Urime Kukësit se po shkruan një faqe nderi në historinë e futbollit shqiptar në kupat e Europës, duke u ngjitur ne elitën Europiane!/
Ka ndodhur mrekullia në shtëpinë e ukrainasve të Metalurg Donjeckun, kuksianët e Dungut dhe të Starovës, janë kualifikuar edhe pse kanë luftuar me 10 futbollistë në 16 minutat e fundit të ndeshjes(plus 3 minuta shtesë) pas nxjerrjes me karton të kuq të Malindit nga gjyqtari i ndeshjes, turku Yildirim. Duket se tashmë ekipi i Cungut dhe Starovës nuk është rastësisht në garën e Ligës së Europës. Mendohej se në shtëpinë e ukrainasve të Metalurg Donjeckut Kukësi do ta kishte tepër të vështirë për të përsëritur atë c’ka arriti të firmosë në Qemal Stafa një javë më parë, por djemtë e Cungut dhe të Starovës, ia kanë arritë të sigurojnë kualifikimin, duke i mposhtur radhazi kundërshtarët e Flora Talin, Sarajevo dhe së fundi Metalurg Donjeckun e Ukrainës.
Udhëtimi i Kukësit drejt Ukrainës u shoqërua me shpresën se kualifikimi nuk ishte as i lehtë, por as edhe i pamundur. Rezultati 2 me 0 në Tiranë ishte një investim që mbillte shpresë dhe ashtu ndodhi në fushën e lojës. Edhe pse ekipi vendas e ka kërkuar shumë fitoren dhe ka ushtruar pressing, e ka arritur që në minutën e 27 me Dimitrov fitoren minimale 1:0, po nuk kanë mundur që të bëjnë më shumë se aq. Presingu i vendasve ka qenë i madh, por Kukësi me në krye portierin Halilaj, ka përveshur mëngët dhe i ka zmbrapsur me sukses sulmet e vendasve të uritur për të barazuar rezultatin. Vecanërisht 16 minutat e fundit kanë qenë minuta ferri për arsye se Kukësi është ndëshkuar dhe është detyruar të luajë me 10 lojtarë pas nxjerrjes jashtë loje ët Malindit në minutë e 74.Gjithësesi ia arriti.Pra ndeshja përfundimisht u mbyll me rezultatin 1:0 për Metalurgun, por duke qenë se Kuëksi e pat fituar ndeshjen e parë 2:0, ai do të vazhdojë garën në Ligën e Europës.
Urime Kukësit se po shkruan një faqe nderi në historinë e futbollit shqiptar në kupat e Europës, duke u ngjitur ne elitën Europiane!
Ekipet luajtën me këto formacione:
METALURG-KUKESI 1-0 (0-2)
Golat: Dimitrov 27′
METALURG: Pankiv, Checher, Polioviy (Daniel 84′), Priyma, K.Mkrtchyan, Nelson (Alex 59′), Lazić, Makridis, Dimitrov, Nasonov (Golaydo 69′), Júnior Moraes. Trajner: Volodymyr Pyatenko
KUKESI: Halili, Brahja, Hallaçi, Peqini, Malota, Progni, Malindi, Allmuça (Mziu 90+7′), Alikaj (Popović 69′), Karabeci, Hoxha (Manuka 81′). Trajner: Armando Cungu
Gjyqtarë: B.Yildirim, S.Gencerler, E.Kan (Turqi)
Kartonë i verdhë: Nasonov 67′ / Karabeci 35′, Malindi 66′, 74′, Halili 87′, Manuka 90+3′
Karton i kuq: Malindi 74′(Korresp i Diellit)