

Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “VATRA” z.Elmi Berisha kreu homazhe te Kompleksi Memorial në varrezat e dëshmorëve të kombit në Gllogjan të Kosovës.
Me homazhe nderimi e lutjeje dhe buqetë lulesh të bardha kryetari z.Berisha nderoi dëshmorët e Dukagjinit të cilët u flijuan për të mos vdekur kurrë si gurthemel i lirisë dhe pavarësisë së shtetit të Kosovës.
Lavdi përjetë dëshmorëve të Atdheut.
Nderim dhe mirënjohje në shekuj të shekujve luftëtarëve, çlirimtarëve e heronjve të kombit shqiptar.