MESAZH KRYEMINISTRIT SHQIPTAR, EDI RAMA/
Zotit Kryeministёr, Edi Rama,/
Tiranë/
Z. Kryeministёr, ju pёrshёndetёt popullin Shqiptar nё trevat etnike pёr festat e fund vitit dhe pёr vitin e Ri 2016 uruat: Popullin Shqiptar tё Shqipёrisë, tё Kosovёs tё Maqedonisё, tё Malit t Zi dhe tё Luginёs sё Preshevёs. Ju nuk e zutë nё gojё Popullin e EPIRIT TЁ ÇAMЁRISЁ Shqiptare me epiqendёr Tempullin e lashtё tё Dodonёs Pellazgo- Shqiptare. Aty jeton populli ortodoksё shqiptar dhe ёshtё djepi i shqiptarizmit, ёshtё vendi i Kronit, i Zeusit, i Akilit, Odiseut,(Odisës),i njё sёrё mbretёrish pёrpara dhe pas Pirros sё Madh, i Gjin Bua Shpatёs, Marko Boçarit, Faik Konicёs e tj. Ju nuk pёrmendёt Arvanitёt Shqiptarё, qё zënë 70% të popullatёs greke, nuk pёrmendёt Arnautёt shqiptarё tё Turqisё qё numurojnё mbi 6 milion frymё. Nuk pёrmendёt Arbёreshёt shqiptarё tё Kalabrisë, me figura tё mёdha tё Rilindjes Kombёtare dhe figurën mё tё fundit qё jeton, Prof. Dr. Antonio Bellusçi. Gjithashtu nuk përmeendët as shqiptarёt e pёrhapur nёpёr botё, prej Zelandёs nё Kaliforni dhe prej Kejptaunit nё Fjordet e Skandinavisё.
Pse e pёrgjysmuat mesazhin e urimit pёr mbarë popullin shqiptar të shpërndarë në të gjithë rruzullin tokësor?…
Unё Z. Kryeministёr po ta jap edhe pёrgjigjen:
Jeni pёrlyer nё ujërat e qelbura greke, tё cilat tё forcojnё karrigen dhe nuk i jep ultimatumin pёr largimin nga Shqipёria tё Peshkopit famëkeq Janullatos, qё ёshtё mё i poshtёr se Shёn Kozmai, i cili gjeti vdekjen si antishqiptar nga qeveritarёt e asaj kohe.
Z. Kryeministёr Edi Rama, ju jeni nё karrige, por duhet të dini se edhe karrikja ka kornizat e saj. Dhe mbi tё gjitha, Atdheu ёshtё tërë shqiptaria kudo ku ndodhet, për shkak të vështirësive ekonomike që i kanë shkaktuar pushtetarët paraardhës, deri tek ju vetë. Megjithatё, ju e keni nё dorё se çfarё emri do t’i lini vetes prapa nё histori…
Rasim Bebo, Addoson IL USA, rasimbebo@att.net
Luz Tomaj says
O Rasim, pershendetje
Mos harro se politikanve iu bie terri ne sy apo tru, nese kan madje iu trashet edhe lekura dhe iu humb kurrizi
Sali Bollati says
Fjala e urte e popullit:”Te tjera ben , te tjera thua” e tregon qarte se kush eshte E.Rama. AI KA PERMENDUR DISA HERE SE PROBLEMIN E ÇAMERISE E KA NE PROGRAMIN QEVERITAR. Atje, po ne ate program QEVERITAR, ka theksuar:”Zero probleme me fqinjet”?! Pra ÇAMERINE SHQIPTARE NUK E NJHKA SI PROBLEM KOMBETAR? e ka thene kot gjate zgjedhjeve, tamam si S.Berisha. Le te vazhdojne greket me pretendimet e janullatosit “fetar I asfalise greke”