Në Kupën e Botës Brazil 2014 luajnë 7 shqiptarë, shqiptarët valojnë flamujt kuq e zi dhe të Dardanisë antike
Nga BEQIR SINA, Nju Jork/
BRAZIL : Ndërsa, po zhvillohen ndeshjet e Botërorit 2014, në Brazil, edhe pse mungon kombëtarja kuq e zi e Shqipërisë, nuk po mungon ndjenja e krenarisë shqiptare, mbasi atje botërori ka shqiptarë, aty është flamuri kuq e zi flamuri i Dardanisë apo ndonjë nga simbolet tona kombëtare.
Kjo, po tregohet në këtë botror jo vetëm me pjesëmarrjen e 7 futbollistëve, cilësorë shqiptarë në tri kombëtare të huaja…,(Zvicëra : Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Admir Mehmedi, Blerim Xhemaili dhe Granit Xhaka – Gjermania Shkodran Mustafi dhe Belgjika: Adnan Januzaj ) por edhe nga prania sado e vogël e tifozve shqiptarë, që kan fluturuar me mijëra mile, për në Brazil….
Kurse, anëtari i Përfaqësueses së Zvicrës, Valon Behrami, thotë se po e shfrytëzon në maksimum përzierjen e kulturave, që ka botërori. Behrami, theksoi se është një gjë pozitive për të që luan për Zvicrën, përderisa është nga Kosova.“Është një gjë pozitive. Unë kam karakter kosovar, por jam një zviceran në kokën time, në mënyrën e jetesës. Është një përzierje”, u shpreh Valoni dje për gazetën britanike “The Independent”.
(Nga 736 futbollistë që marrin pjesë në botërorin e sivjetmë, 82 nuk kanë lindur në vendin të cilin e përfaqësojnë, ndërsa mbi 210 syresh kanë dyshtetësi. Më së shumti lojtarë me dyshtetësi ka Argjentina: 20 nga gjithsej 23 të këtillë)
Siç dëshmojnë ata(tifozët) në rrjetin social facebook dhe twitter , në Brazil gjenden jo pak edhe tifozët shqiptarë, futbolldashësit, nga Shqipëria, Kosova dhe trojet etnike shqiptare, që këto ditë të ethshme botërori – janë në Brazil.
Ata kanë shfrytëzuar rastin – që të bëjnë fotografi me flamurin shqiptar dhe atë të Kosovës, të Dardanisë, dhe t’i postojnë menjëherë në facebook dhe twitter. Kjo tregon se ka edhe shqiptarë, që kanë mundur t’a “përfaqësojnë” Shqipërinë, si një pjesëmarrëse në mesin e pjesëmarrësve pikërishtë, në ngjarjen më të madhe të futbollit dhe të sportit në botë, në Kampionatin Botëror, Brazil 2014.
Megjithëse, edhe pse prania e përfaqësueses së zemrës së tifozëve shqiptarë në Kupën e Botës Brazil 2014 – pra Kombëtares së Shqipërisë , mbetet një ëndërr e pa realizueshme, të paktën deri tani, janë tifozët shqiptarë ata nuk mungojnë në Brazil por mbi të gjithë janë 7 yje me gjak shqiptari, që luajnë, për tre shtete të tjera në Brazil.
Dhe, besojë, që për të gjithë ne shqiptarët, ky do ishte padyshim kulmi i ndjenjave dhe emocioneve tona – që ta shikonin Kombëtaren tonë – Kuq e Zi, edhe ne në mesin e këtij manifestimi sportiv me përmasa të pallogartishme botërore, por “fati” ja që nuk e do…….dhe ne gjithmon vetëm ëndrrojmë ! Por, nuk i dihet! – You never Know! i thonë amerikanët
Mirëpo, ne shqiptarët kur jemi përkundër kombeve të tjera, që janë shumë më të mëdha se ne me popullsi dhe me futbollin – por që edhe ata e kanë, një ëndërr e të pa realizueshme, ne kemi aryse të fortë, si shqiptar këto ditë botërori – për tu krenuar më shumë, se sa ata.
Pikërishtë, për atë që të tjerët do të na kenë shumë lakmi dhe zili kur në stadiumet e futbollit në Brazil – tash ne shohin në çdo ndeshje pesë futbollistët e talentuar shqiptarë : Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Admir Mehmedi, Blerim Xhemaili dhe Granit Xhaka – si pjesëmarrës të drejtpërdrejtë të skuadrës së Zvicrës dhe Pajtim Kasami si rezervë në bankinën zvicerane.
Sa emocione na kan shkatuar dhe sa krenar na kanë bërë – deri tani ne si shqiptarë, kur shohim këtë spektakël madhështor sportiv – futbolli, Kupën e Botës Brazil 2014 dhe kur komentatorët sportiv nga të gjitha vendet e botës, në të gjitha gjuhët e botës, anglisht, spanjisht, rusisht, frengjisht, arabisht, kinzeçe, gjermanisht, italisht, thonë “SHQIPTARET” e Zvicrës.
Sa rëndësi ka kjo kur Kosova – po bën përpjekje për sa më shumë njohje, dhe, në Kombëtaren e Zvicërës, tani luajnë si titullar 5 shqiptarë nga Kosova, pjesmarrës në një ngjarje kaq të madhe botërore, e cila gjithësesi lidhet diçka, edhe me rëndësinë e futbollit – dhe Kosovën në këtë proces të njohjes së saj.
Dhe, me të drejtë më së shumti simbas rrjeteve sociale facebook dhe twitter janë tifozat shqiptarë, ata që ndjekin kombëtaren e Zvicrës, ku luajn 5 shqiptarë dhe janë “bërthama” e Helvetëve dhe shpresa e vetme që mund të “ndihmojë” Zvicrën, tani të kaloi grupin duke shpresuar për të mundur Hondurasin.
Helvetët, siç quhen ata nga tifozët e tyre, deri tani qenë ata të cilët mrekulluan Zvicrën, duke u kualifikuar për Kupën Botërore, dhe çuar Zvicrën në Brazil – Shumica e simpatizuesve helvetik, i japin shumë merita trainerit të tyre aktual me famë internacionale Otmar Hicfeld,. Dhe, kjo erdhi pas një gare të fortë në grupin europian, ku kuq e bardhët e Zvicrës, u kualifikuan – për në stadin final të një konkurrimi kaq të madh futbollistik ndërkombëtar, ku të gjithë djemtë e saj – kanë meritë të madhe.
Por, kur jemi tek tifozët, duhet cekur se tifozë shqiptarë në Brazil, janë shumë – shumë të paktë në numër, fare të “pa-llogaritshëm” dhe shumë pak të dukshëm në ekranin e televizorit, ashtu si i shikojmë kombet e tjera me ndonjë simbol kombëtar ose flamur –
Fakti është se kjo vjen nga largësia, ekonomia “e dobët” ose si njihet ndryshe “kriza ekonomike”, apo edhe arsye të tjera – teknike, të cilat e bëjnë, edhe të vështirë praninë e shumë shqiptarëve në Brazil – ku po zhvillohet Kupa e Botës.
Një shqiptaro amerikan Gazmend Kërkuti, emigrantë nga Dibra e Madhe dhe që jeton në Staten Island Nju Jork, së bashku me një shokun e tij – i takon grupit më të “vogël” të tifozëve shqiptarë, në Kupën e Botës Brazil 2014 I cili, ka shpërndarë foton e tij në rrjetin social facebook me shënimin :”Nëse Kombëtarja jonë(Shqipëria) nuk arrin të shkoi në Brazil… të paktën Dibranët, atje do ti gjeni – Përshëndetje, miq nga zemra e Amazonit, Manaus, në Brazil, ku luan shtëpia jonë e dytë në grupin e saj SHBA.
Më tej ai shkruan se shoku i tij – Afrimi, ka qendruar tërë ditën të përgatisë flamurin kuq e zi, të valvitet në ndonjë pjesë të stadiumit, që ta kapin ndoshta kamerat, botërore dhe t’a fiksojmë edhe flamurin kuq e zi në Kupën e Botës Brazil 2014 .