Takimi u zhvillua gjatë një darke të organizuar nga “Albanian Boston Community Center” dhe “Çunat e Bostonit” në Peabody MA, ku kongresmeni Moulton për të nderuar ditë e pavarësisë së Shqipërisë ishte bashkuar me shqiptarët!
Gjatë këtij eventi, organizatorët nderuan VATRËN e Bostonit për punën e saj të palodhur në forcimin e bashkëpunimit për çështjen shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mirënjohjen e veçantë për këtë kontribut, kryetarit të VATRËS në Boston, z. Mentor Maksutaj, ia dorëzoi kongresmenit z.Seth Moulton.
Në këtë event morën pjesë mbi 450 shqiptarë nga komuniteti ynë në Boston, të cilët së bashku festuan Ditën e Pavarësisë!