Laci e ka humbur edhe ndeshjen e kthimit me Diferdanzhe, duke i thënë lamtumirë Ligës së Europës pa lënë ndonjë gjurmë, edhe pse për të shorti u konsidferua si më i favorshmi ndër skuadrat shqiptare që marrin pjesë në Europë. Dy humbje per bardhezinjte dhe nje ndeshje e dyte per tu harruar.
Luksemburgasit e Diferdanzhit konsideroheshin amatorë, por në fakt kemi provuar sërish se dhe skuadrat tona nuk jane ne nivele me te larta dhe mbase meritojne te trajtohen si te tille e jo te paguhen me miliona. Fituesit e Kupës së Shqipërisë kanë pësuar tre gola në dy ndeshjet e këtij raundi, duke shënuar vetëm një të tillë, ndërkohë që nuk vazhdojnë dot më tej me humbjen totale 3-1.
Skuadra e Nicës ka vuajtur presionin e luksemburgasve në kthim, megjithatë ka arritur ta mbyllë pjesën e parë në epërsi edhe pse kane qene vendasit qe kane dominuar kete 45 minutesh ku portieri Bakaj ka shpetuar disa here porten.
Fraksioni i dytë ka qenë shumë i pafat për Lacin, që ka goditur dy herë shtyllën e portës së Diferdanzhit, por pa shënuar dot. Dhe ligji i pashkruar në futboll, po nuk shënove do ta pësosh, futet në fuqi. Luksemburgasit barazojnë me anë të Er Rafik në 55′, pastaj kalojnë në epërsi me të njëjtin autor, në 75′ dhe godasin edhe ata shtyllen.
Në rastin e golit të dytë ka pasur protestë të bardhezinjve, duke e konsideruar si rrjedhojë të një faulli ndaj mbrojtësit Buljan shënimin e golit, por kjo vetëm sa e ka detyruar kryesorin të akordojë kartonë të verdhë, madje të mos kursejë edhe nga një të kuq me pas për Ndrekën, Vucajn dhe Sefgjinin ne minutat shtese te lojes.
Merr kësisoji fund aventura e Lacit në Ligën e Europës, dhe nuk ka mjaftuar as premio prej 40 mije eurosh e premtuar nga Laskajë. Laci ka humbur dhe nje shans te mire per te arketuar fitime te mira nga nje perballje e raundit te dyte me Utrecht te Hollandes. Ata ja kalojne tani “stafetën” skuadrave tona të tjera në këtë kompeticion, Teutës dhe Kukësit, që luajnë pasnesër.
DIFERDANZH – LAÇI 2-1
Golat: Er Rafik 55′, 75′ / Nimani 38′
Diferdanzh: Weber, Rodrigues, Bukvic, Caillet, Pedro Ribeiro (Bastos 84′), Bisevac (Kettenmeyer 90′), Jänisch, Lebresne, May, Er Rafik (Luisi 90+2′), Franzoni.
Trajner: Mishel Lefloshman
Laçi: Bakaj, Danaj, Buljan, Doku, Ndreka, Kastrati, Sefgjini, Shazivari (Rovcanin 85′), Zefi, Vucaj, Nimani. Trajner: Stavri Nica
Gjyqtarë: R.Malek, K.Myrmus, M.Lis (Poloni)
Kartonë të verdhë: May 63′, Bastos 86′ / Vucaj 60′ 86′, Sefgjini 70′, 90+4′, Bakaj 76′, Ndreka 76′ 78′
Karton i kuq: Ndreka 76′, Vucaj 86′, Sefgjini 90 +4