Nga Albano Kolonjari
“Liga e Kampioneve apo Liga Europiane. Perfundimi i sezonit nuk do te ndryshoje strategjine e Lacios. Drejtuesit e saj po punojne per nderitimin e nje skuadre me te forte”, thote gazeta italiane “Il tempo”. “Saponara dhe Hysaj jane ne listen Tare dhe brenda disa muajsh vendimi perfundimtar duhet te merret”. Riccardo Saponora eshte mesfushor sulmues dhe ne 12 ndeshje ka shenuar 5-se gola dhe luan me Empolin ne Seria A. Por ne listen e Igli Tares eshte edhe nje nga talentet e futbollit shqiptar, mbrojtesi i Kombetares dhe Empolit, Elseid Gezim Hysaj. 21 vjecari kuqezi ka mbi 100 ndeshje me Empolin dhe 12 ndeshje me Kombetaren Shqiptare. Ai cilesohet si nje nga mbrojtesit me te mire te Seria A. Vlera e kartonit te Hysaj eshte rreth 3 milione euro. Hysaj ka lindur ne qytetin e Shkodres. Ashtu si edhe shume familje te tjera, edhe familja e tij emigroi ne Itali. Ai u zbulua rastesisht nga drejtuesit e Empolit, te cilet duke pare talentin e tij e ofruan ne ekipet zinxhir dhe ne moshen 18 vjecare prane ekipit te pare. Ne moshen 19 vjecare, Hysaj debuton me ekipin Kombetar ne ndeshjen me Gjerogjine 1-2. Kjo nuk eshte hera qe Hysaj eshte ne planet e Lacios. Por transferimi i tij nuk u realizua pasi drejtuesit e Lacios menduan qe te jepnin mundesi Hysaj te “rritej” me shume profesionalisht. Fakti qe Lacio sezonin e ardhshem do te luaje ne Ligat Europiane kane detyruar drejtuesit e Lacios te mendojne per nje organike me te madhe dhe cilesore qe do te perballoje ndeshjet e shumta. Nese ky “operacion” do te realizohet Hysaj do te gjeje tek Lacio, kapitenin e tij kuqezi, Lorik Cana, dhe portieret Berisha dhe Strakosha. Vete Hysaj pak kohe me pare u shpreh se:”nuk do ti thoshte jo nje ftese nga Lacio dhe per me teper qe Drejtor i Pergjthshem eshte ish-kapiteni i Kombetares Shqiptare Igli Tare”.