Perpjekjet e Peter Priftit per Njohjen e Shqiperise dhe Ceshtjes se Kosoves ne Arenen Nderkombetare/
Me rastin e 90 vjetorit te lindjes dhe 5 vjetorit te ndarjes nga jeta/
Nga Sadik Elshani*/
Profesor Peter Prifti, padyshim, eshte njeri nder figurat me te njohura, me te rendesishme dhe me te gjithanshme te shqiptareve te Amerikes. Ai ishte gjuhetar, shkrimtar, historian, perkthyes dhe mbi te gjitha shkencetar e studiues i perkushtuar i historise dhe kultures sone kombetare. Ishte nje ze i fuqishem ne boten e lire qe me shkrimet dhe studimet e tij te nje cilesie te larte shkencore dha ndihmesen e tij per nderkombetarizimin e ceshtjes se Kosoves . Profesori i nderuar ishte nje atdhetar i flakte qe me nje perkushtim te celikte, me nje durim, disipline prej shkencetari, me tere qenjen e tij u angazhua per ta bere te njohur Shqiperine, historine, kulturen dhe ghuhen tone ne arenen nderkombetare. Si njeri qe kishte qene prane Nolit si bashkepunetor i tij i ngushte, ai nuk mund te ishte ndryshe nga ai qe ishte.
Shkrimet, recensionet dhe studimet shkencore i botoi ne mjaft revista prestigjioze: “Slavic review”, “East Europian Quarterly”, “East Europian Magazine”, etj. Si shkencetar erudit, me mjaft kompetence shkroi edhe per Encyclopedia Britannica, zerat per Shqiperine. Gjithashtu ai eshte edhe autor i afro dhjete librave qe si epiqender studimi kane Shqiperine dhe ceshtjen e Kosoves, Prof. Prifti kur e ka filluar kete mision fisnik, ka patur parasysh dhe eshte udhehequr nga parimi se, ne duhet t’ia paraqesim botes historine, ceshtjet dhe problemet tona, synimet dhe aspiratat tona, e jo t’ua leme te huajve qe t’i bejne per ne. Kurrkush me mire se ne nuk i njeh perpjekjet, dhimbjet dhe vuajtjet tona. Nje gje te tille e ka bere edhe Vaso Pasha kur me 1879 ne Paris botoi ne frengjisht studimin e tij, “E verteta per Shqiperine dhe shqiptaret. Studim historik dhe kritik”. Ai e beri kete studim, sepse ishte i vetedijshem per rendesine qe kishte Europa per njohjen e luftes se Shqiperise.
Prof. Prifti eshte sidomos i njohur per librin e tij: “Socialist Albania since 1944” (“Shqiperia Socialiste nga viti 1944”), botuar me 1978. Ky eshte nje liber qe u prit mjaft mire nga lexuesit dhe sidomos nga specilistet ne lemin e shkencave politike dhe studiuesve qe merreshin me ceshtjet ballkanike. Librat qe ishin botuar gjer atehere per Shqiperine e periudhes se pas vitit 1944 ishin te njeanshme: dikush shkruante vetm keq e dikush shkruanta vetem mire. Pra, keta studiues, qofshin te huaj, apo shqiptare nuk mbanin nje qendrim te vertete shkencor dhe nuk i bazonin perfundimet e tyre ne baza faktike. Ndersa prof. Prifti ne kete liber sjell nje freski shkencore, ai nxjerre ne shesh anet positive, por edhe anet negative te regjimit komunist. Por sic dihet, kjo paraqitje objektive e realitetit te regjimit shqiptar nuk u prit mire nga Tirana zyrtare, sepse ata donin vetem levdata dhe pergezime per regjimin e tyre.
Nje tjeter liber po aq i rendesishem eshte: “Unfinishet Portrait of a Country” (Portreti i pambaruar i nje vendi”), 2005. Pjesa me e madshe e ketij libri i perket kultures shqiptare. Aty ai paraqet te kaluaren, te tanishmen dhe te ardhmen e Shqiperise, paraqet portretet e shqiptareve te famshem si, Noli, Nene Terza, etj. Ne kete liber ka edhe nje kapitull te tere me studime dhe kritika letrare, si dhe nje pasqyre te historise se letersise shqiptare. Po ashtu, pjesa me e rendesishme e librit ne lemin e kultures jane perkthimet ne anglisht nga proza dhe poezia shqipe. Nder te tjera ketu perfshihen poemat e Naim Frasherit, versha “O moj Shqypne” e Vaso Pashes, si dhe pjese nga proza klasike e letersise shqiptare.
Profesor Prifti ishte mjaft i preokupuar edhe me ceshtjen e Kosoves, prandaj nje pjese e rendesishme e veprimtarise se tij shkencore e publike ishte edhe kjo ceshtje jetike per kombin tone: Perpjekjet e shqiptareve te Kosoves dhe viseve te tjera shqiptare ne ish Jugosllavi per liri e pavaresi.
Ne vitin 1969 ai botoi monografine “Kosova in Ferment” (“ Kosova ne tronditje”) ne te cilin pershkruan ngjarjet qe lidhen me demonstratat e studenteve te zhvilluara ne vitin 1968 ne Prishtine dhe ne disa qytete te tjera te Kosoves dhe Maqedonise. Ne keto demonstrtata nder te tjera u kerkua qe Kosova te kete statusin e republikes, te lejohej perdorimi i flamurit kombetar, si dhe te permiresoheshin kushtet e jeteses. Ne kete studim ai i bene edhe nje analize te hollesishme gjendjes ne te cilen ndodheshin shqiptaret ne ate periudhe ne ish Jugosllavi. Ndersa ne vitin 1999 ai boton librin “Konfrontation in Kosova: The Albanian-Serb Struggle 1969-1999” (“Ballafaqimi ne Kosove: Perpjekja shqiptaro-serbe” 1969-1999). Ky liber eshte nje studim me i plote sesa monografia e meparshme. Ne njezet kapitujt e ketij libri trajtohen ceshtje nga ngjarjet qe kane ndodhur ne kete periudhe ne Kosove e vise te tjera shqiptare. Pershkruhen dhe analizohen demonstratat e studenteve te Universitetit te Prishtines ne mars e prill te vitit 1981; demonstratat e shqiptareve ne vendet perendimore ku kane emigruar; konferencat e ndryshme qe kane organizuar dijetaret dhe atdhetaret shqiptare ne emigrim, si dhe jehonen qe kane patur keto ngjarje ne shtypin boteror. Pra, kjo eshte nje histori e teresishme e kesaj periudhe tridhjetevjecare, periudhe vednimtare qe i parapriu ngjarjeve te mevonshme qe cuan drejt pavaresise se Kosoves. Ai bene nje analize te hollesishme shkencore dhe tere potencialin e vet mendor e ve ne sherbim te kesaj ceshtje madhore te kombit tone.
Ne kapitullin e dymbedhjete ai ne forme pyetje-pergjigje i bene nje analize kritike librit “Saga e Kosoves” te autoreve serbe, Draganich e Todoroviq. Ky liber, si dhe gjithe shkrimet tjera te autoreve serbe, eshte i mbushur plot me genjeshtra, mashtrime e shtremberime faktesh. Ketu perseri profesor Prifti me fakte te pamohueshme i hedhe poshte te gjitha metimet dhe shtremberimet e tyre djallezore, madje duke i perdorur vete fjalet e tyre kunder tyre. Per shembull ne nje rast ata akuzojne shqiptaret se po i shkaterrojne objektet fetare serbe, por ne disa faqe me pare ata vete thone se shqiptaret i respektojne keto objekte dhe nder shekuj ata i kane mbrojtur keto objekte.
Nje pjese e mire e ketij libri permban leterkembimin qe prof. Prifti ka patur me njerez me ndikim ne politiken amerikane e boterore, si: kongresiste, senatore, zyrtare te Shtepise se Bardhe, zyrtare te OKB-se, letra qe u ka derguar gazetave dhe botimeve te ndryshme. Jane keto letra me ane te te cilave ai informon, korrigjon faktet e gabuara, por edhe shpreh qendrimet e veta, perhap te verteten per perpjekjet e shqiptareve te Kosoves per te drejtat e tyre. Duheshin thyer mitet e rrejshme qe Serbia kishte krijuar per Kosoven. Me argumente te shendosha shkencore ai perfundon se, bazuar ne faktet historike, demografike, egalitariane dhe etnike, Kosova duhet te jete shtet i pavarur.
Ne lemin e gjuhesise, prof. Prifti se bashku me bashkautoret Leonard Newmark e Philip Hubbard ne vitin 1982 botoi librin “Standard Albanian: A Reference Grammar for Students” (“Shqipja standarde: nje udhezues gramatikor per studentet”). Ky eshte nje liber mjaft i pershtatshem per te huajt per ta mesuar me lehtesi gjuhen shqipe.
Profesor Prifti kishte nje horizont te gjere njohurish ne histori, letersi, gjuhesi, politike, filozofi, sociologji, etj. Te gjitha studimet shkencore te prof. Priftit shquhen per thellesine e mendimit kritik, analiza te gjithanshme te bazuara ne fakte dhe ne te verteten shkencore. Ne shkrimet e tij nuk ka urrejtje te uleta, nencmime, fyerje ndaj atyre qe u kundervihet, por ka vetem dinjitet , seriozitet e qendrim shkencor per ta zbardhur te verteten. Ai shkruante ne nje anglishte mjeshterore. Shkruante ne menyren shprehese perendimore, sepse edhe vete ishte pjesetar i botes shkencore perendimore.
Ne patem fatin e mire qe ne nje periudhe kritike per kombin tone patem ne SHBA kete dijetar, kete atdhetar te flakte qe se bashku me dijetaret dhe atdhetaret tjere,si: Arshi Pipa, Safete Juka, Nicholas Pano, Sami Repishti, etj. mbrojti ceshtjen shqiptare, ia beri te njohur botes vlerat tona kulturore, kombetare e njerezore. U tregoi te gjitheve se edhe ne jemi pjese e botes perparimtare, se edhe ne i kemi dhene botes figura madhore: Skenderbeun,Nolin, Nene Terezen, Aleksander Moisiun, Ismail Kadarene,etj. Peter Prifti dhe dijetaret tjere qe permenda me lart kishin nje perparesi te madhe ,krahasuar me koleget e tyre ne Kosove e Shqiperi, sepse ata jetonin ne nje bote te lire dhe gezonin lirine e plote qe t’i cfaqnin hapur te gjitha mendimet dhe pikepamjet e tyre. Por ne kete rast duhet theksuar se edhe dijetareve shqiptare te Kosoves nuk u ka munguar guximi per t’i dale ne mbrojtje popullit tone. Ndonese i larguar si femije nga Shqiperia, ai tere njohurite ,tere energjite krijuese, tere jeten e tij e vuri ne sherbim te ceshtjeve madhore te kombit tone. Dhe per kete ai gjithmone do te jete ne mendjet dhe zemrat tona: nje dijetar i cmuar dhe burre i urte.
Filadelfia, nentor, 2015
*Sadik Elshani eshte doctor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.