Janë ftuar deputetët për seancën konstituive të 3 gushtit, Ora 10.00/

Janë ftuar deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për pjesëmarrje në seancën konstituive të Legjislaturës VI, e cila do të mbahet të enjten, më 3 gusht 2017.Seanca do të fillojë në orën 10:00, sipas rendit të ditës:
- Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
- Dhënia e betimit të deputetëve,
- Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.
Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun