Dr. Naser Rugova dhe Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, ishin mysafirë në Vatër/
Të Hënën me 26 Shtator 2016 në mbrëmje në selinë e Vatrës ishin mysafirë nga Kosva, dr. Naser Rugova, pedagog në Universitetin e Prishtinës dhe kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti. Mysafirëve ua uroi mirëseardhjen Kryetari i Vatërs dr. Gjon Buçaj. Të pransihëm ishin edhe dy zv/kryetarët Agim Rexhaj dhe Asllan Bushati, si dhe anëtari i Kryesisë Marjan Cubi, Zef Përnocaj, Zef Balaj, dhe editori i Diellit.
Kryetari i Vatrës i ka njohur mysafirët me rrugëtimin e Vatrës, me veprimtaritë e saj nëpër disa shtete të Amerikës së Veriut dhe Kanada, me qëndrimet e saj ndaj çështjes kombëtare si dhe kontaktet e vazhdueshme që Vatra mbanë me Kosovën, qoftë përmes përfaqësive diplomatike në Nju Jork e Ëashington, po ashtu dhe përmes vizitave të ndërsjellat që bëjmë në Kosovë, apo përmes vizitorëve që vijnë e na vizitojnë këtu në selinë e Vatrës.
Kryetari informoi edhe për qëndrimet e Vatrës për bashkëpunim me qeveritë në Kosovë e Shqipëri, por kritikoi tendencat për ta politizuar dhe përçarë diasporën, plagë nga e cila, kjo diasporë ka vuajtur shumë gjatë kohës së komunizmit, ku Vatra dhe vatranët ishin të padëshiruar. Reminishencat e qëndrimeve të djeshme po duken edhe sot.
Qëllimi ynë, tha dr Buçaj është që të mbajmë gjallë trashëgiminë që na lanë të parët e Vatrës. Do të ishte e pafalshme nga historia nëse këto 104 vite të Vatrës do të mbuloheshin nga pluhuri i harresës. Ia kemi borxh themelusve, martirëve të Vatrës, që ta mbajmë gjallë këtë thesar të Historisë Kombëtare dhe ta çojmë më tej.(Për më shumë lexoni në Diellin e printuar)