Besim Ndregjoni

Për herë të parë dje opozita bëri një proteste morale, fisnike duke paraqitur para shoqërisë se diktatoret nuk mund të drejtojnë në demokraci dhe shpalosi urretjen ndaj financimeve qeveritare dhe korrupsionit për të përjetsuar figurën e diktatorit!
Dje opozita po kërkonte ndjesë me protesten për 6000 shqiptare që ishin pushkatuar nga diktatori Enver Hoxha dhe sot nuk kan një varr në tokën e tyre!
Dje opozita nuk protestoi vetëm ndaj një qeverie të korruptuar, por ndaj Ajtollahit shqiptar që ka krijuar një regjimi ku perbuzën krimet e diktatorit dhe vlersohen veprat dhe krimet e tije!
Dje reagoi Ministria e brendshme dhe e quajti zemrimin e protestusve 20 vjeçar ndaj godines ku janë bërë plane ogurzeza ndaj jeteve të pafajshme të antikomunistave shqiptare, ku sot nuk kan një varr si veprim antikombetar. Ministri i kultures dhe Kryeministri i vendit u tronditen se qenka trembur një grup artistesh. Hipokrizi totale, e pa moralshme e kësaj qeverie me bindje ideologjike diktatoriale për të fshire krimet e diktatures të Hitlerit të pas luftës së dyte boterore Enver Hoxha!
Dje opozita u percolli shqiptarve se diktatoret nuk kan vend në një sistem demokratik!
Dje zemrimi popullor nuk ishte ndaj një godine ku kishte jetuar diktatori, por ndaj nje Kryeministri që financon miljona dollare për të i riparuar këta godina, dhe nuk lejon të ndertohet një muze për qindra mijera shqiptare që përballuan diktaturen dhe paten humbje njerzore të pakrahasueshme me vendet e europes juglindore ku pati regjime komuniste!
Dje opozita kërkoi të japi dorheqje një Kryeminister që ka sfumuar të gjitha mjetet e fuksionimit të shtetit të së drejtes!
Qesharake por dhe shume domethanse ishte shkarkimi i Drejtorit të përgjithshëm të Policise së shtetit Ilir Proda. Kryeministrit po ti prekish godinen e diktatorit ai të pushon menjehere! Dhe kjo ndodhi një dite me pas! Turp për ata media që e trumpetua shkarkimin e tij sikur nuk mbrojti protesten e opozites! Jo zotrinj ai u shkarkua se nuk mbrojti vilen e diktatorit!
Dje mesazhi i opozitës nuk ishte pushteti por demokracia liria! Kjo tregon moralin e besushmerise ndaj popullit!
Dje opozita tregoi moralin se demokracia nuk ndërtohet mbi harresën!
Dje opozita u kthye në misionin antikomuniste!
Pa u krye ky mision nuk mund të ketë demokraci dhe liri!
Liria mbrohet nuk dhurohet!