Prishtinë, 12 Mars -Zyra e Kryeministrit të Kosovës përgënjështron lajmin e pavërtetë të publikuar sot në një të përditshme kosovare se prokurori Williamson e ka marrë në pyetje Kryeministrin Hashim Thaçi.
“Kjo është plotësisht e pavërtetë”, thekson Zyra e Kryeministrit.
“Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës rikujton se liria e medias dhe e shprehjes së lirë nënkupton mbi të gjitha përgjegjësinë profesionale dhe etike, që duhet të bazohet në plasimin e lajmit të saktë, vetëm pasi të jenë bërë verifikimet përkatëse”, thuhet në deklaratën e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës.