Tare, Cana dhe Strakosha Jr, fituan Kupen e Italise ne futboll. Tre shqiptaret regjistruan emrin ne librin e arte te futbollit italian. Igli Tare e fitoi kete kupe ne rolin e drejtorit teknik te skuadres laciale. Kapiteni i Shqiperise Lorik Cana luajti gjate gjithe 90 minutave, dhe u vleresua si nje nga lojtaret me te mire ne fushen e lojes. Strakosha Jr e ndoqi ndeshjen nga bankina. Ai ishte portieri i trete rezerve per lacialet. Nje triumf i bukur i shqiptareve ne Itali. skuadra e Lacios ne Kupen e Italise triumfoi perballe ekipit tjeter kryeqytetas Romes. Nje ndeshje e bukur e shpejte dhe me plote raste per dy skuadrat. Por ne min 71 ishte Lulic per Lacion te kalonte ne avantazh. Vetem pak minuta me vone kapiten Romes, Totti gjuan traversen. Nderkohe me kete fitore ekipi Lacios i drejtuar nga Petkovic, automatikisht futet dhe ne Europa League.
Lazio ja ka dale me sukses ne finale duke mposhtur Romen, fituar derbin dhe Kupen e Italise. Ne kete sukses, merita te vecanta kane dy shqiptaret. Lorik Cana, mbrojtesi Lazios dhe kapiteni i Shqiperise dhe Igli Tare, drejtori sportiv i skuadres italiane dhe ish sulmuesi kuqezi kane fituar kete trofe te rendesishem. Cana ka luajtur ne mbrojtje ndersa Tare ka festuar ne tribune perkrah presidentit. Ne nje atmosfere te jashtezakonshme, derbi i Romes eshte fituar nga bardhekaltrit te cileve u ka mjaftuar nje gol i boshnjakut Lulic ne pjesen e dyte te takimit. Tani Cana, Tare dhe Lazio ne vere kane mundesi te fitojne Superkupen e Italise ne perballjen me Juventusin.
Formacionet zyrtare
ROMA: Lobont, Marquinhos, Burdisso, Castan, Balzaretti; Bradley, De Rossi; Lamela, Totti, Marquinho, Destro.
LACIO: Marchetti, Konko, Biava, Cana, Radu; Ledesma; Candreva, Onazi, Hernanes, Lucic; Klose.
Enver Tonuzi says
Suksese Lacios dhe 3 shqiptareve per fitimin e Kupes se Italise. Lacio ka folur shqip edhe me heret. Legjendari Loro Borici ka qene futbollist i Lazios ne vitet 1941-43. AS Lazio fitoi Kupen e pare te Italise pas Luftes se Dyte Boterore (1958). Kapiteni i Shqipnise, Lorik Cana (I cilimka marre medaljen e fituesit) behet futbollisti i trete shqiptare qe fiton Titull madhor ne Itali…te tre legjendat kane lindur ne Kosove .
*****
Neim Kyeziu – Kampion i Italise 1941-42 (A.S. Roma)
Riza Lushta – Fitues i Kupes ITA 1941-42 (Juventus F.C.)
Lorik Cana – Fitues i Kupes ITA 2012-13 (S.S.Lazio)
*****
Kjo eshte Kupa e 6-te e Italise nga S.S.Lazio (duke kaluar AC Milan dhe Torinon 9me nga 5 ). nderkohe qe Juventusi dhe Roma jane ekipet me me shume Kupa te IKtalise (nga 9), Fiorentina ka 7.