Ne Foto; Kryengritësit e Dibrës me artilerinë e zaptuar kundër ushtrisë serbe
Shkruan:Eugen SHEHU/
22 Marsi i vitit 1913,do të shënonte për shqiptarët fillimin e një tragedie të gjatë dhe të dhimbshme. Caktimi i kufijve të rinj,ku jashtë shtetit amë mbetetshin treva të tëra etnike shqiptare,zonat më urbane të saj,mbeten ende sot dëshmi e papërgjegjshmërisë historike të Fuqive të Mëdha, përfaqsuesit e të clave në Londër,një Jug të Evropës e coptonin,ata dremitnin të përgjumuar në kariget e tyre të fëlliqura me turpin e historisë.Indiferenca e tyre do të dërmonte flakët e një populli të “vogël”,po aq sa do të shndronte në pafundësi Ballkanin,ne një “fuqi baroti”.
Merret lehtë me mend se një gjë të tillë,nuk mund të ishte e rastësishme në Londër.Për trevat lindore dhe verilindore shqiptare,pat qenë e interesuar së tepërmi Sërbija,madje që në dhjetorin e vitit 1912,atëherë kur nuk kishin kaluar veç disa ditë nga shpallja e indipendencës shqiptare.E kaptuar prej sindromit të “Stara Sërbijës” duke lakmuar përnjëmend ujërat e ngrohta të Adriatikut,politikanët,shkenctarët,studiuesit,ushtarakët,kjo aradhë çmendurake e Beogradit,nuk nguronte aspak të deklaroheshin për coptimin e Shqipërisë e për më tej,për zhdukjen edhe fizike të shqiptarëve.Beogradi pos terrorit e dhunës fizike,parashihte edhe masa të tjera,me ç’rast donte të dilte “i larë” me Evropën.Kështu,në një telegram që Pashiqi i dërgonte më 19 dhjetor 1912,kryekomandantit të trupave serbe në Shkup,pos të tjerave e porosiste ; “Bëni çfarë të jetë e mundur që,nesër prej arnautëve të parisë së Pejës,Gjakovës,Prizërenit dhe Dibrës,të dërgojnë telegrame në Londër,në emër të krahinave të tyre dhe t’u luten ambasadorëve të Francës, Gjermanisë,Italisë,Rusisë,Austrohungarisë dhe sër Eduard Greit,që krahinat e tyre të mbeten nën qeverimin serb,pa u bashkuar me Shqipërinë bregdetare.Ata duhet patjetër të pohojnë se shumica e banorëve flasin serbisht,ndërsa më të paktët në numër,që nuk flasin këtë gjuhë,rrojnë në harmoni me serbët dhe kështu duan edhe në të ardhmen”.(Arkivi Qendror i shtetit,Tiranë. Fondi I.Erebara viti 1912-1914,dosja 14,fleta 18 ).
Ndërsa në drejtim të Londrës u nis ndonjë zë korbi që binte në sinkromë coptimin e trojeve arbërore,ishin me qindra e mijëra burra të shqipërisë të cilët firmosën me laps e me besë,kërkesën për ruajtjen e tërësisë së territoreve shqiptare,me idenë se ky komb,ndër më të vjetrit në ballkan është i aftë të vetëqeveriset,të rrojë e lulëzojë falë guximit,mençurisë dhe trimërisë së tij.Me rëndësi është të theksohet se këto telegrame drejt Londrës,u nisën nga të gjitha trojet shqiptare prej Presheve deri në Ulqin,prej Vlore deri në Kumanovë.Menjëherë pasi Konferenca e Ambasadorëve në Londër, përcaktoi në mënyrë definitive dhe arbitrale,kufijtë e rinj të Shqipërisë,në Kosovë e Maqedoninë Shqiptare u ndje dhuna e pashembullt e “Cërna Rukës”.Të mësuar me aromë gjaku,pjestarët e kësaj bande çetnike u shpërndanë nëpër viset shqiptare duke shtypur me zjarr çdo lloj qëndrese që mund të vinte prej trevave të shkëputura padrejtësisht prej shettit amë.Famëkeqi Dragutin Dimitrieviq,në krye të kësaj organizzate,ishte i gatshëm të kryente çdo lloj krimi,vetëm e vetëm për t’u hapur udhë formacioneve të ushtrisë së rregullt serbe.Ndër të parat masa me karakter thellësisht policorë,që Sërbia ndërmori në Maqedoninë Shqiptare,ishte çarmatimi i dhunshëm i banorëve të kësaj treve.Ditën apo natën,me apo pa paralajmërim,ata hynin në kullat e banesat e shqiptarëve të kësaj treve,duke bërë kontrolle të rrepta për gjithshka.Kur gjendej ndonjë armë,më e keqja ishte arrestimi i meshkujve të shtëpisë,dhe kur nuk gjendej,atëherë ulurimat e çetnikëve serbosllav arrinin qiellin.Ata konfiskonin gjithshka që gjenin në shtëpi ,kinse pushkët mbaheshin të fshehura dhe në disa raste (në Strugë,Kërçovë,Gostivar,Tetovë e Kumanovë) u dogjën mjaftë shtëpi shqiptare. Por nuk mund të mbaronin me kaq vuajtjet e banorëve të Maqedonisë Shqiptare.Me urdhër ushtarak të administratës vendore,këta të fundit,iu nënshtruan me dhunë një varg punëve nga më të rëndat fizike siç ishin hapja e trasheve për luftime të ardhshme,apo hapja e rrugëve të cilat hynin në planet luftarake strategjike të Beogradit.Mosha e banorëve të Maqedonisë Shqiptare,të cilët bënin punë të detyruar pa asnjë lloj pagese,nuk njihnin asnjë kufi.Që prej 15 vjeç e deri më 70,djemtë dhe burrat e këtyre viseve etnike shqiptare,ishin të detyruar të punonin angari,nën goditjet e kërbaçëve të serbosllavëve.Në një raport të “Naçellnikut” të Dibrës S.Popoviç,dërguar komandës supreme lidhur me emrin e ndërtimit të rrugëve,më 10 maj 1913,pos të tjerave thuhej se gjysma e rrugës Dibër – Gostivar që e lidhte këtë qark me Shkupin,kishte përfunduar kryesisht me punën e detyruar të banorëve të Rekës.Ndërsa po me punë të detyruar do të përfundonte së shpejti rruga Dibër-Strugë.S.Popoviç,në këtë njoftim është i detyruar pos të tjerave të pohojë varfërinë dhe mjerimin e banorëve të maqedonisë shqiptare ndërsa shkruan ; “Banorët e mjerë të Rekës,duhet të punojnë vetëm me duar për të thyer shkëmbijtë gigante të luginës së Radikës”(Sërpski izvori za istoriata në makedonskiot narod 1912 – 1914 . Skopje 1979, faqe 105).
Ndërka “naçallniku” i qarkut të Tetovës,në një njoftim për komandën supreme në po këto ditë,bën fjalë për punën e detyruar të banorëve të Maqedonisë shqiptare për riparimin dhe zgjerimin e rrugës ; Shkup-Tetovë-Gostivar-Kërçovë-Prilep etj,si edhe hapjen e rrugës në drejtim Gostivar – Dibër, e konsideruar tejet e rëndësishme në pikëpamje strategjike.Gjithashtu ky far naçellniku kishte mundur forcërisht të grumbullonte edhe disa forca shqiptarësh të cilët do të vireshin në dispozicion për hapjen e rrugës Kërçovë – Ohër.Madje ishin me qindra shqiptarët,të cilët me kafshët e tyre apo karroca,transportuan për muaj të tërë në qarkun e Kumanovës,lëndë drusore e materiale të tjera për Armatën e Tretë të Shkupit.Është e natyrshme që këto punë angari,taksat apo detyrimet e tjera,kishin një qëllim final,nxitjen e mërive shekullore ndaj shqipatrëve.Tek e mbramja,përpara shqiptarëve të Kosovës ose në këto troje tona etnike në Maqedoninë Shqiptare,shtroheshin dy zgjidhje ; ose largimi i shqiptarëve përgjithmonë nga vatrat stërgjyshore,ose nënshtrimi i plotë ndaj zgjedhes sllavomaqedonase.Krahas masave të tilla me karakter shtypës dhe gati asgjësues,Beogradi nisi të godasi edhe kulturën,gjuhën dhe fenë myslimane të shqiptarëve.Në Gostivar,Kërçovë, Manastir,Shkup e Tetovë u mbyllën shkollat në gjuhën shqipe dhe u zavendësuan ato me shkolla në gjuhën serbokroate,shqiptarët ose duhej të braktisnin shkollat ose përfundimishtë duhej t’i mirrnin dituritë e tyre,përmes gjuhëve sllave.
Në këtë garë të shfrenuar të shkombëtarizimit të shqiptarëve nuk mungoi të japë “kontributet” e saj,as kisha ortodokse sllave.Politika fetare e Beogradit synonte të kthente me dhunë popullsinë e Maqedonisë Shqiptare në fenë ortodokse për të patur më të lehtë pastaj,asimilimin shpirtëror të tyre.Ndonëse kjo masakër shpirtërore nuk u relizua plotësisht,ajo më pastaj u shëndrua në një masakër fizike të llahtarshme.Kështu,në një letër të dërguar nga trevat e Dibrës dhe e botuar në revistën “Makedonskiji Gllas” thuhet tekstualisht kur flitet për masakrën në Raven të Gostivarit ku mjaft prej popullit aty nuk iu përgjigj thirrjes së kishës ortodokse sllave për të ndëruar fenë : ”Popullsia në Raven iu nënshtrua një thirjeje të përgjithshme,ndërsa shtëpitë u dogjën të tëra.Në përgjigje të lutjes për mëshirë,serbet u propozuan shqiptarëve që kishin mbetur gjallë të pranonin fenë serbe,ose përndryshe do të thereshin deri tek fshatari i fundit… Banorët myslimanë që kishin mbetur të gjallë e pranaun këtë propozim” ( “ Makedonskij Gllas “ më 2 mars 1914 ).
Dëshmitarët e kësaj fushate të egër terrori,ka qenë në Maqedoninë Shqiptare,në vitin 1913 edhe studijuesja e famshme angleze Edit Durham.Në kujtimet e veta për këto masakra,ajo pos të tjerave ka shkruar se shqiptarët e kësaj treve të cilët nuk pranonin të pagëzoheshin i hidhnin në akullin e lumit ose i digjnin në turrën e druve të ndezura.Deri në këtë pikë arrinte marëzia serbe.Por gjithsesi,të gjitha këto masakra shtypëse dhe terrori represiv,u kulmuan në shtatorin e vitit 1913,atëherë kur Beogradi spalli haptas aneksimin e Kosovës dhe Maqedonisë Shqiptare.Ky akt,do të përbënte ndërkaq fillimin e një kryengritjeje të madhe ku shqiptarët e trevave lindore dhe verilindore e patën kuptuar përfundimishtë se fatet e tyre mund t’i zgjidhte vetëm gryka e pushkës.
Lëvizja e kaçakëve shqiptarë, e cila dukej se ishte tulatur pas 28 nëndorit të vitit 1912,tanimë u rizgjua duke njohur edhe një organizim konkret në zonat e okupuara nga sllavomaqedonasit.Elez Isufi,Hasan Pristina,Isa Bolentini etj,në krye të çetave të tyre me luftëtarë shqiptarë,mundën të organizojnë disa luftime të befasishme,me ç’rast lëvizja çlirimtare mirrte krahë.Veçanërisht në Dibër në mesin e shtatorit,u shënua një organizim konkret i forcave vullnetare shqiptare i cili çoi në arritjen e një startegjie të përbashkët luftarake.Mendoi të përmend në këtë rast se mjaft prej bejlerëve të Dibrës dhe Maqedonisë Shqiptare,dhanë ndihma konkrete nga ana e tyre,në para të cilat shërbyen për blerjen e armëve si edhe ushqimeve për kryengritjen.Pas aktit të aneksimit të Kosovës dhe Maqedonisë Shqiptare,mbreti i serbisë Pjetri i Parë,nxitoi të firmosë planin e luftës kundër Shqipërisë të propozuar nga ministri serb i luftës Vili Bozhanoviq,me ç’rast Divizionit të këmbësorisë “Morava” i bashkangjiteshin edhe disa reparte speciale të artilerisë.Ora e madhe kishte rënë.
Më 21 shtatorë 1913,trimat e Dibrës të ndarë në formazione luftëtarësh deri më 200-250 burra,nisën luftimet kundër formacioneve të rregullta të ushtrisë serbe.Brenda dy ditëve në krejt Dibrën dhe Maqedoninë Shqiptare,u përcuall kushtrimi në luftë kundër Serbit.Ky kushtrim,përmblodhi në gjirin e vet,më shumë se tre mijë luftëtarë të sprovuar në sa e sa beteja. Formacionet luftarake serbe,nuk mundën të përballen dot me furinë e sulmeve të para të kryengritësve.Duke lënë qytetin e Dibrës,ata mundën të sigurojnë pozicionet e favorshme për të ruajtur urën e lumit Radikë,me çrast do të siguronin kalimin e tyre për në treva të Maqedonisë shqiptare.Në ndihmë të tyre u nis edhe një repart nga Ohri por pa sukses.Trimat e Dibrës dhe Maqedonisë shqiptare,duke kaluar valët e Radikës të veshur dhe të armatosur,mundën tu dalin prapa krahëve forcave serbe të cilat lanë pranë brigjeve të lumit,qindra të vrarë dhe të plagosur.
“Në 20-26 shtator 1913,kryengritja u zhvillua në një vijë ngjitëse.Brenda kësaj kohe ajo përfshiu të gjithë krahinën e Dibrës,dhe u shtri në një hapësirë që arrinte deri në afërsi të Resnjës (Në malin e Prishtinës),të Manastirit (në malin e James),të Velesit dhe të haneve të Zdunjës pranë Gostivarit. Ushtritë okupatore dhe pushtetarët lokalë serbe u dënuan prej këtyre viseve”.( “Dibra dhe etnokultura e saj “ Tetovë 1995 , faqe 305 ).
Në të vërtetë,pas sulmeve të kryengritësve shqiptarë në Gostivar,Kërçovë,Strugë e Tetovë,formacionet luftarake serbe u tërhoqën.Ata nuk mund të përballonin shpirtin kryengritës të shqiptarëve të Dibrës dhe Maqedonisë Shqiptare të cilët nuk vonuan t’i dërgojnë edhe një telegram Fuqive të Mëdha ku deklaronin se trojet e tyre i bashkangjiten përfundimishtë shtetit amë Shqipërisë.Ndërkaq nuk duhet lënë në harresë faktin që me nënpunësit serbosllavomaqedonas të administratës vendore,kryengritësit shqiptarë u suallën me korrektësi duke mos kryer asnjë vepër terrori apo hakmarrjeje.Kjo flet edhe një herë për pjekurinë dhe idetë largpamëse të kryengritjes së shtatorit në Maqedoninë Shqiptare.Është fakt i pamuhueshëm se në këtë kryengritje,u ngritën së bashku,shqiptarët mysliman dhe ata të krishterë duke dëshmuar kësisoj se për këtë komb të vejtër dhe autokton të Ballkanit,liria është më e shtrenjtë nga gjithshka.Ndonëse zotëruan plotësisht pushtetin kryengritësit e Maqedonisë Shqiptare,nuk ndërmuarën asnjë akt dhune edhe ndaj pakicave etnike të tjera siç ishin maqedonasit apo bullgarët,përkundrazi,shumë prej tyre,të armatosur u vunë nën komandën e kapedanëve tetovarë,gostivaras apo kërçovarë.Dhe e paimagjinueshmja është ky qëndrim i kryengritësve shqiptarë,mbahej në një kohë kur serbët patën deklaruar me zë të lartë ; “Se i kanë vënë vehtes qëllim të çfarosin me gra e fëmijë,të gjithë shqiptarët që jetojnë brenda kufirit të ri serb”.(Arkivi i Institutit të Historisë-Tiranë.Sipas dukumentave të Vjenës.Dosja 64/17 , raport i Starckut nga Beogradi dërguar Bertholdit ).
Të dhënat e burimeve arkivore,flasin për një përqëndrim të madh të forcave serbe në trevat e maqedonisë shqiptare.Kështu,vetëm në Manastir me rrethina ishin dislokuar 1400 ushtarë të regjimentit 16 serb,si edhe katër bateri artilerie me afro 400 ushtarë dhe oficerë të përgaditur. Gjithashtu në Prilep,Krushevë dhe Kërçovë,ishin vendosur për çdo vend nga 1 regjiment të cilët mbështeteshin nga artileria e Divizionit “Morava”.Forca ushtarake serbe kërkuan të futeshin edhe në rrethina të Tetovës e Gostivarit por ata u pritën me pushkë nga kryengritësit shqiptarë të atyre trevave.Luftimet u zhvilluan në datat 25-27 shtator në Maqedoninë Shqiptare,jo vetëm e rritën lartë moralin e kryengritësve,por tërhoqën edhe vëmendjen e Beogradit,i cili nuk vonoi të hartonte planet e reja ndaj “rebelëve”.Në ditët e zhvillimit të këtyre luftimeve,kryengritësit e Maqedonisë Shqiptare treguan heroizëm të pashoq.Veçmas betejat e zhvilluara përgjatë grykës së Radikës,si edhe në Kërçovë e rrethina të Gostivarit,dëshmuan shpirtin e lartë të vetëmohimit dhe dëshirën e madhe të këtyre burrave për të qenë kurdoherë të lidhur me shtetin amë.Në këto luftime,trimat e Maqedonisë shqiptare rrëfyen jo vetëm pjekurinë në vendosjen e administratës shtetërore por sidomos edhe përgjegjsi të lartë në pikëpamje strategjike,ata u ndeshën me formacionet serbe në ato momente dhe në ato vende ku ishin të sigurtë për fitore.Kjo solli që pas mjaft të vrarëve nga ana serbe,t’u mireshin atyre një sasi e konsiderueshme armësh ku nuk munguan edhe topat e artilerisë,me ç’rast u paisën formacionet kryengritëse shqiptare.Përkundër shtypit të Beogradit,i cili e paraqiste kryengritjen e shtatorit 1913 në Dibër e në mbarë Maqedoninë shqiptare,si vepër e disa myslimanëve “mosmirënjohës”,Evropa po e kuptonte se ndarja e kufijve dhe coptimi i shqipërisë ishte shkaku kryesorë i tërë këtyre trazimeve.Janë një sërë dokumentash autentike të Austrohungarisë,Italisë,Rusisë e deri të Anglisë të cilat provojnë karakterin e vendosur të kryengritësve shqiptarë për të mos iu nënshtruar coptimit tragjik të trojeve të tyre shumshekullore. Mendoj të sjell në këtë rast,disa fragmente të arkivave të Ministrisë së jashtme të Anglisë,përkitazi me ngjarjet e shtatorit të vitit 1913,të marra sipas informacioneve të z.C.A.Greik,nënkonsull anglez në Manastir.Pos të tjerave,në këto informacione thuhet tekstualisht ; “Meqë rezistenca serbe ishte e vogël,banorët e Dibrës myslimane dhe të lkrishterë u ngritën kundër nënpunësve administrativ të cilët ikën për në Strugë.Atyre së shpejti iu bashkangjitën trupat serbe që kishin mbetur gjallë,të cilët kishin zënë pomicione në kahjen midis Dibrës dhe Strugës.Dibra është marrë nga malësorët me 22 të këtij muaji,numëri i saktë i humbjeve serbe nuk dihet.Oficeri që komandonte këtu ishte i mendimit se humbjet e tyre silleshin rreth numrit 200 dhe 300 ushtarë… Bejlerët e Dibrës qenë jashtëzakonisht të pakënaqur me caktimin ekufijve,i cili i ndan ata nga tokat e tyre në Shqipëri,vetëm e vetëm për hirë të përfshirjes në shetin serb të një minorateti të parëndësishëm sllav me më pak se 10 përqind popullsi,pa asnjë arsye strategjike,etnografie apo justifikim ekonomik.Ky kufi do të ndajë popullatën e Matit,Lurës,Kalisit dhe Dardhës, e mandej edhe një pjesë të Lumës nga qyteti i Dibrës,i vetmi treg i vendit i hapur për në shtetin e tanishëm.Kjo do t’i ndante këta po ashtu,edhe prej teqeve dibrane të Këllec-Babasë dhe Shaban Dedes,të adhuruara nga myslimanët deri në Krujë,ku ishte zakon që nga “Kryesitë e shehlerëve”,të gjithë llojet e mosmarveshjeve të zgjidhen pa kurrfarë marre në pyetje,të cilët kishin vlera të mëdha praktike,krahasuar me manastiret e zbrazëta apo kishat e pa shfrytëzuara përmes të clave,shtetet e krishtera ballkanike shtrijnë pretendimet territoriale të tyre… Kryengritja e shtatorit… në esencë është drejtuar kundër vendimeve të padrejta të konferencës së Amabasdorëve në Londër”
( Dibra dhe etnokultura e saj “ vëll I , Tetovë 1995 , faqe 301 – 302 ).
Në datat 26-28 shtator 1913 veçanërisht të ashpra u zhvilluan luftimet në shpatet e Jamen mbi Kërçovë si edhe në hanet e Mavrovës.Forcat kryengritëse të Maqedonisë shqiptare,ndonëse të pakta në numër (krahasuar me forcat serbe) dhe të armatosura keq e mos ma keq,mundën të zhvillonin disa beteja heroike ku ranë në sy,jo vetëm patriotizmi por edhe shpirti i lartë i sakrificës.Këta kryengritës,vlen të thuhet se patën në këto momente,ndihmë të madh edhe të pakursyer të fshatarëve të Gostivarit,Kërçovës e Strugës,të cilët nxuarën nga sepetet e vjetra fishekët e fundit dhe ua dhanë kryengritësve.Për rjedhojë më 28 shtatorë 1913,Mavrova,Kërçova e deri Gostivari me rrethina “dominohen plotësisht prej forcave kryengritëse të cilat kërkojnë bashkimin me Shqipërinë “(Arkivi Qendrorë i shtetit –Tiranë.Fondi 71 , dosja 4 , fleta 2 ).Këtë lajm e jepte në Vlorë,edhe vet Haxhi Vehbi Agolli,i cili ishte vënë në krye të administratës shtetërore në Dibër.Po në këto ditë,forcat kryengritëse mundën të vendosin pushtetin shqiptar edhe në Ohër,Strugë e Resnjë ku ndonëse se rezistenca serbe ishte më e madhe,gatishmëria e popullit të kësaj treve për t’u rreshtuar me kryengritësit ishte tejet e madhe.Megjithëse në këtë drejtim,Divisioni “Morava” pat dërguar rreth 2000 forca të armatosura deri në dhëmbë,brenda katër pesë ditëve humbjet e serbëve ishin tejet të mëdha.Në mjaft raste,ushtarët serb u fshehën në shtëpitë e sllavomaqedonasve të këtyre trevave duke dëshmuar pos të tjerave se ishin të dyzuar në kauzën për të cilën luftonin.Prijësat e kryengritësve të Maqedonisë shqiptare,nga ana e tyre,kishin dhënë urdhëra të prerë që ushtarët apo oficerët serb që zotëronin nga ushtria e tyre,të trajtoheshin si robër pa u hakmarrur. Po pikërisht në fund të shtatorit,atëhrë kur u duk se kryengritja do të përfshinte edhe vise të tjera shqiptare,Beogradi vendosi të sundojë me dorë të hekurt.Tërheqja e tij,nga ana taktike kish të bënte vetëm me një riorganizim të forcave,duke vënë tanimë në dispozicion të shtypjes së kryengritjes,në Maqedoninë shqiptare,me mijëra ushtarë dhe oficerë të Divizionit “Morava” të armatosur deri në dhëmbë dhe të vendosur për të vënë në jetë planin e “tokës së djegur”.Në natën e 30 shtatorit 1913 mijërat e ushtrisë serbe,patën rrethuar Ohrin,Strugën,Prilepin,Mavrovën dhe Kërçovën.ata formalisht u kërkuan forcave kryengritëse që t’i lëshonin pozicionet pa luftë, e më tej të shkonin në shtëpitë e tyre.Prijësat popullorë të Maqedonisë Shqiptare nuk mund të gënjeheshin përballë këtyre propozimeve.E vërteta është se Qeveria shqiptare e asaj kohe,ndiqte me vëmendje situatën në tervat e saj të aneksuara nga Sërbija por kushtet për të ndihmuar kryengritjen mendoj se kanë qenë tejet të pafavorshme.Një inkursion i ministrit të luftës së qeverisë shqiptare,Mehmet Pashë Derallës,si edhe dërgimi i disa armëve në Maqedoninë Shqiptare,kanë një rol,por në kontekstin e ngjarjeve ky akt nuk mund të kishte ndonjë peshë të madhe.Qeveria shqiptare,në vjeshtën e vitit 1913,ishte e kërcënuar prej fqinjëve të vet deri në mosegzistencën e saj,pa pyetur më tej,për problemet e brendshme aq shumë të koklavitura.Protestat e politikanëve shqiptarë nëpër kancelaritë evropiane,sigurisht që binin në vesh të shurdhur. Gjithsesi kryengritësit e Maqedonisë shqiptare,nuk mund të pranonin të lëshonin armët,për t’u pajtuar përgjithmonë me idenë e coptimit të tyre si edhe ate të robërisë nën terrorin serbosllav.Ata luftuan trimërisht në pozicionet e tyre,përballë një lukunije ujqish të etur për gjak.Në Kërçovë e rrethina,beteja vazhdoi plot 36 orë dhe vetëm në mbrëmjen e 1 tetorit 1913,forcat e divizionit “Morava” mundën të pushtojnë qytetin.Ndërkaq,më 2 tetor,forcat serbe,pas luftimesh të aspra me kryengritësit pushtuan Strugën dhe Ohrin duke vendosur edhe aty pushtimin e egër serb dhe një pjesë e konsiderueshme e këtyre formacioneve,muarën edhe qytetin e Pogradecit,brenda kufijve të shetit amë shqiptar. Tashmë dhuna dhe terrori serb,shkonin drejt një strategie të përcaktuar qartë,prej elaborateve famëkeqe të inicuar në Beograd.Të dhënat burimore dhe ato arkivore,flasin për ate,se vetëm në vijën Ohër – Gostivar u dogjën rreth 180 fshatra të cilët ishin të banuar ndër shekuj me shqiptarë etnik. Kinse për ndihmën që i dhanë “rebelëve” shqiptarë,të gjithë këta fshatra i mbuloi tymi i zjarrit dhe ndërsa banorët e pafajshëm u ngjiteshin pyjeve,ata i prisnin mitralozët dhe pushkët e formacioneve serbe të divizionit “Morava”.Në Kërçovë,aty ku gjithmonë ka qenë i ndezur prushi i rezistencës,serbët dërguan rreth 4000 ushtarë dhe oficerë të cilët në dy javët e para të muajit tetorë 1913,vetëm në 11 fshatra të kësaj treve,dogjën më shumë se 1500 shtëpi të gjitha të banuara prej shqiptarëve etnikë.Ndërsa me qindra familje nga Gostivari e rrethinat,duke patur shtëpitë e djegura dhe asnjë mjet jetese,iu drejtuan shtetit amë,duke u vendosur më së shumti në Elbasan dhe Tiranë.
Ndonëse po shtypej me masa të tilla repressive,revolta popullore në Kosovë e Maqedoninë Shqiptare,asesi nuk mund të shuhej prushi i shqiptarizmës .Shqiptarët po dëshmonin qëndresën,madhore për bashkimin e kufijve të copëtuar padrejtësisht në Londër.Shtypi i kohës shkruante ; “Po buçasin në të katër anët e dheut trimëritë shqiptare.Këto janë ata që na tregojnë se “stara serbija” s’është veçse vendi i thjeshtë : Shqipëri.Këto lajme i japin Evropës një mësim të plotë që kurrë shqiptari s’do të durojë nën zgjedhe”. ( Gazeta . “Liri e Shqipërisë “, datë 12 tetorë 1913 ).
Ajo papërgjegjësi e madhe e byrokracisë dallkauke evropiane,përsëri e nxjer kombin shqiptar para sfidave të përgjakura në mijëvjeçarin e ri.Shqiptarët kanë forcë dhe moral për ti përballuar.
Bern-Zvicër