Kane 500 vjet larg nga memedheu. U larguan nga zona e Korçes fill pas pushtimit turk dhe per 200 vjet jetuan ne Bullgari. Me pas u zhvendosen e Ukraine dhe kane 300 vjet qe jetojne ne mes te ukrainasve. Por nuk kane harruar asgje nga te paret e tyre dhe perpiqen ti ruajne zakonet dhe traditat shqiptare me fanatizem.Festa me e madhe e tyre eshte festa e shen Gjergjit, ne kujtim te heroit kombetar Gjergj Kastriotit.Jane takuar me Fan Nolin ne 1911 kur ky i fundit beri nje udhetim ne Odessa. Po keshtu ne vitin 1979 At Artur Liolini, Kancelari i Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare nga Bostoni, meshoi ne kishen ku kishte meshuar Fan Noli dekada me pare. Ata nuk kerkojne gjera te parealizueshme nga shteti shqiptar.Thjesht kerkojne nga shteti ame shqiptar libra dhe mesues te shqipes qe te mos harrojne gjuhen e te pareve. Kerkesat e tyre jane te perballueshme per shtetin shqiptar dhe dergimi i disa mesuesve , i librave dhe abetareve ne shqip nuk eshte ndonje barre e madhe, por eshte nje detyrim qe shteti ame duhet te kete per keta shqiptare te harruar. Mendoj se shteti shqiptar duhet tu jape pasaportat shqiptare ketyre njerezve sepse keta e meritojne te jene shqiptare si gjithe ne te tjeret.Jane pra 5 mije shqiptare qe per 500 vjet jetojne larg atdheut te tyre Shqiperise dhe per 300 vjet jetojne ne mes te 48 milion ukrainasve. Çdo komunitet tjeter do te ishte shuar me kohe. Ata jane deshmi e gjalle e thenies: “gjaku i arberit nuk shuhet kurre” dhe ne duhet te jemi krenare per ta.(Ky ishte mesazhi qe editori i Diellit mori nga bashkepunetori i Diellit, Saimir Lolja, qe jeton ne Kanada)
***
Emisioni “Shqip” në “Top Channel” sjell zërin e komunitetit shqiptar në Ukrainë Rudina Xhunga ka sjellë në emisionin “Shqip”, në “Top Channel”, zërin e komunitetit shqiptar në Ukrainë. Ata kanë lënë Shqipërinë 300 vjet më parë, por nuk kanë humbur gjuhën. Flasin shqipen e vjetër dhe kanë mall për vendin që nuk e panë kurrë. Pas udhëtimeve tek arbëreshët e Sicilisë, shqiptarët e Trakës greke, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Çamërisë, gazetarja e njohur, Xhunga, ka udhëtuar në fshatin Karakurt të Ukrainës, ku banojnë mbi 2000 shqiptarë. Një komunitet tjetër me rreth 5000 shqiptarë, të ardhur kohë pas kohe, jeton në Odesa të Ukrainës. Nuk ka asnjë dokument historik për shqiptarët e Ukrainës. Pak ose fare dihet për ta. Shqiptari i parë që shkroi për ta është Selim Islami. Në vjeshtën e vitit 1949, bashkë me një etnografe ruse, ai vizitoi fshatrat e banuar me shqiptarë. Në vitin ‘55 botoi një libër me material gjuhësor të shkëlqyer nga kolonitë shqiptare të Ukrainës.
“Me shprehjen ‘ti shqypton si ne‘, ata duan të thonë: A kupton si ne, a e kupton gjuhën tonë? Kjo më tërhoqi vëmendjen përsëpari dhe mendoj se këtu duhet kërkuar rrënja e emrit tonë shqiptar. Ai që shqipton, ai që kupton atë gjuhë”, shkruan Islami, në librin ku ka mbledhur përralla, vargje, ninulla, që sipas tij, i përkasin dialektit toskë. Ndërsa i pyet ata vetë se nga cila krahinë e Shqipërisë vijnë, të tregojnë se vijnë nga Korça dhe rrethinat, që i lanë tre shekuj më parë për t‘u vendosur në Bullgari, mandej në Ukrainë. Akademiku rus, Djerzhavin, i cili i vizitoi këto fshatra në vitin 1925, shkruan se shqiptarët erdhën në këtë vend, nga Bullgaria, në fund të shekullit të 18-të dhe fillimi i 19-të. Ndërsa Jaranov shkruan se arnautët e Bullgarisë janë të shpërngulur nga Korça, Ohri, Elbasani, Çermenika, Golloborda, diku nga shekulli i 15-të deri në shekullin e 19-të.
Fjodor Dermentli, jeta profesionale e të cilit është krenari për shqiptarët e Ukrainës, ka shkruar një libër për historinë e familjes dhe rrënjët shqipe të origjinës, ku mes të tjerash rrëfen arsyet e shpërnguljes nga Shqipëria, që sipas tij janë dy: Dëshira për të mos ndërruar fenë gjatë pushtimit otoman dhe mandej lufta turko-ruse, që u pasua me dhënie tokash nga Ekaterina e Rusisë, për popullsinë joturke. Në vend të flas, ata thonë zallahis. Në vend të kuptoj, shqiptoj. Të kërkojnë të flasësh kadalë-kadalë. E kanë ruajtur dhe dashur gjuhën në shekuj, edhe pa e shkruar kurrë. Ata janë shqiptarët e Ukrainës, një komunitet, që kur shkon t‘i takosh, të mbulojnë me dashuri dhe mall për mëmëdheun që nuk e kanë parë kurrë.
Poezi kushtuar fshatit Karakurt
NË stepat e gjelbër tË Buxhakut,
Ku një lum i gjelbër, Prul,
Pranë grykës së varfër të përroit,
Ndodhet i panjohuri katund,
Me familje, shqiptarët, bullgarët, gagauzët këtu,
NË egërsi të pakujdesshme kanë jetu,
Duke ruajtur zakonet prindërore,
Duke u ushqyer me atë që prodhojnë vetë,
Pa vrarë mendjen për atë,
Se fuqitë e mëdha krijojnë robër,
Dhe drejtojnë egërsisht fatet e tyre.
A.S Pushkin
1828