*Enveri, do ishte mënjanuar menjëherë nga skena. Por kjo nuk ndodhi dhe me sa duket as që ka për të ndodhur, për faktin e mësipërm të një faji masiv… /
*…Ndërsa nga ana tjetër, cilido politikan nuk e ka për gjë të ngrejë lart librin, rrëfimin dantenks të At Zef Pllumit, Rrno për më tregue, që nuk është asgjë tjetër por pasqyra për të treguar se sa i kot, ishte vokali gjoksor i polifonisë së mrekullueshme të një populli. Sa në mënyrë të pa vërtetë, të rremë digjej afshi i jugut…./
Nga Ilir Levonja/ Florida/
Mirë se erdhe Enver djali… Ka qënë një aradhë këngësh, të cilat u bënë si të thuash maja e buzëqeshjes dhe e lumturisë popullore. Po mbi të gjitha ajo me vargjet, ”mire se erdhe Enver djali”, viti 1978 nga grupi i Gjirokastrës. Polifonia e jugut, një lloj forme të kënduari unike në mesdhe, nuk kishte se si t’i shmangej objektit frymëzues, udhëheqësit të shtetit, aq më tepër që preajrdhja e tij ishte nga ato anë. Janë një sërë syresh ”dilni se erdhi Enveri” apo ”çu bëre Enver djali”, ”rrofsh sa mosha e kësaj toke” etj.., nga grupe të ndryshme, aq sa e përlotën vetë ”shenjtërinë” e tij. Por edhe ne të gjithë si shqiptarë. Pavarsisht objektit arritja artistike, interpretimi, vokalet e marrësit pritësit dhe të hedhësve…, isoja, kanë kapur atë që quhet magjia muzikore e gjoksit të njeriut. Ndaj edhe sot e kësaj dite, ato këngë kanë klikime të konsiderueshme në Youtube. Madje këtu fillon edhe konflikti social. Në një fare mënyre shqiptarët tashmë hiqen sikur nuk e kanë dashur, por janë shtrënguar ta bëjnë një gjë të tillë. Nëse do ishte kështu, Enveri nuk do i ngjante bioritit të kërpudhës që rri e rri dhe shfaqet, gjithsaherë pas shiut.
Përkundrazi, do ishte mënjanuar menjëherë nga skena. Por kjo nuk ndodhi dhe me sa duket as që ka për të ndodhur, për faktin e mësipërm të një faji masiv. Pra, pjesës me përqindjen më të madhe të shoqërisë. Nga kjo vazhdon edhe sot e kësaj dite, me ritin bëj sikur dhe mos bëj asgjë. Ndërsa nga ana tjetër, cilido politikan nuk e ka për gjë të ngrejë lart librin, rrëfimin dantenks të At Zef Pllumit, Rrno për më tregue, që nuk është asgjë tjetër por pasqyra për të treguar se sa i kot, ishte vokali gjoksor i polifonisë së mrekullueshme të një populli. Sa në mënyrë të pa vërtetë, të rremë digjej afshi i jugut.
Konkretisht sot apo dje, një gjeneral (Përllaku në Panorama, dt 17/11/2014) del e bën një pyetje publike, se ku i kanë varret heronjtë e luftës së Tiranës? Ai përmend disa emra. Por më shumë se përgjigja për moral të pastër, është dehja nga festimet. Kjo na shpie deri atje, sa ne nuk e kemi për gjë të shkelim edhe mbi të vdekurit. Të paktën shoku duhet të pyes për shokun. Luftëtari, për luftëtarin, patrioti për patriotin. Në fund të fundit ishin pjesë e një kauze. Nuk e bëjnë. Nuk duan ta bëjnë pis Enverin. Nuk ka problem gjaku i shokut, i luftëtarit apo i patriotit. Përse t’i bëjnë qejfin ”armikut” nga krahu tjetër.
Megjithatë, për të shmangur këtë faj masiv, ne mbahemi në retorikën e krimeve të tia. Mbi armiqtë e popullit. Duke i futur të gjithë në një kazan. Madje duke ndryshuar raportin në numër mes armiqëve dhe popullit. ! është populli 1000 armiqtë.
Në fakt ata ishin armiqtë e klikës shtetërore. Të një njeriu, të një perandori në kohë moderne. Mirëpo duke qënë se flitej gjithmonë në emër të popullit, ata ishin edhe armiku ynë. Kur, tanimë, janë pjesë strukturash në të katër krahët, në të gjitha legjislaturat e këtij e 24 vjeçari demokraci. Hahen me njëri-tjetrin. Këtë kanë si objektiv.
Shkurt Enverin nuk na e sollën, por e bëm vetë.
Dhe do ta mbajmë, sa kohë të ekzistojnë bojkotet.
kjgkjg says
z levonja mbase nuk e di pluralizmi ne shqiperi eshte farse une kam qene student ne ato vite por vite me vone e mora vesh ne sakte ramis alia me byrone e kurdisi para 90 duke e bindur byrone se komunizmi ka mare fund kete ne e kuptojme vete por dhe gorbacovi me sugjeron te marim masat prandaj do te nxitim dhe lejojme pluralizem por frenat do to lozim ne do ta shajme komunizmin do te bejme dhe nga pak burg por pushteti ekonomik e politik do te levize si duam ne te perndjekurve politike do ti japim ca poste jo te rendesishme por do te jene ne kontroll eti per kete ka prova te cilat prof servet pellumbi mori guximin qytetar dhe e nxori ne gazeten tema nga fundi i 2013 dhe aktor me profesionist per djathtas ish doktori per majtas piajneci tosi dhe i gjati rama keshtu qe as duan por as dalin dot nga pakti i byrose keshtu bisneset e njeri tjetrit e te pinjolleve ti ish byrose nuk i ngacmon njeri dhe krimet ekonomike politike e njerezore te para e pas 90 skane per tu denuar prandaj te perndjekurit e kjo mut diaspore bejne miri te mos hane mut kot
labja says
Ju qe keni frike akoma nga hija e tij
Sadik Elshani says
Ju qe nuk keni turp dhe i mbroni krimet dhe cmendurite e tij.