Dielli
Kryetari Vatrës z.Elmi Berisha së bashku me një delegacion nga Vatra mori pjesë në një ekspozitë pikture në galerinë me realizime të punuara mjeshtërisht nga Vatrani senior Sergio Bytyqi në qytetin e vjetër dhe piktoresk Hudson në New York. Pikturat e Sergio Bytyqit shquhen për kreativitet, ide, cilësi, dhe mesazhe të forta artistike. Kryetari i Vatrës z.Berisha e përgëzoi zotin Bytyqi për punimet fantastike, nivelin e lartë të artit të tij dhe e uroj përzemërsisht për sukseset e tija më të larta në fushën e artit dhe pikturës. Në delegacionin që vizituan dhe uruan për punën e shkëlqyer artistike Sergio Bytyqin morën pjesë veteranët e spikatur të Vatrës, patriotët e veprimtarët Sejdi Husenaj, Sabit Bytici, Sherif Nezaj, anëtari i kryesisë së Vatrës z.Anton Raja dhe George Kolaj. Biseda vëllazërore vazhdoi mes miqsh rreth fuqisë së artit dhe ndikimit që ka piktura në transformimet shoqërore dhe shijet estetike të individit e shoqërisë.