Kryeministri dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar dje pas hapjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të 10 kutive të qarkut të Lezhës, nga ku doli se demokratëve u ishin vjedhur një numër i madh votash. Në një status të postuar në faqen e tij në Facebook, kreu i qeverisë thotë se Rama i vodhi PD-së 706 vota me bosët e drogës dhe të krimit. “Në 10 kuti, 706 vota të vjedhura. Ky është pushtet mbi vota të vjedhura! Të dashur miq, nga hapja e 10 kutive të votimit dhe nga verifikimi i tabelave të rezultateve të qarkut të Lezhës, doli se Edi Rama me bosët e drogës dhe krimit kishte vjedhur me falsifikim tabelash dhe mashtrim në numërim 706 vota. Ky është ndryshim! Vjedhje votash me drogë dhe trafiqe”, shkruan Berisha në rrjetin social. Gjatë ditëve të fundit, Kryeministri ka akuzuar Edi Ramën për revansh në institucione.
Ekspertiza e PS: Firmë nga një dorë, “votues” jashtë shtetit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë dje vendimmarrjen për ankimimin e PS-së dhe PD-së, që paraqitën pretendimet përfundimtare për qarkun e Lezhës. Dje, Partia Socialiste kërkoi nga KQZ që të shpallë pavlefshmërinë totale të zgjedhjeve në të gjithë qarkun e Lezhës, pasi nga provat e siguruara prej tyre faktohet se ka pasur manipulime në 6 qendra të zonës së Mamurrasit dhe Laçit. Rezultat që, sipas të majtëve, ndikon në humbjen e një mandati të deputetit. Ndërkohë që demokratët kërkuan nga ana tjetër që KQZ të pasqyrojë në rezultatin përfundimtar shifrat që dolën nga rinumërimi i 10 qendrave të votimit dy ditë më parë në KQZ, shifra që prodhuan një rezultat të ri në favor të koalicionit të djathtë. Nga 39 vota që ishte ky avantazh që kishte APMI, me hapjen e 10 kutive dhe zbulimin e manipulimeve, rezultoi se ky rezultat ka shkuar në 306 vota avantazh të koalicionit të djathtë mbi atë të majtë. Ndryshimi i rezultatit nuk mund të realizohet nga KQZ, pasi vendimi kërkon pesë vota.
Gjetjet e PS
Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genci Gjonçaj, paraqiti dje në KQZ ekspertizën që ka realizuar kjo forcë politike në listën e zgjedhësve të QV-së 0907 në shkollën e Shpërdhetit, që, sipas akt-ekspertimit të firmave, ka rezultuar se 50 firma janë hedhur nga e njëjta dorë. Po ashtu, PS pretendon se 156 votues të kësaj qendre kanë qenë jashtë vendit, ndërsa për 117 të tjerë është votuar nga persona të tretë. Akt-ekspertimi është realizuar nga dy ekspertët privatë të kriminalistikës, Dritan Zoto dhe Qemal Demaj, të cilët kanë paraqitur si konkluzion se “50 firmat e njëjta janë ekzaminuar me metodat e mikroskopit, stereoskopit binokular ‘SM XX’, i lidhur me sistem të kompjuterizuar, me ndriçim, me fibra optike në pamje grafike, nga ku u nxorën se nënshkrimet kanë karakteristika të njëjta me njëra-tjetrën”. PS kërkoi nga KQZ që të ndërmarrë një hetim administrativ të thelluar për 6 QV-të e Lezhës. Të majtët kërkojnë që të hetohet lista e zgjedhësve dhe të bëhet krahasimi i tyre me sistemin TIMS, për votuesit e QV-së 0907. Po ashtu dhe të hetohen nënshkrimet e votuesve në qendrën e Shpërdhetit. PS ka marrë si referencë rastin e komunës së Golemit në zgjedhjet e 2011-s, për të bërë krahasimin e listave. “Për sa më sipër, duke i analizuar në harmoni këto prova për 6 qendrat e votimit që u këqyrën materialet zgjedhore, konstatohen shkelje të hapura dhe të rënda të ligjit zgjedhor, për të cilat sipas kërkimit tonë për shpalljen e pavlefshme të QV nr. 0907, QV nr. 0910/1, QV nr. 0856, QV nr. 0856/1, QV nr. 0857, QV .nr. 0857/1, të ZAZ 15 dhe pavlefshmërinë e gjithë qarkut Lezhë, KQZ duhet të kryejë një hetim te plotë”, thuhet në kërkesën e PS.
Pretendimet e PD
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Niazi Kosovrasti, theksoi se KQZ duhet të përdorë tabelat e manipuluara për të dërguar para drejtësisë anëtarët e KZAZ-së Nr.13 dhe 5 grupet e numërimit të kësaj ZAZ-je. Kosovrasti kërkoi që KQZ të marrë një vendim për 10 kutitë, që rezultati i tyre të pasqyrohet në tabelën përfundimtare. Përfaqësuesi i PD-së theksoi se pretendimi për pavlefshmëri i kërkuar nga PS nuk qëndron, pasi shpallja e pavlefshmërisë në gjashtë qendrat e kërkuara nga të majtët nuk ndikon në cenimin e një mandati.
Viktori says
So much for the campaign slogans, the hails to the new renassance, the articles and interviews condemning the corruption of Berisha’s government and celebrating a new era of honest government. While the widespread accusations that the LSI party of Ilir Meta, major ally in the socialist coalition, bought massively voters support in Shkoder and other districts have no legal confirmation, it has been confirmed that the PS party has miscounted as its own hundreds of votes cast in favor of other parties. It is shocking to learn that many of the 709 votes miscounted in favor of the PS oarty were in fact subtracted from its greatest ally, the LSI party. Unshaken by the naked truth the PS party now asks that the results be voided in districts were it misapropriated votes. It would make more sense to disqualify the socialist party in areas were it allegedly comitted frode, if the national election council confirmed the findings made at the district level. This is another missed opportuniy for a clean election in Albania. This time Berisha comes out clean having accepted defeat, perhaps even prematurely.
Viktor says
Çka asht ma e quditeshme PS-ja pervetsoj edhe votat e aleateve te saj LSI-ja. Kte e pohon komisjoni Keshilli Qendror Zgjellor (KQZ) i Lezhes mbası u numruan kutijat e dhet Qendrave Votuese.