjerë që do të ndërmerren në të ardhmen për unifikimin e standardeve tjera në sektorin e bujqësisë.
Të dy ministrat pas takimit kanë vizituar Panairin e Produkteve Bujqësore, Agroindustriale dhe Tregtisë Inverse, që po mbahet në Prishtinë, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës. Në këtë panair po marrin pjesë prodhues nga Kosova, Shqipëria vende të rajonit dhe Evropës.
Gjatë një vizite të ministrit shqiptar Panariti në Prishtinë në fillim të këtij viti, 15 janar, theksohej se, “Kosova dhe Shqipëria do të kenë çertifikatë të njëjtë të produkteve bujqësore, por krahas kësaj do të kenë edhe marrëveshje të tjera konkrete bashkëpunimi në fushën e bujqësisë, me qëllim të krijimit të një tregu të përbashkët të produkteve bujqësore”.
Vizita zhvillohej një vit pas mbledhjes historike të qeverive të dy shteteve, Shqipërisë e Kosovës, të 11 janarit 2014 në Prizren, e para mbledhjes kthyese të 23 marsit 2015 në Tiranë.
Gjatë vizitës në Prishtinë, i pyetur nga ATSH, ministri Panariti theksonte se kufiri Shqipëri-Kosovë është një kufi administrativ, por se për të ai është një kufi virtual në kuptimin e hapësirës tregtare dhe të shkëmbimit të lirë të njerëzve, mallërave dhe shërbimeve mes dy shteteve, duke u nisur edhe nga avantazhi që krijon infrastruktura.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.