Prishtinë, 19 Nëntor 2022- Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA z.Elmi Berisha u prit në një takim të përzemërt e vëllazëror nga Kryetari i Komunës së Prishtinës z.Përparim Rama. Temë diskutimi ishte situata e përgjithshme në Kosovë, planet për ndryshimin e Prishtinës dhe transformimin në një kryeqytet europian, rritja e investimeve të huaja dhe plan-projekteve afatgjata për një zhvillim të qëndrueshëm e ndryshimin e filozofisë urbane e sociale të kryeqytetit të Kosovës.
Po ashtu u bisedua për rolin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra dhe intensifikimin e angazhimeve në pranë institucioneve amerikane.
Kryetari i Komunës së Prishtinës z.Përparim Rama e falenderoi kryetarin e Vatrës z.Berisha për punën dhe angazhimin e Vatrës në dobi të çështjes shqiptare, komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara dhe sidomos festimet për 110 vjetorin e Vatrës e Pavarësisë së Shqipërisë.