Janë disa fotografi me miqtë e mi të mirë, Shpend Sallaku dhe Gëzim Hajdari, që më sjellin ndërmend një vizitë plot mbresa në nëntor 1992 në Itali. Që të dy dhanë kontribut të vecantë në proceset e para demokratike , duke u vënë në ballë të Levizjes demokratike…./
Nga Dalip GRECA/
Ne Foto: Nga e majta, Shpend Sallaku, Dalip Greca dhe Gezim Hajdari ne kembe…/
I sjell shpesh në mendje miqtë e mi, Shpend Sallaku dhe Gëzim Hajdari, dy nga figurat më aktive në lëvizjen demokratike në Lushnjë dhe në Shqipëri, sot intelektualë e shkrimtarë me emër. Ishin ata të parët(së bashku me Pirro Kicen) që erdhën në shtëpinë time për t‘më ftuar në radhët e republikanëve më 1991. Ishin po ata që më propozuan për të përfaqësuar republikanët në Këshillin e parë pluralist të Lushnjës, duke më nderuar me postin e sekretarit të Komitetit Ekzekutiv Pluralist, dhe më 31 mars 1991, 22 Mars 1992-kandidat për Deputet i PR. Fotografia e më sipërme pasqyron një vizitë timen në Itali nga 10 nëntori 1992 e deri 30 Nëntor 1992, sa herë e shoh i hedh sytë kronikës që qëndron pas kësaj dhe të tjera fotografive të asaj kohe.
Ishte një vizitë në Itali, kur në përbërje të një delegacioni republikan, të kryesuar nga i ndjeri Sabri Godo, në përbërje isha unë dhe Skënder Cala,- të ftuar në Kongresin e Republikanëve italianë që në atë kohë ishin pjesë e qeverisjes me katër ministra, përfshi dhe Suzana Anjelin, që ato ditë dha dorëheqje përmosrakordim me kryetarin e Republikanëve Giorgio La Malfa. Unë dhe Skënder Cala, ishim përfshirë në delegacion, si kandidatët më të suksesshëm republikanë, që në zgjedhjet e 22 marsit kishim marrë mbi 20 për qind të votave. Casti më intersant gjatë Kongresit të 38-të të Republikanëve që u mbajt në Massa di Carrara(Toscana) ishte pjesmarrja e politikanit më popullor, figura më e ndritur e republikanizmit italianë, Spadolini. E kujtoj si tani preokupimin e gazetarit Gëzim Hajdari, që bënte cmos të afrohej në turmën e madhe ku po fliste Spadolini, për të patur si kujtim zërin dhe mesazhin e tij.Ia arriti që t’i afrohet fare afër dhe e incizoi direkt.
Në fund të punimeve të Kongresit, Gëzim Hajdari, i kërkoi leje z. Godo që unë të rrija disa ditë në Romë, të bëja takime me emigrantët e Lushnjës, të takohesha me politikanë lokalë dhe biznesmenë dhe të kthehesha më vonë në Tiranë. Mbaj mend shakanë e Godos: – Do t’ma mbani dhe këtë lushnjarin këtu?
Gëzimi qeshi dhe ia ktheu:- Jo, jo, Dalipi duhet në Lushnjë edhe për Gazetën “Ora e Fjalës” që kemi lënë atje.
-Të jesh i sigurtë,- i thashë unë, se nuk është në projektet e mia qëndrimi këtu. Do të kthehem shumë shpejt.
Tërë ato ditë qëndrova në shtëpinë e Gëzimit dhe në shoqërin e Shpendit dhe familjes së tij, ku isha shpesh i ftuar. Përditë i ftuar nga miqtë italianë që të dy intelektualët lushnjarë kishin në Frosione e deri në Romë.
E gjithë axhenda e atyre ditëve ishte e ngjeshur: Takime me emigrantë lushnjarë në rajonin e Lazios, takime me politikanë italianë si; Giussepe Casini , që atë kohë ishte Sekretar i Përgjithshëm Organizativ i Partisë Republikane për Lazion, kryetarin e Forumit Republikan te rajonit, e të tjerë. Me 17 dhe 18 nëntor bëmë takime në komunën e Ciocarisë, me qendër në Frosinone, u takuam me nëpunës të sektorit të Jashëtm, si Fernando Turriziani,Ruggero Marazi, si dhe me kryetarin e Bashkis, të cilit, si anëtar i Këshillit të Rrethit të Lushnjës, i paraqita kërkesën për binajkëzim të Lushnjës me Frosinone. Në fakt delegacioni i Bashkisë së Frosinones erdhi në Lushnjë gjatë vitit 1993 dhe një shkollë e Frosinones u binjakëzua me Shkollën”4 Dëshmorët” në qytetit të Lushnjës. Pasditen e 18 nëntorit vizituam redaksinë e Gazetës”Ciociario Oggi”, ku u pritëm nga gazetari Igor Traboni.
Data e 20 nëntorit e pati kulmin në një darkë që shtroi enkas ish kryetari i Bashkisë të qytetit Alatri, demokristiani Italo Cianfroka dhe afaristi Italo Buzi me një grup bashkëpunëtorësh. Në këtë darkë isha me të dy miqtë e mi, Shpend Sallaku dhe Gëzim Hajdari. Darka u shtrua në një restorant luksoz të qytetit me emrin”Vila Verde”. Aty folëm , krahas të tjerave edhe për mundësinë e lidhjeve tregtare mes Lushnjës e Alatrit, duke pasë parasyshë prodheusit e verërave dhe pijeve të tjera alkoholike.
Me 21 nëntor ishim të ftuar në shtëpinë e Juristit , përgjegjës për Zyrën e lidhjeve me jashtë në Bashkinë e Frosinones, dott Fernando Turrziani, dashamirës i Shqipërisë. Në takim ishte edhe dott Ruggero Marazzi, i zyrës së Finacave. Biseduam edhe për mundësinë e ngritjes së një shoqërie miqësie Shqiptaro-Italiane me qendër në dy qytetet, Frosinone dhe Lushnjë, shoqatë që do të kishte për mission shkëmbimin e vlerave të ndërsjellta kulturore dhe artistike.
Një takim interesant ishte edhe ai që bëmë në Stabilimentin Italian”FLEXBED”, i njohur në të gjithë Evropën për prodhimin e sustave dhe prodhimeve të tjera metalike. Pronari i stabilimentit ishte i interesuar që të kapte tregun duke ngritur një filal në Lushnjë, projekt që nuk e mudnësoi legjislacioni i deriathershëm shqiptar.
Vecoj nga vizitat, atë që u bë me 22 nëntor në Romën e lashtë. Kam mbetur i befasuar nga mbresat e asaj dite, vizita në Colosse’, si tani kujtoj castin, kur Gëzim Hajdari, u përkul, mori një dorë dhe’ në mjediset e Colosseut, dhe më tha: Këtë coja poetit tonë, Faslli Haliti, që deri tani nuk e ka shkelur Romën, gjuhën italiane dhe Letërsinë e saj i ka në zemër- Colosseun-ëndërr. Për herë të parë shihja gjithcka; Vaticanin, Sheshin e famshëm të San Petros, ambientet e brendshme të Kishës me punimet e Michelangelos e piktorëve të tjerë të famshëm. Ndoqëm nga afër Meshën e shenjtë mbajtur nga Papa Vojtila. Atë ditë gjithcka ishte mbreslënëse nga vizitat nëpër Romë; Vizita në Campidoglio, La Piazza Di Spagna, ku zhvillohet Parada e Modës; një bukuri më vete Fontana di Trevi, vendi ku janë vendosur mbretërit e Savojës dhe piktori e skulptori Rafaello ; Palazzo di Venezia, ku ka folur Musolini, Pallati Parlamentar, – Montecitorio, pallati presidencial, -Qurinale, rruga e famshme Via del Corsso, rezidencat e gazetave qendrore të Italisë, si Il Tempo, Il Messaggero, Secolo d’ Italia, La Vocce Repubblicana etj.
Po atë ditë takova një nga misionarët e Grevës së urisë të studentëve, nismëtarë i Lëvizjes Demokratike, Arben Sulo, që më befasoi, post të tjerave dhe me disa dhurata simbolike për fëmijët e mi.
Me 19 nëntor të tre, së bashku me dy miqtë e mi, Shpend Sallaku dhe Gëzim Hajdari, ishim të ftuar në studion e televizonit lokal “ERNIKA TV” në emision të drejtëpërdrejtë, ku gazetari drejtonte pyetjen për gjendjen në Shqipëri pas përmbysjes së sistemit komunist. Emisioni zgjati 45 minuta.
Me 21 nëntor, miqtë e mi më ofruan një surprizë tjetër; takim me poetin napolitan, derjtues në atë kohë i gazetës “Il Tempo Libero”, Waldimiro Traboni, i cili më dhuroi për gazetën “”Ora e fjalës” një cikël poetik të tijin. Ato ditë u organizua edhe një ceremoni e bukur poetike, ku atij iu akordua një cmim letrar. Ishte i treti që merrte brenda pak kohëve.
Gjatë të gjithë ditëve që isha në Frosinone isha i mirëpritur në shtëpinë e zonjës fisnike Aida Calcabrina(Falce), e cila na priste me bujari. E paharrueshme ishte darka e 23 nëntorit, ku përvec Gëzim Hajdarit e Shpendi Sallakut dhe familjes së tij, ishin të pranishëm; Rosalba Calcabrina, Clelia Calcabrina, Olga Papaioannou, nga Australia, e bija e saj Nina Papaioannou, Aldo Calcabrina e Rafaele Calcabrina. Familja Calcabrina ishte shumë e njohur për bujari, shprehur kjo edhe ndaj emigrantëve shqiptarë. Si sot i kam në kujtesë tingujt që lëshonte piano, nën duart e zonjës fisnike, e cila në respektin tonë luajti në piano plot 40 minuta. Interesante ishte edhe vizita që bëmë në Abacinë e Urdhërit Cirtercense në Casamari, ku na shoqëruan edhe nga Aldo dhe Clelia Calcabrina. Don Ildebrando priore, e ftoi grupin shqiptar që të ndiqte një concert me këngë gregoriane të interpretuara nga kori i murgjëve.
Me datë 26 patëm një ftesë interesante, një komunist Italian, ish pjestar i Shoqatës së Miqësisë Itali-Shqipëri, pasi na kishte ndjekur në intervistën dhënë në televizonin lokal na ftoi për darkë, e cila u shtrua në restorantin “La Mbriacella”, me emër në të gjithë Ciocarinë.Biseda me të qe intersante, ai ishte njëri prej të mashtruarëve prej propagandës komunsite. Pas ngjarjeve të ’90-tës, ai “mallkonte” veten që e kishin mashtruar aq lehtësisht.
Me 27 nëntor së bashku me Gëzim Hajdarinishim të ftuar në shtëpinë-studio të bashkëshortëve piktorë, Mario Celletti dhe Fiametta De Feo, që na pritën me ngrohtësi dhe pranuan të intervistohen prej meje. Intervista u botua në “Ora e Fjalës” dhe “Republika”.
Po me 27 nëntor isha i ftuar në redaksinë e Gazetës “Il Secolo d’Italia”. Aty dhashë një intervistë që u botua edhe në Gazetën”Republika” në Tiranë.
Një ditë para largimit u takuam sërish në zyrën e Bashkisë , ku m’u dorëzua një notë me shkrim për lidhjet e binjakëzimit të Frosinones me Lushnjën nga vetë Sindaco i Frosinones.
Në ditën e kthimit humba një takim të rëndësishëm që ishte lënë për atë mbrëmje me Gianfranco Finon, ku natyrisht dy miqtë e mi, nuk e humbën rastin dhe kronika u botua ne Ora e Fjales dhe Republika. Mua më duhej të merrja trenin, përt ë arritur në mëngjesin tjetër në Brindizi për të marrë tragetin drejt Durresit.