Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra Dr. Elmi Berisha u prit në një takim të përzëmërt e vëllazëror nga lideri i AAK-së z.Ramush Haradinaj. Ish kryeministri i Kosovës shkroi në faqen e tij zyrtare:
“Sot, në selinë e AAK-së, pata kënaqësinë të pres z. Elmi Berisha, presidentin e Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”, të cilin e falënderova për angazhimin dhe kontributin e madh që po ofron në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe kauzave kombëtare.
Z. Berisha, si udhëheqës i Federatës pan-shqiptare “Vatra”, tashmë në mandatin e tij të dytë, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në sensibilizimin e agjendës së Kosovës, veçanërisht në ndërtimin e marrëdhënieve me vendimmarrësit në Washington, si dhe në Kongres dhe Senat.
Kërkova nga z. Berisha që këtë përkushtim ta shtojë edhe më tej, duke ndihmuar agjendën e integrimit direkt të Kosovës në NATO përmes Planit Aksional për Anëtarësim”.