
Nga ROLAND QAFOKU/
Edhe pse ka disa shkrime, apo studime sporadike, duke përfshirë kujtimet e vetë tij, shumw njihet jeta e aktorit të madh Aleksadër Moisiu. Për ta nxjerrë më të plotë profilin e tij nevojiten studime të thelluara që për fat të keq deri më sot nuk janë realizuar. Kjo shkresë që po botoj është një vendim i qeverisë së kryeministtit Pandeli Evangeli që mban datën 26 shkurt 1934. Në të vendoset që Aleksandër Moisiut ti jepej nënshtetësia shqiptare. Madje edhe bashkëshortes së tij gjermane. Theksojmë se ka qenë kërkesa e vetë Aleksandër Moisiut për ta marrë këtë shtetësi dhe jo një iniciativë e shtetit shqiptar.
Pra, gjigandi i skenave botërore kishte paraqitur kërkesën te autoritetet shqiptare që të merrte nënshtetësinë shqiptare. Dhe shteti shqiptar ia plotësoi menjëherë këtë kërkesë. Mes të tjerave argumentet për dhënien e saj jepen me këto fjalë:
“Ministria e Brendshme dhe e Jashtme, tue tregue se Aleksandër Moissi, tash shtetas gjerman, me banim në Zvicëer e lindun në Trieste më 2.IV.1880, përveç qi është me orgjinë shqiptare, e qi e që nuk e ka mohue kurrë Kombësin e tij Shqiptare, por tue marre parasysh edhe shërbimet e shumta qi i ka bnërë vendit t’onë në Shtete më të mëdhaja të botës me profesionin e tij si dramatist me famë, mbi kërkesën e bame prej tij, propozojmë qi në bazë t’ Art 9 të Kodit Civil t’i akordohet shtetësija shqiptare bashkë me zonjën e tij Giovanna Moissi Terëin me orgjinë gjermane dhe lehun në Munchen më 18.III.1884 edhe kjo artiste”.
Më pas ky vendim qeverie u dekretua nga Mbreti Ahmet Zogu.