Nga B.Jashari/.-Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës bën të ditur se njëra nga njësitë e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), Qendra e Studimeve Universitare e FSK-së, ka realizuar ushtrimin fushor të koduar “Marsi 2014”.
Pjesa teorike u realizua në hapësirat e Kazermës “Skënderbeu”, ndërsa vlerësimi final është se ky ushtrim ka qenë mjaft frytdhënës dhe ka ndihmuar kadetët që të shohin sfidat me të cilat mund të ballafaqohen gjatë karrierës së tyre ushtarake, dhe vendimet të cilat duhet t’i marrin.
Në njoftimin e zyrës së shtypit të FSK-së theksohet se, kadetët gjatë periudhës 4 vjeçare realizojnë disa ushtrime fushore.