NE FOTO; Mbledhja e fundit e Keshillit Drejtues, ku u diskutuan problemet qe kane te bejne me Kuvendin dhe u prezantua dega e re e Newburgh/
Më e fundit degë e ngritur në prag të Kuvendit të Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”, është ajo që u riorganizua me inisativë të dr. Nexhat Kaliqit dhe biznesmenit Sylë Ramosaj në Newburgh, New York.të shtunën me 20 prill, në mbledhjen e fundit para Kuvendit të Këshillit Drejtues të Vatrës, këtë degë të re e prazantoi Sylë Ramosaj. Ai informoi Këshillin për organizimin e degës, e cila po ashtu, si dy degët e krijuara së fundi, ajo e Westchester South dhe Queens ka 40 anëtarë. Ramosaj ka dorëzuar listat e anëtarësimit, adresat dhe pagesat e anëtarësisë për vitin 2013.
Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj, i përgëzoi organizatorët e degës dhe u uroj atyre mirëseardhjen në Vatër në prag të Kuvendit të saj, që mblidhet me 27 prill 2013, ora 10 paradite, në Royal Regency, Yonkers, New York.