• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MJEKU SHQIPTAR NË SINGAPOR VIZITOI VATRËN

June 9, 2021 by dgreca

– Dr. Dashi gjendet në New York në një specializim në Rockefeller University mbi hulumtimin e qelizave të lëkurës së njeriut….

Dr. Albert Dashi, ekspert i bio-mjeksisë në Singapor vizitoi të mërkurën, 9 Qershor 2021, Federatën Panshqiptare të Amerikës “VATRA “ në New York. Ai u prit nga anëtari I Kryesisë, njëkohësisht arkëtari i Vatrës Marjan Cubi, anëtari i kryesisë së Vatrës Mark Mrnaçaj, ish nënkryetari i Vatrës Asllan Bushati, anëtarët e këshillit të Vatrës: Mëhill Gjuraj, Paulin Mrnaçaj, Drita Vushaj, gazetari i Diellit Sokol Paja dhe antikomunisti Palok Vushaj. Në fillim të vizitës vëllazërore në Vatër, Dr. Dashi u njoh nga gazetari i Diellit Paja mbi kontributin e Vatrës dhe të gazetës Dielli në dobi të kombit e shtetit shqiptar që nga koha e Pavarësisë e deri në ditët e sotme. Dr. Dashi u shpreh shumë i lumtur për vizitën në Vatër dhe falënderoi me mirënjohje të veçantë kontributin e Vatrës e vatranëve për kombin shqiptar dhe punën e shkëlqyer të shqiptarëve të Amerikës në mërgatën shqiptare në SHBA. Dr. Dashi gjendet në New York në një specializim në Rockefeller University mbi hulumtimin e qelizave të lëkurës së njeriut. Ai foli rreth rëndësisë së shkencës së diagnostikës së lëkurës në ditët sotme. Sipas Dr. Dashit Sequential Skin përdor teknologji të përparuar të sekuencave gjenetike për të kuptuar se si gjenet e njeriut, mikrobioma e lëkurës sonë dhe si ndërvepron mjedisi jonë, për t’i dhënë lëkurës së njeriut karakteristikat që ajo ka. Dr. Dashi në përfundim të takimit vëllazëror premtoi se do ta vizitojë Vatrën sa herë të vijë në New York dhe u bëri thirrje dhe të rinjve të tjerë profesionistë shqiptarë kudo në SHBA dhe në botë që të bashkohen me Vatrën për të kontribuar në interes të kombit shqiptar.(Dielli)

Filed Under: Featured Tagged With: Dr.Albert Dashi, vizite ne Vater

BASHKËATDHETARË NGA KOSOVA ME BANIM NË ANGLI VIZITUAN VATRËN

May 14, 2021 by dgreca

   Sot, 14 Maj 2021, në mesditë, në selinë e Vatrës pritëm mysafirë të nderuar me banim në Angli, inxhinierin nga Kosova Abdullah Bekteshi me zonjën e Tij Remzije. Mysafirët shoqëroheshin nga aktivistët e njohur të komunitetit shqiptar në SHBA, poetja dhe humanistja Rita Saliu me bashkëshortin inxhinier Adem Saliu. Dy inxhinierët i lidh profesioni dhe Miniera. Ata kanë qenë kolegë dhe ende e ruajnë miqësinë e dikurshme. Të dy kanë se çfarë tregojnë për grevën e minatorëve të Trepçës dhe luftën për mibiejetesë të shqiptarëve në Kosovë. Inxhinieri Avdullah Bekteshi ka qenë një nga drejtorët e Minierës së Trepçës, për sektorin Krishnicë-Noviberde.Tash jeton në Angli, ku kanë emigruar dy djemtë e tij, ndërkohë që një djalë jeton në New Jersey.

Mysafirët u pritën nga editori i Gazetës Dielli(anëtar i kryesisë së Vatrës) Dalip Greca dhe ish nënkryetari i Vatrës, z. Asllan Bushati.

    Vizitorët u njohën me rrugëtimin e diasporës shqiptare të Amerikës,shoqatat e para, historikun e gazetës Dielli dhe paraardhëses së saj KOMBI;  si dhe historinë e organizimin dhe bashkimit të shoqatave shqiptare të fillim shekullit të shkuar në Federatën Panshqiptare të Amerikës”VATRA”. Editori tregoi me fakte e dokumente për rolin e  Vatrës në kohën e shtetformimit, dhe periudhat e më pasme, për kontributet e sotme, për misionin e gazetës Dielli në mbrojtje të çështjes së Kosovës etj.

         Mysafirët bënë pyetje rreth zhvillimeve në Diasporë, rrugëtimin e Vatrës në periudha të ndryshme,mbijetesa, përçarjet dhe bashkimet, kontributet e saj dje dhe sot, dhe u debatua për defektet tona kombëtare në organizimin e shtetit…

  Në fund të vizitës 2 orëshe inxhinier Abdullah Bekteshi shkroi në librin e vizitorëve mbresat nga kjo vizitë. Shkëpusim një fragment:” Ishte nder dhe kënaqësi e veçantë të jem sot për vizitë në këtë qendër kombëtare të Shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vatrën Shqiptare. Kjo është një Vatër me rëndësi të jashtzakonshme për Kombin tonë. Këtu gjeta dhe preka gjurmët e historisë të shqiptarëve të Amerikës dhe rolin e madh të Vatrës. I falenderoj zotërinjtë e Vatrës zotëri Dalip Greca dhe Asllan Bushati, për mikpritjen e ngrohtë dhe të përzemërt, spjegimet shumë të vlefshme…. Faleminderit Vatër për çfarë ke bërë dhe bën për Kombin!”

 Familja Saliu, Adem dhe Rita, dhuruan 100 dollarë për Diellin, ndërkohë që inxhinieri Avdullah Bekteshi bëri një abonim vjetor për Gazetën”DIELLI”.

 Editori u dhuroi mysafirëve simbole të Diellit dhe Vatrës.

Filed Under: Featured Tagged With: Inxhinier Abdullah bekteshi, vizite ne Vater

PROF. DR. RIFAT LATIFI: GJITHË ENERGJINË DHE KAPACITETET E MIA DO TI JAP PËR VATRËN

December 21, 2020 by dgreca

  • -Sot Prof. Dr. Rifat Latifi gjatë vizitës në Vatër u anëtarësua në Federatën Panshqiptare të Amerikës”VATRA” dhe dhuroi $1,000.00(Një mijë dollarë)

Nga Sokol PAJA/

Dr. Rifat Latifi , kryetar dhe Profesor i Kirurgjisë në Kolegjin Mjekësor të New York, Shkolla e Mjeksisë dhe Drejtor i Departamentit të Kirurgjisë në Rrjetin Shëndetësor të Qendrës Mjekësore Westchester në Valhalla, New York vizitoi Federaten Panshqiptare të Amerikës VATRA. Në takimin vëllazëror Dr. Rifat Latifi Shefi i Kirurgjisë së Përgjithshme në Qendrën Mjekësore Westchester dhe anëtar i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve (ACS), Kolegjit Ndërkombëtar të Kirurgëve (ICS) dhe të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës u prit nga kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha dhe përfaqësia më e lartë e kryesisë së Vatrës si nënkryetari Besim Malota, Anëtari i Kryesisë Anton Raja e Mark Mrnaçaj, Arkëtari Marjan Cubi dhe gazetari i Diellit Sokol Paja.

Në takimin mikëpritës vëllazëror kryetari Elmi Berisha deklaroi: “Mirësevjen në Vatër Prof. Rifat Latifi.Për mua personalisht, për Vatrën dhe çdo vatran është një ditë shumë e gëzuar teksa në mesin tonë kemi një mjek, një patriot, një shqiptar dhe një profesor të mirënjohur në nivel ndërkombëtar. I dashur Profesor Latifi, ju jeni figurë e jashtëzakonshme që na bën krenarë të gjithëve, jeni një profesionist i shkëlqyer dhe një njeri me zemër të madhe që shërben me përkushtim duke dhënë kontributin tuaj të vyer dhe të pakushtëzuar në ndihmë të njerëzve e bashkepatrioteve shqiptarë. Sukseset tuaja për ne janë një motivim i madh. Dr. Rifat Latifi si Kryetar dhe Profesor i Kirurgjisë në Westchester në Valhalla, New York, si autor ose bashkëautor i më shumë se 330 artikujve dhe kapituj librash dhe autor / redaktues i 20 librave, arritje këto që na bëjnë të ndjehemi krenarë dhe të përulemi para kontributit e vepres suaj të jashtëzakonshme shkencore.

Prof.Latifi shërben në bordet editoriale të shumë revistave ndërkombëtare. Prof. Latifi është anëtar i një numri të organizatave të shumta kirurgjikale shtetërore, kombëtare dhe ndërkombëtare. Kemi kaq shumë për të thënë për këtë mjeshtër duarartë në kirurgji, për këtë profesionist shembull të lartë për kirurgët e rinj, një shembull i njeriut human dhe punëtor, i palodhur dhe që na bën krenar anembanë botës.

Mirësevjen në Vatër profesor, në këtë shtëpi të madhe të të gjithë shqiptarëve” përfundoi kryetari i Vatrës Elmi Berisha në fjalën mikëpritëse. Dr. Rifat Latifi u shpreh shumë i lumtur për pritjen në Vatër dhe theksoi se të gjitha kapacitetet e tij dhe mundësitë e tij do i vërë në shërbim të Vatrës në të ardhmen. Prof.Latifi ndër të tjera theksoi: “Jam shumë i gëzuar që jam sot në mesin tuaj. U gëzova shumë kur erdha dhe e gjeta derën e Vatrës të hapur. Kjo derë duhet të qëndrojë e hapur përgjthmonë për secilin prej nesh që të kontribuojmë me aq sa mundemi. Unë kam qenë pjesë e Vatrës që kur kam qenë në specializim në Yale University në vitet 90. Përveç gëzimit që përjetoja në sallat kur operacionet dilnin me sukses, gëzimi dhe kënaqësia e dytë ishte kur vija në Vatër. Edhe pse kam shetit shumë shtete të botës dhe Amerikës, kurrë Vatrën nuk e kam hequr nga zemra e mendja ime. Lidhja me Vatrën është një lidhje me atdheun, me tokën tonë, kjo lidhje e shënjtë duhet të adaptohet dhe të respektohet prej të gjithëve neve sa jemi e kudo që jemi. U jam mirënjohës për ftesën z.kryetar, por ju nuk duhet të na ftoni, ne duhet të vijmë vetë këtu. Se kjo është toka jonë, kjo është Shqipëria jonë, Kosova jonë, struktura jonë, krejt jeta jonë. Para 20 vitesh ne filluam implementimin në Kosovë të telemjeksisë e teleshëndetësisë. Ishte një hap gjigand për kohën, ndërsa sot krejt bota e ka adaptuar atë sistem. Sot Shqipëria ka 47 qendra të telemjeksisë ndërsa Kosova ka vetëm 9 qëndra. Ne e kemi pasur si vizion që tash 20 vjet. Ne sapo kemi themelu Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës. Kemi lidh besë për me e ndërru faqen e mjeksisë shqiptare. Ne duhet të ndihmojmë sa më shumë shtetin tonë e kombin shqiptar. Nëse para 30 vitesh do më thonte dikush se do ishe pjesë e një tavoline, e një zyre, e një organizate ku ka kontribu  Noli e Konica do më dukej si një ëndërr e largët. Të jesh sot në Vatër është nder dhe krenari. Sot përbetohem se krejt energjinë time fizike, kapacitetin tim shkencor e intelektual kam për t’ia dedikuar kauzës me të cilën Vatra jeton tash e më shumë se një shekull” përmbylli fjalimin e tij Dr. Rifat Latifi. Në përmbyllje të takimit vëllazëror, Prof Latifi u anëtarësua në Vatër dhe u deklaroi kryetarit dhe vatranëve se do të jetë kurdoherë në shërbim të vatrës e axhendës patriotike e diplomatike që ka Vatra ka në dobi të çështjes kombëtare. 

Filed Under: Featured Tagged With: Dr. Refat Latifi, vizite ne Vater

Ambasador Frymëzim Isufaj, Konsull i Përgjithshëm i Kosovës në New York, vizitoi VATRËN

December 14, 2020 by dgreca

Sokol PAJA – DIELLI/

Ambasador Frymëzim Isufaj, Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Shtetin e New Yorkut, USA, i shoqëruar nga Albesjana Iberhysaj Kapitaj, Ministër Këshilltar pranë Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, vizituan Federatën Panshqiptare të Amerikës Vatra. Në këtë takim të përzemërt diplomatët shqiptarë nga Kosova u pritën nga kryetari z.Elmi Berisha dhe përfaqësia më e lartë e VATRËS. Në përshëndetjen vëllazërore të mikpritjes, kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha u shpreh: “I nderuar Shkëlqësi Ambasador z.Isufaj, e nderuar diplomate e nderuar zonja Iberhysaj Kapitaj. Jam shumë i gëzuar që ju sot vizitoni Vatrën, shtëpinë e të gjithë shqiptarëve. Vatra nuk është thjeshtë një Federatë, por një institucion shpirtëror, patriotik dhe atdhetar që ka punuar ditë e natë për kombin shqiptar. Vatra ka qenë dhe do të jetë kurdoherë në çdo qëndër diplomacie si në Uashington dhe në Perëndim ku merren vendime në dobi të çështjes kombëtare. Prej më shumë se një shekulli, Vatra ka zhvilluar fuqishëm diplomacinë e saj në dobi të kombit shqiptar. Jo më larg se dy muaj më parë, unë personalisht në emër të Vatrës nënshkrova me Ministren e Jashtme të Kosovës zonjwn Haradinaj Stublla, një memorandum, së shpejti do ta nënshkruaj edhe në Tiranë me Ministrinë e Diasporës për një bashkëpunim mes Vatrës dhe këtyre digastereve diplomatike, një bashkëpunim të thellë, të sinqertë, të plotë dhe dinjitoz me qëllim që ta çojmë përpara çështjen kombëtare, zhvillimin dhe bëgatinë e shteteve tona. Është domosdoshmëri për kombin tonë që të krijojmë miq dhe ura bashkëpunimi me Perëndimin dhe Uashingtonin. Vatra do jetë në çdo moment aty për të luajtur rolin e saj historik e shekullor. Vatra është shtëpija e juaj z.Ambasador. Ne do ju ndihmojmë me çdo kusht për të çuar përpara fuqinë tuaj diplomatike dhe misionin tuaj. Jam i gëzuar dhe i privilegjuar që të punojmë me një diplomat me cilësi të veçanta si ju” përfundoi fjalën e tij kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha. Ambasador Frymëzim Isufaj, Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Shtetin e New Yorkut u shpreh shumë i entuziazmuar për mikëpritjen dhe atë që i ofroi Vatra në të ardhmen. Ndër të tjera diplomati Isufaj tha: “Jam shumë i lumtur që gjendem në mesin tuaj. U jam mirënjohës për mikëpritjen. Kjo është vizita ime e parë në organizatat dhe shoqatat shqiptare në New York. Jo më kot kam zgjedhur Vatrën të parën sepse ju jeni të parët. Roli dhe kontributi juaj në histori është i jashtëzakonshëm. Shpreh vlerësim dhe nderim për Federatën Panshqiptare të Amerikës Vatra, për historinë e saj dhe kontributin e saj tash një shekull. Veç kur shikon rreth e rrotull gjithë këto figura të larta të kombit e shtetit shqiptar, ndjehesh shumë krenar dhe mirënjohës për rolin dhe kontributin e diasporës. Shqiptarët e Amerikës kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm që nga lufta, Pavarësia e shtetndërtimi në Kosovë. Ju keni mbajtur zjarrin ndezur dhe keni kontribuar në proceset historike të shtetit të Kosovës. Falë jush ne kemi miq shumë të fuqishëm në Senat dhe Kongres. Progresi dhe suskesi i  Kosovës dhe institucioneve ka edhe rolin tuaj të jashtëzakonshëm. Si diplomat dhe si Ministri, ne do të bashkëpunojmë jashtëzakonisht shumë ngushtë me Vatrën. Konsullata e Kosovës në New York do jetë derë e hapur për Vatrën e çdo vatran e çdo shqiptar. Sëbashku me Vatrën do ulemi e do punojmë me axhendë të përbashkët në fushat specifike diplomatike si shkenca politike, ekonomi politike e dipomaci ekonomike. Ne si Konsullatë dhe ju si Vatër do bëjmë një punë të shkëlqyer në vazhdim duke ftuar dhe bërë pjesë të pandashme tonën të rinisë shqiptare në New York sidomos. Jemi me fat se rinia jonë studion në universitetet më të mira në USA. Kjo rini do të rrisë kapacitetet tona diplomatike dhe kombëtare” u shpreh Ambasador Frymëzim Isufaj. Sekretarja e Përgjithshme e Vatrës, Nazo Veliu përshëndeti takimin duke deklaruar: “Sot Kosova ka shumë nevojë për mbështetje dhe njohje ndërkombëtare. Puna juaj si Ambasador do të ndihmojë që në Kosovë të vihet drejtësi  dhe shteti i Kosovës e progresi i saj të pasqyrohet kudo. Të gjithë së bashku në vendet ku jemi ti tregojmë botës së sa mund të bëjmë për vendin, për shtetin për kombin tonë. Ju urojmë sukses në këtë mision fisnik. Respekt dhe për punën e diplomatëve të shkëlqyer që ka pasur Kosova më përpara jush në Uashington dhe në New York. Ju jeni gjeneratë e re në politikë e diplomaci. Kjo është diçka fantastike sepse ju i jepni shpresë brezit të ri për themelet e shtetit të ri e të fortë të Kosovës. Ju e fituat lirinë me gjak e shtetin e ndërtuat me sakrifica. Në Hagë duhet të jenë kriminelët e Serbisë e jo trimat e luftëtarët e Kosovës. Në këtë pikë lypet shumë diplomaci e përpjekeje që të zbardhim faqen e luftës, lirisë e pavarësisë së Kosovës”. Arkëtari i Vatrës Marjan Cubi u shpreh në takim se: “Komunizmi në Shqipëri dhe Serbia në Kosovë kanë lënë pasoja të mëdha që na takon neve dhe ju brezit të ri të punoni fort. Unë kam besim se ju do të bëni një punë të shkelqyer. Ju do ta çoni përpara diplomacinë e Kosovës dhe ju premtoj se Vatara do ju mbështesë fuqishëm në çdo hap”. Mark Mrnaçaj, Anëtar i Kryesisë së Vatrës përshëndeti takimin patriotik dhe u shpreh se: “Ju uroj sa më shumë sukses në punën tuaj diplomatike. Ju falenderoj për mirënjohjen që i tregoni Vatrës. Si vatranë ne do të bëjmë gjithçka për të përparuar kombi shqiptar dhe shteti i Kosovës e Shqipërisë dhe çdo shqiptar kudo në botë”. Zef Balaj, Anëtar i Kryesisë së Vatrës u shpreh se: “Vatra ka punuar dhe do të punojë gjithmonë në dobi të çështjes shqiptare dhe në dobi të zhvillimit të Kosovës. Është kënaqësi që Vatra do jetë dera juaj e hapur në çdo kohë. Ju dëshirojmë sukses dhe punë të mira. Qofshi faqebardhë në punën tuaj. Paçi vetëm të mira”. Dr. Pashko Camaj, Nënkryetar i Vatrës deklaroi në takimin vëllazëror: “U jemi mirënjohës për vizitën dhe ju dëshirojmë sukseset më të larta në misionin tuaj. Vatra ka qenë gjithmonë një shtëpi e vogël e veprave të mëdha, veprave të jashtëzkaonshme në dobi të çështjes shqiptare. Edhe për Kosovën dhe Vatrën, bashkëpunimet në të ardhmen do të jenë një punë fantastike. Ardhja e rinisë në Vatër dhe Konsullatë do të na ndihmojë shumë në punët e mrekullueshme që ne si Vatër dhe ju si mision diplomatik do të bëjmë në të ardhmen. Rinia dhe intelektualët janë një potencial i madh për shtetet tona dhe të ardhmen e mirë të shqiptarëve në hapsirat shqipfolëse. Në çdo pikëpamje ju mbështesim dhe ju garantojmë se Vatra do të jetë përkrah nismave tuaja në dobi të shtetit dhe çështjes kombëtare”. Takimi u përmbyll shumë vëllazërisht dhe u la në të ardhmen e afër një tjetër tryezë vëllazërore për të vazhduar sëbashku axhendën diplomatike të shtetit të Kosovës e çështjes kombëtare e prosperitetit të shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Kosovë, Shqipë, New York, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kudo në botë. 

Filed Under: Featured Tagged With: Konsulli Frymzim Isufaj, Sokol Paja, vizite ne Vater

KONGRESMENI ELIOT ENGEL DO TË VIZITOJË VATRËN

February 24, 2020 by dgreca

                        – KONGRESMENI ELIOT ENGEL, KRYETAR I KOMISIONIT TË POLITIKËS SË JASHTME NË KONGRESIN AMERIKAN, DO TË UROJË KRYETARIN E RI DHE STRUKTURAT E VATRËS-

                     Me 29 Shkurt 2020, ditën e Shtunë, në orën 4 e 30 PM, miku i shqiptarëve, mbrojtës i njohur i çështjes tonë Kombëtare, veçanërisht asaj të Kosovës, por edhe “avokat i njohur” për  të gjithë Kombit Shqiptar, Kongresmeni Eliot Engel, Kryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme të Kongresit Amerikan, do të vijë për vizitë në Selinë e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës”VATRA”.

              Kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme në Kongresin Amerikan, do të pritet nga Kryetari i Vatrës, z. Elmi Berisha me bashkëpunëtorët e tij.

                  Kongresmeni do të urojë Kryetarin e Ri të Vatrës dhe strukturat e reja. Njoftohen me këtë rast anëtarët e strukturave të Vatrës, Kryesisë dhe Këshillit, që të bëhn pjesë të këtij takimi të rëndësishëm për të nderuar mikun e Kombit tonë.

                      Është koha që Vatra dhe Komuniteti Shqiptar në SHBA të jenë më të pranishëm në Washington për ta bërë prezent çështjen tonë Kombëtare, e cila kohët e fundit është zbehur mjaft.

Filed Under: Featured Tagged With: vizite ne Vater

  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Eposi i Kreshnikëve” dhe një përkujtim për Prof. Arshi Pipën e Prof. Stavro Skendin
  • “Columbia University Albanian Society,” organizon ekspozitën muzeale “Fëmijët e së Nesërmes”
  • VATRA VIZITOI “ZËRIN E AMERIKËS”
  • Mary Camaj: Celebrating Albanian Heritage through Dance and Advocacy
  • KRESHNIKË, LEGJENDA DHE MUZIKË…
  • TRAZIRA GJEOPOLITIKE ME TRYSNI BËRTHAMORE
  • VATRA U TAKUA ME KRYETARIN E PARLAMENTIT TË KOSOVËS
  • Natyra dhe ne
  • TE VATRA SONTE NE ORA 6.30 PM, PROF.DR. ZYMER NEZIRI MBAN LIGJËRATË RRETH EPOSIT TE KRESHNIKEVE
  • “Diplomacia ndërkombëtare dhe çështja e Kosovës 1997-1999”
  • Bektashizmi në Shqipëri dhe roli i tij në përhapjen e shkollave shqipe
  • Kryetari Glauk Konjufca në Samitin për Demokraci: Kosova ka shënuar progres të jashtëzakonshëm
  • Artisti shqiptar, Alfred Mirashi – Miloti, vendos në Piazza Mercato, Napoli, skulpturën monumentale “Çelësi i së sotmes”
  • VATRA FTON TË GJITHË SHQIPTARËT E AMERIKËS NË PROMOVIMIN E LIBRIT: “FËMIJËT SHQIPTARË NË KOSOVË-VIKTIMA TË GJENOCIDIT SHTETËROR TË SERBISË”
  • Për herë të parë në Amerikë, ribotohet “Albumi” i Fan Nolit

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT