Opinion nga Fritz RADOVANI/
Ne Foto:13 MAJI 2015 Presidenti Recep Tayyip Erdogan pritet nga Presidenti Nishani…
Nuk kam asnjë kundershtim per vizitat që ban Presidenti turk Erdogan në Shqipni, tue u nisë se Turqia ka aty “vëllezërit e gjakut të vet” të mbetun tash 100 vjetë në të gjitha anët e skutat e pushtetit anadollak e pushtues të Trojeve Shqiptare. Ndoshta kjo “miqësi” asht edhe shkaku kryesor që shumë “heroj” edhe pse kanë krye Gjenocid për 47 vjetë kunder Popullit Shqiptar nga viti 1944 – 1991, jo vetem nuk diskutohen “tituj e dekotatat e tyne” po, edhe shperblehen trashigimtarët e tyne me miljona euro dhe poste qeveritare.
As kjo tragjedi që nuk ngjet në një vend tjeter në Europë, nuk më shtynë me shkrue këta pak rreshta, sa një gjest antinjerzor, antikombtar dhe antikushtetues i pakrahasueshem që ngjet në salonin e pritjes së figurës numur 1 të shtetit Shqiptar, pikrisht në sallen e presidentit Republikës, se ciles nuk e dij (po, asnjëherë i Shqipnisë) perderisa hiqet busti i Heroit Kombtar Gjergj Kastriotit – Skenderbeut. Ndoshta, edhe ky asht një kusht per “rilindjen”, mbasi Pasuesit e Kastriotit nuk po e shohin një ditë të mirë tash 70 vjetë…
A do ta priste Presidenti Nishani ndonjë president italian sikur të vihej kushti prej atij që me hjekë bustin e Mujo Ulqinakut nga qyteti i Durrësit? Them se jo!
Veprime të tilla antiligjore sjellin vetëm perçamje dhe urrejtje! Kjo tregon se vizitat dhe bisedimet me “sulltanët” e Turqisë së sotme, nuk kanë karakter laik, gja që edhe kjo asht në kundershtim me emnat e dy shteteve “Republikë”, tue shfuqizue njëheri edhe mardhanjet “Demokratike”, mbasi vizitat dhe marrdhanjet i perkasin kohës sulltanit, ashtusi mund ti duket sulltanit Erdogan shteti ynë i sunduem dikur prej tij… “Atëherë kur ishte krenaria e botës islame, po kurrë presidenti ynë, as prijsi i Shqiptarëve!”
Monumenti i Gjergj Kastriotit sot asht jo vetem ndër Trojet Shqiptare, po edhe nder disa vende nder ma të zhvilluemet e Europës si: Zvicerr, Belgjikë, Hungari, Itali, tue mos u shtri nder sheshe apo rruga të mjaft qyteteve Europjane…I respektuem prej Tyne!
Mos ndoshta, Erdogan kur të “diskutohet” me hy në Bashkimin Europjan, ka me kerkue prej Tyne: “Me çdo kusht heqjen e Monumentit Kastriotit, ose Turqia nuk hyn kurrma në Europë!”… Po, Erdogan mos të harrojë se Shqipnia e Gjergj Kastriotit, ka edhe një Nanë të Madhe, Nanen Tereza, që vazhdon me u lutë ashtusi atë ditë në 1997 në Rinas:
“O ZOT, HIQI MALLKIMIN TAND POPULLIT SHQIPTAR !”
Melbourne, 19 Maji 2015.
andoni says
Lexoj vazhdimisht shkrimet tuaja, te gjitha jane te godituna mire ,por tani po me pelqen ma teper thania e Nane Terezes per vendin tone: “O ZOT, HIQI MALLKIMIN TAND POPULLIT SHQIPTAR !” duket sikur e ka than sot.
Asht e vertete, ne nuk po gjejm dot rrugen e daljes.
Kjo gja na ka shoqenu pothuajse shpesh.
Ju u shendet dhe deshire per te shkruar sidomos ne drejtim te demaskimit te sistemit shkaterues enverian.
Fritz Radovani says
Ju falnderoj fort per komentin z. Andon!
Zoti na ndihmofte ne kete kohe kaq delikate! Autori.
shkelzeni says
Duhet me thanë; Shyqyr që nuk i ka eshtnat te Vorri i tij në Lezhë se edhe ato i kishit zhdukë sikur të Gjergjit tjetër të Zadrimës! Kur do të vendosen ligjet mbrojtëse dhe ndëshkuese për kryeqeveritarët, ministrat, deputetët dhe tjerë intelektual e akademikë që fyejn e poshtnojn Historinë e Gjergj Kastriotit, që asht nji Faqe e shkëlqyer e me fat për nji kom,b si i yni që e patëm dhe Jehona e saj e ruejti si race e komb e me ket jehonë që la Heroizmi i Gjergjit me Trimat e Tij lindi një Rilindje me burra e gra që ruejtën Historin dhe i ndritën Mendjen kombit shqiptar me Flamurin e Kastriotit arritëm të mbetemi Bijt e Gjergjit dhe Nanë Terezes. E sot ta përdhosin kryeministra bastardh, vagabonda, rrugaça, hajna e lapera e bashkohet me to dhe presidenti Nishani. Çohuni e t’jua kpusim lryetin pjellave të erdoganve osmanë!
Zef Balaj says
Te qelluem,por prap ke thanun shume pake per TURPIN E TURPEVET per udhheqesit e shtetit Shqipetar qe I bajen nji pritje te tille AKUPUESIT per afer 5 shekuj.TURP,TURP,TURP.