NGA AHMET ZANI/
Bashkia Kurbin dhe klasa politike e saj kishte qëndruar në heshtje përgjatë zgjedhjeve vendore si shkak i tërheqjes së kandidatit të djathtv Altin Biba. Konfliktet ndërmjet Partisë Demokratike dhe isntitucioneve të drejtësisë si dhe KQZ-së, arriten që kjo bashki të kishte heshtje politike parazgjedhore dhe tashmë pas përfundimit të këtij proçesi zgjedhor kandidati i majtë Artur Bardhi rezulton fitues. Por kjo nuk është në interes të kundwshtarit pasi këto zgjedhje rezultojnë të manipuluara dhe si rezultat i mospjesmarrjes të komisionerëve të djathtë
Deputeti i PD-së Mhill Fufi në një dalje në konferencë për shtyp ka theksuar se nuk mund të pranohet një version zgjedhjesh tërësisht të parrgullta. Në tërë ZAZ dhe KZAZ numër 15 përfaqësuesit ishin nga kualicioni i majtë nën pretekstin e vendosjes nga Shoqëria Civile. Për këtë qëllim është depozituar kallzim penal në prokurorinë e Kurbinit. Njëkohësisht jemi drejtuar dhe ambasadws amerikanw në Tiranë si dhe disa përfaqësive të tjera diplomatike si rrjedhojë është tërësisht e papranueshme pranimi i kësaj farse zgjedhjesh, a thua jemi në kohën e sistemit njëpartiak.
Drejtuesit e PD-sw në Kurbin kanë deklaruar gjithashtu se një hap tjetër për rikthimin e proçesit zgjedhor janë dhe protestat masive të qytetarëve nw Kurbin si akt demokratik dhe qytetar.