
Përgatiti: Albano Kolonjari/
Portieri i Lazios, Thomas Strakosha, ka konfirmuar se po largohet si lojtar i lirë, për t’iu bashkuar Fulhamit. “Kam ardhur si fëmijë dhe po largohem me dhimbjen e zemrës së një burri.Thomas Strakosha erdhi në akademinë e të rinjve të Lazios nga viti 2012, duke u bërë një lojtar (portier) i rregullt në Serie A dhe më pas ai veshi edhe bluzën e Kombëtares Shqiptare, duke ndjekur hapat e babait të tij, Foto Strakosha.Kontrata e tij skadon më 30 qershor dhe barazimi 3-3 i Lazios mbrëmjen e ditës së shtunë me Hellas Verona ishte ndeshjen e tij të fundit për Biancocelesti.“Falënderoj Lazion, është falë këtij klubi, tifozëve të tij, stafit dhe të gjithë shokëve të skuadrës që kam pasur ndër vite nëse jam këtu ku jam sot”, tha Strakosha për Lazio Style Radio.“Kam ardhur si fëmijë dhe po largohem me dhimbjen e një burri. Të gjitha gjërat e mrekullueshme kanë një fillim dhe një fund, ishte një udhëtim i mrekullueshëm.“Shpresoj që u kam dhënë fëmijëve një ëndërr, besimin se ata mund të arrijnë në rangun dhe të luajnë në skuadrën e pare. Hyrja e Lazios në Champions League ishte ëndrra ime e realizuar”.Edhe pse nuk e ka konfirmuar hapin e tij të radhës, raportohet gjerësisht se Strakosha do t’i bashkohet Fulhamit si lojtar i lirë.“Lazio do të ketë gjithmonë një tifoz të veçantë, mua. Nuk kam folur ende me klube të tjera për respekt për këtë klub. I uroj Lacios gjithë të mirat, ka ardhur momenti që unë të shikoj nga e ardhmja”.27-vjeçari Stakosha ka luajtur pas 207 ndeshje me fanellën e Lazios, ndërsa ka luajtur edhe 13 ndeshje tek Salernitana kur ishte i huazuar.Fulham sapo ka fituar promovimin nga Championship dhe do të jetë në Premier League për sezonin 2022-23.