Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra fton dhe njofton komunitetin shqiptar në New York e më gjërë se ditën e Mërkurë më datë 23 Mars 2022, ora 6.30 PM, në Selinë qëndrore të Vatrës në Adresë: 2437 Southern Blvd, Bronx, NY 10458, bëhet promovimi i librit “Kristo Floqi, koha dhe vepra e tij letrare” shkruar nga Prof. as. Dr. Jonela Spaho, Dekane, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, Universiteti “Fan S. Noli” Korçë. Studimi “Kristo Floqi, koha dhe vepra e tij letrare” paraqet jetën dhe veprën e gjërë të Kristo Floqit në Vatër, në Diell, në politikë, media, jurisprudencë, kulturë, komedi, dramaturgji, poezi por fokusohet veçanërisht te veprimtaria e Kristo Floqit si Ministër i Arsimit, deputet i Dibrës dhe i Korçës dhe Këshilltar Shteti ku Floqi ishte një nga juristët më të shquar të kohës, sepse ishte organizues i drejtësisë shqiptare në Qeverinë e Ismail Qemalit, Kryetar i Gjykatës së parë në Shqipëri, botues dhe përkthyes i literaturës juridike në shqip.
Ftohet komuniteti shqiptar të marrë pjesë në këtë ceremoni nderimi dhe feste të librit.