GAZETA”DIELLI” SHBA:ALEKSANDER MOISIU VDIQ ME PASAPORTE SHQIPTARE/
COMOEDIA (1929) : KUR SIMPATIZANTËT E HITLERIT SULMONIN ALEKSANDËR MOISIUN-
Nga Aurenc Bebja *, Francë – 2 Gusht 2018/
Gazeta kulturore franceze, “Comoedia”, ka botuar, të enjten e 18 shkurtit 1929, në ballinë, një shkrim në lidhje me sulmet e simpatizantëve të Adolf Hitlerit ndaj aktorit të famshëm me origjinë shqiptare, Z. Aleksandër Moisiut.
Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë, në vijim, tekstin e plotë për publikun shqiptar :
Ngacmim grotesk, por hitlerian.
“Komediani i famshëm Aleksandër Moisiu, më i duartrokituri deri tani në vendet gjermanofolëse, është pre e ngacmimeve të mbështetësve të Hitlerit. Dhe pse ? Sepse gushtin e kaluar, duke dashur të shkruajë një roman në të cilin do të ndodhte një lindje, ai dëshiroi të studionte këtë ngjarje në vend dhe veshi bluzën e bardhë me autorizimin e drejtorit të një spitali në Salzburg. Është reagim i zakonshëm për një shkrimtar. Kush është ai autor që nuk ka shkuar për të vizituar një spital, një azil, i fshehur mes pacientëve ? E gjitha kjo për të përshkruar realen.
Por një praktikant i spitalit të Salzburgut, i shkarkuar nga puna, për t’u hakmarrë ndaj drejtorit, zbuloi këtë fakt në një gazetë të partisë së Hitlerit.
Shqetësimi i Aleksandër Moisut për ndërgjegjësinë profesionale u tansformua si “përdhosje nga një ndërhyrës i besdisshëm gjatë lindjes së një gruaje gjermane”.
“Henaurme!” – apo jo ? Megjithatë, artikulli i gazetës lokale ishte riprodhuar, kështu Moisiu u vu në listën e zezë të hitlerianëve (nazistëve).
Dhe natën tjetër, në Deutsches Volkstheater të Vjenës, gjatë një shfaqjeje në të cilën ai luante rolin kryesor, aktori u prit mes sharjeve dhe topave me aromë të keqe të shpërndara nëpër sallë, diçka mjaft besdisëse.Policia vëzhgonte për fat të mirë dhe ndërhyrësit u dërguan në burgun më të afërt…Nëse tallja mund të vriste, partia e Hitlerit nuk do të fitonte asgjë nga kjo ngjarje.”- Horatio-
***
KRONIKA E DIELLIT-INTERVISTA ME MOISIUN
Gazeta e Vatres “Dielli” e ka ndjekur udhetimin e autorit te madh gaten turnhut te tij ne Nju Jork dhe en Boston gjate shfaqejeve te vitit 1928. Gazetari dhe gjuhtari Nelo Drizari nga Mallkastra, i pari q ekishte studiuar e ishte diplomuar ne Universitetin e Kolumbias, e ishte ndjekur gjate shfaqjeve dhe i shoqeruar nga nje shkrimtar i ri gjermeni-amerikan, arriten qe ta takonin dhe Nelo e intervistoi dhe i tregoi se sa shume e respektonin dhe e donin shqiptaret, edhe pse kishte pres tyre qe nuk e donin pse nuk deklaronte origjinen shqiptare.
Po sjell nje fragment nga shkrimi im dossier kushtuar Nelo Drizarit si gjuhetar, shkrimtar e gazetar, botuar ne Gazeten”Diell” dhe ne shtypin e Tiranes:
Nelo Drizari pati fatin që të takonte dhe të intervistonte aktorin e madh me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu gjatëturnout, që trupa e teatrit të tij bëri në ShBA. Po ndalemi gjatë tek përshkrimet e Drizarit, pasi pas shkrimit zbulohet adhurimi që ai kishte për aktorin e madh. Pritjen e ngrohtë që i bënë amerikanët aktorit me origjinë shqiptare, Nelo e përcjell me një ndjenjë ngazëllimi: Kur erdhi për të parën herë Aleksandër Moisiu në Amerikë, nëntor 1927, bota tha se erdhi vetëm për katër javë. Por lojërat e tij aktoriale muarën bujë të madhe.Populli kërkonte kohë dhe rast që të shihte këtë aktor të famshëm.Programi i Reinhardit ishte që tëloste një dramë në javë, që ashtu të mbeste vent për të tjera.Kërkimi i popullit e shtërnguan që ta zgjaste kohën dhe ta mbajë protagonistin deri më 8 të këtij muaji(shkurt 1928).
Duke e përcjellë atmosferën që e rrethonte aktorin e famshëm gjatë shfaqjeve, Nelo shkruan për lexuesit e diellit:Moisiu është me të vërtetë njeri i dashur. Tri herë që e kam bashkuar back stage pas lodrave, jam habitur me sjelljet e admironjësve të tij.Shumë njerëz, shumica përbëhej prej grashë, suleshin si turma të tërbuara për t’i shtërnguar dorën Moisiut.Të tjerë lotin rolin e gjujtsave për dhurata(Souvenr hunters). Të fundit kërkonin nënshkrimin e tij mbi programe, fytyra ose libra që kishin lidhje me Moisinë.Aktori i madh i priste me buzëqeshje,dhe kalorësi të shquar dhe u mbushte dëshirën, kur nuk nxitohej për të shkuar gjëkundi.Këto sjellje të këndshme,kjo kalorësi e shquar, së bashku me talentine tij, kanë fituar miq të ngushtë dhe admironjës të shumtë.Megjithë që thonë disa se Moisiu është i sertë, natyra e tij m’u duk si e butë.Moisiu ngjanë sikur është nga raca nordike: nga raca anglo-saksone ose Teutonike.Ata që nuk e dinë se edhe në Shqipëri ka plot njerëz të këtij tipi, s’e besojnë se të atin e kishte shqiptar dhe të ëmën italiane.
Kjo është e vërtetë. Moisiu u lind në Trieste më 1890. I ati ishte Kostandin Moisiu nga Durrësi,i cili kishte tregëti në Vienën dhe më vonë në Fiume në Hungari.
Foshnjërinë e tij Aleksandër Moisiu e shkoi në Shqipëri.Në Durrës ky vajti në shkollë dhe më parë se të nisej për në Vjenë, dinte shqip mirë.Që kur e dërgoi i ati në Vjenë, në shkollë, s’pati rast të përdorte gjuhën e Atdheut, gjuhën shqipe.Ashtu që sot mban mend vetëm disa fjalë të rralla.
Autori i shkrimit e merr në mbrojtje aktorin me origjinë shqiptare nga ata shqiptarë, që e përflisnin se ai e kishte humbur identitetin shqiptar dhe nuk ndjente asgjë për racën e vet. Nelo kundërshtonte:”Por s’munt të themi që Moisiu ka humbur dhe ndjenjat ose dhembshurinë për Shqipërinë. Jo. Sa kohë që ish në Vjenë ky shoqërohej me shqiptarët.Veç kësaj Moisiu vajti në Shqipëri për disa muaj pas Luftës Ballkanike.S’ka dyshim që Moisiu ndjen gëzim të nxehtë kur bashkohet me ndonjë shqiptar.Gjithashtu ay mbahet madhështor kur kujton që i ati ishte shqiptar.
Nga ana tjetër janë dhe disa sende të tjera që duhen marrë ndër sy.Moisiu është një artist i mësuar në vendekulturale të Evropës. Ky përballi shpenzime dhe zor të madh duke tretur mësimet në gjuhë të huaj.Moisiu i është vënë artit të dramës me gjithë mish dhe shpirt.Me fjalë të tjera bëri ca sakrifica, pra e hodhi lumin.Si një shkencëtar, ose muzikant, ose çpikës, që la mënjëanë çdo gjë tjetër për të realizuar idealin, ashtu edhe Moisiu, mori ndër sy të arrijë në kulmin e fushës që zgjodhi;domethënë të bëhet një aktor i shquar.
Si aktor i shquar, artist i mbaruar, pranohet me brohoritje në qarqet e huaja.Domosdo gjermanët e quajnë të tyrin.Por bota e dramës interesohet në interpretimin dhe talentin e personalitetin e Moisiut, dhe jo aq për kombësinë e tij.Kudo që vete trimfon.Kudo bën përshtypje të shkëlqyera. Sepse ka zotësi dhe talenti i tij s’kufizohet vetëm si tragjedian.Moisiu është dhe komedian i mbaruar. Nga këto shkake, Moisiu s’mund të dalë sheshit dhe të thotë:”Unë jam shqiptar”! Kur e ka sjellë rasti ay e ka thënë pa ndrojtur se si qëndron fisi i tij.
Drizari tregon se si e takoi aktorin e madh dhe si e priti ai: Desha ta ndjek, desha të fjalosem me të dhe një herë më parë se të nisej për në Evropë me vaporin “New York” shkova ta takoja. Për fat të mirë erdhi me mua edhe zoti Paul Linke, shkrimtar i ri gjerman dhe mik i ngushtë i Moisiut.Back-stage një varg njerëzish po priste. Moisiu posa na pa na qasi në Odën e tij, odë e vogël që ka çdo Theatër për krye-aktorin dhe na priti me nje ngrohtësi gjeniale. Megjithë që ishte i lodhur , u gëzua pa masë kur mori vesh se shqiptarët i dëshirojnë përparim të madh dhe interesohen për triumfin e tij.Në këtë çast fytyra e tij u çel, kur dëgjoi prapë se shqiptarët e nderojnë , jo vetëm si artist, por e njohin edhe si shqiptar nga ana e të atit.Atij i ndriti fytyra.
Keni parë fytyrën e ndonjë të riu që lëvdohet prej prindëve për ndonjë gjë të mirë që ka bërë? Keni vënë re se sa bukur tingëllojnë fjalët ”Bravo!..të lumtë…! Dhe na nderove? Ashtu dhe Moisiu.Veçanërisht Moisiu u gëzua kur pa që gazeta “Dielli” ka bërë fjalë kaq herë për të.
Në përshëndoshjen e fundit, Moisiu më siguroi,që dëshiron t’u falet nderit shqiptarëve për interesin dhe dashurinë që rrëfejnë ; dhe mbahet kryelartë kur kujton që ati i tij ish shqiptar dhe vjetët e foshnjërisë i shkoi në Shqipëri.Kur hapi derën dhe doli jashtë populli gjerman e priti me “Hoch Moissi!..”Hoch Moissi”!(rroftë Moisiu!)
Brenda qenies së tij, Nelo Drizari ndjen një sëmbim në zemër, që Moisiun shqiptar e gëzonin kombe të tjerë, shtete të tjerë. Ai shkruan:” Kur Moisiu shkoi përmes turmës gjer te automobili, m’u kujtuan ca shqiptarë të historisë:”Pemët e punërave të tyre janë shijuar prej Botës, ajo botë që i rriti dhe i nderoi.Kur do t’i vijë koha që Shqipëria t’i mbajë për vete djemtë e saj?” Për ironi të fatit dhe vetë Nelo, do të mbetej larg vendit të vet…
***
ALEKSANDER MOISIU VDIQ ME PASAPORTE SHQIPTARE
Kur aktori i madh nderroi jete, Dielli serish shkroi me superrelativa ne numrin e marsit te vitit 1935. Ne shkrimin-homazh, gazeta Dielli pergenjeshtron ata zeri qe thoshin se Mbreti Zog nuk ia dha shtetesine shqiptare. Dielli konfirmon se kur Moisiu pa urrejtjen patologjike te diktatures hitlerinae ai hoqi dore nga shtetsia qe mbante dhe mori shtetesine shqiptare. Sot shkruhet ende se Moisiu kerkoi shtetesine shqiptare dhe italiane, por ndersa Italia ia dia ne momentet e pragvdekjes, Shqiperia ia refuzoi.JO, shkruan Dielli, Moisiu vdiq me pasaporte shqiptare.