Njoftim nga punumet e Kuvendit të VIII zgjedhor të Degës së LDK në Suedi/
Nga Qibrije HOXHA/
Sot me 22 shkurt 2014, në Landskrona të Suedisë, Dega e LDK në Suedi mbajti kuvendin e VIII zgjedhor.Kryesia e punës e përbërë nga Qibrije Hoxha, Jusuf Bajraktari dhe Osman Ahmetgjekaj hapi punimet e kuvendit.Në fillim të punës së kuvendit u aprovua rendi i ditës i propozuar nga komisioni konsultativ i përbërë nga anëtarët e e kryesisë së Degës së LDK në Suedi.Menjëherë në vijim komisioni verifikues konstatoi legjitimitetin e Kuvendit të VIII zgjedhor të Degës së LDK në Suedi.U zgjodh Saranda Iseni për mbajtjen e procesverbalit si dhe dy verifikues.
Në fillim të punimeve të Kuvendit, ish kryetari i Degës së LDD në Suedi, Hysen Ibrahimi edhe formalisht njoftoi delegatët e pranishëm për aderimin e Degës së LDD në Degën e LDK në Suedi, ku për dy dekada më parë e kishin filluar aktivitetin si veprimtarë të LDK.
Ky veprim u aprovua pa kundërshtime dhe me duartrokitje nga të gjithë të pranishmit.
Menjëherë u aprovua rregullorja e punës së Kuvendit Zgjedhor.
Në një frymë demokratike dhe konstruktive, kuvendi zgjodhi kryesinë e re me kryetar Zymer Qupevën – veprimtar i shquar shumëvjecar i Degës së LDK në Suedi.
Nënkryetar u zgjodhën Qibrije Hoxha dhe Osman Ahmetgjekaj ndërsa sekretar Jusuf Bajraktari.
Arkëtar u zgjodh Avdi Rama.
Kuvendi zgjodhi edhe një përfaqësues per rini, Fitim Sejdiun. Ndërkaq Saranda Iseni u zgjodh përgjegjëse e komisionit për informim dhe Jusuf Bajraktari anëtar i këtij komisioni.
Rrahman Rrahmani u zgjodh kryetar i komisionit revizionues kurse anëtarë Naser Leci dhe Arif Ismajli.
Poashtu anëtarë të komisionit statutar u zgjodhën Saranda Iseni , Idriz Gashi dhe Rushit Imeri.
Kuvendi morri vendim që Qibrije Hoxha dhe Hysen Ibrahimin të jenë delegat për Kuvendin përgjithshëm të LDK.
Në mes tjerëve Remzi Basha dhe Shefqet Tafilaj poashtu u zgjodhën anetarë të Kryesisë së Degës së LDK në Suedi. Duhet të përshëndetet edhe aderimi dhe zgjedhja i disa të rinjve në kryesinë e Degës së LDK në Suedi.
Në këtë kuvend zgjedhor morrën pjesë delegatë nga nëntë nëndegë të LDK në Suedi: Landskrona, Lund, Kristianstad, Malmö, Båstad, Höor, Halmstad, Hässleholm dhe Stockholm.
Delegatët e Kuvendit përshëndetën Kryesinë e LDK dhe njëkohësisht shprehën gadishmëri për bashkëpunim me Kryesinë e LDK ne Prishtinë. Kuvendarët u zotuan se i mbesin besnik veprimtarisë institucionale gjë që gjithmonë ka qenë karakteristikë e degës së LDK në Suedi, duke punuar gjithmonë në vijën institucionale dhe demokratike të cilën e projektoi dhe e la amanet, Presidenti Historik, dr.Ibrahim Rugova.
Delegatët i shprehën mbështetje të plotë kandidimit të Kryetarit të LDK z. Isa Mustafa për Kryeministër të ardhshëm të Republikës së Kosovës, që është edhe vendim i Këshillit të Përgjithshëm të LDK.
Në një atmosferë konstruktive dhe demokratike të bazuar në Statutin e LDK, Kuvendi përfundoi punimet.
Fjalën përmbyllëse e mbajti kryetari i posagjedhur i Degës së LDK për Suedi, z. Zymer Qupeva.
_________________________________________________________________________________
Anëtarët e Kryesisë së Degës së LDK në Suedi:
Zymer Qupeve -Kryetar
Qibrije Hoxha -nënkryetare e parë Delegat
Osman Ahmetgjekaj- nëkryetar i dytë
Isuf Bajraktari-Sekretar-komisioni informativ
Avdi Rama-Arkëtar
Fitim Sejdaj -përgjegjës për rini
Hysen Ibrahimi-delegat
Remzi Basha – anëtarë
Rizah Zejnullahu-
Shefqet Tafili
Emin Rrustemi
Saranda Iseni-komisioni informativ
Idriz Gashi
Rashit Gashi
Adem Ahmeti
Bislim Zogu
Naser Leci