
New York, 8 janar 2025 – Kryetari i Vatrës në Hartford z.Ilir Gjomarkaj dhuroi 300 usd për gazetën Dielli. Gjithashtu z.Gjomarkaj gjatë vizitën në Vatër shleu detyrimet financiare të degës Hartford duke qenë dega e parë për vitin kalendarik. Përgjatë bisedës me anëtarin e kryesisë z.Ilir Cubi dhe editorin e Diellit, u diskutua hapja e shkollës shqipe në Hartford dhe zhvillimi i disa aktiviteteve patriotike në përkujtim të ngjarjeve historike kombëtare dhe figurave të shquara atdhetare. Patrioti Ilir Gjomarkaj kontribuon prej 10 vitesh në Federatën Vatra.