Nga Ndue BACAJ
HYRJE:
Nga fundi i vitit 2018 , nga media të ndryshme shqiptare “lajmrohej” se Lahuten na e “moren” serbët , pasi UNESKO paska regjistruar Këndimin me Lahutë si vlerë kulturore të Beogradit.. Fillimsht dua të them se për mua ky ishte një lajm mjaftë i trishtueshëm , pasi na kumton “humbjen zyrtare” para botës , të autoktonisë së Lahutës jo thjeshtë si vegël muzikore shqiptare , por mbi të gjitha si vlerë “shpirtërore” me të cilën ne kemi percjellur nga njeri brez në tjetrin , historinë shumë-shekullore të trmërisë, urtësisë , krenarisë dhe atdhedashurisë. Ne malësorët me ketë rast kemi humbur prapë më shumë se shqiptarët e tjerë , pasi Lahuta është vegla autoktone e trashigimisë heroiko-historike e Malësisë së Madhe ku edhe sot ka të ruajtur djepin e saj të lindjes , perkundjes dhe rritjes , së bashku me malësorët dhe historinë e tyre ndër shekuj… Lahuta ndër mote e shekuj në shtepiat malësore ka qendruar gjithnjë pranë pushkës , ajo ka qenë edhe lapsi e fletorja me të cilen janë shkruar , kënduar , trashiguar e frymëzuar malësorët… Tu “vjedhësh” malësorve (dhe iliro-shqiptarëve në pergjithsi) lahuten , do të thotë tu “vjedhësh” historinë më të qensishme , eposin e kreshnikëve në “trajta homerike”… Këngët e kreshnikëve janë tipike Iliro-Shqiptare , ato i perkasin kohës shumë më të hershme se dyndjeve sllave e aq më pak kohës së pushtimeve osmane. Njeri nga njohësit , mbledhësit dhe pergatitësit e Visareve të Kombit (At Bernardin Palaj) do të shkruante: Nuk duhet me miratue teoritë e ndryshme sipas të cilave këngët e kreshnikëve i perkasin kohës së dyndjeve sllave apo kohës së perandorisë osmane…. Shpirti rapsodive është thjeshtë shqiptar, pse paraqet qartë të gjitha karakteristikat e shqiptarit e vetëm të shqiptarit: besa e zanavet , orëvet dhe kreshnikëvet ; burrnija e trimnija e tyre edhe me anmiq… bestynitë e popullit tonë , doket , miku , dashtunia e ndera e familjes , trimnija e ndera e gravet etjerë, shprehen ndër kangë në mënyrë të gjallë e janë ngjyrat e ndryshme , me të cillat rapsodët (kupto lahutarët N.B.) e maleve tona paraqesin fëtyrat e herojve…1. “Konkretisht” Zanat e Orët e vendit , kur shofin , se sllavi don me kapërcye Danubin , kerkojnë njerin që me i pri çetës e me i ba ball…2. Siç dihet emrat e ketyre prijësve kreshnik gjinden në këngët e eposit të kreshnikëve. Asht vu re se kangët e kreshnikëvet këndohen gjithmonë e vetëm me lahutë…3.
PAK HISTORI NGA AUTOKTONIA E LAHUTËS ILIRO-SHQIPTARE !
Lahuta si vegël muzikore popullore autoktone, është në dukje një vegël primitive dhe e thjeshtë, pasi perbëhet nga nji kupëz e drujtë në trajtë vezake e mbulueme me lëkurë… dhe ka një bisht jo fort të gjatë. Në vend të kordhave ka nji toje qimesh kali , që rregullohet nëpër një çile të vetme…I bihet me një hark… (i lidhur me qime kali…).4. Në trojet e Malësisë Madhe per “lindjen” e Lahutës ka qenë trashiguar një gojëdhënë interesante , që nga të moshuar malësor konsiderohej shumë e hershme , thuhej se është qindra apo mijëra-vjeçare , dhe është trashiguar si “amanet” nga njeri brez në tjetrin bashkë me lahuten… Gojëdhënen e lindjes së lahutës e kam degjuar që kur isha femij , rreth gjysëm shekulli më perpara , dhe nëse nuk do të delte në dritë lajmi trishtues i “vjedhjes” së autoktonisë së lahutës , në kujtesen time kjo gojëdhënë ndoshta do të kishte mbetur e “fjetur” pergjithmon… Para se të citoj gojëdhënën dua të them se për mua kjo ndonse gojëdhënë është shumë dometheënëse dhe autoktone (së bashku me lahuten), pasi gojdhëna nuk është trashiguar , dëgjuar e as ruajtur veçse në trojet Iliro-Shqiptare të Malësisë Madhe.
GOJDHËNA: “Në kohë shumë të hershme , kur njerzit si pjata per ushqim apo si enë per të pirë ujë a diçka tjetër perdornin kupa druri të gdhendura nga ata vetë. Një ditë një kupë druri e till thuajse po u ndahej pergjysëm , dhe ata njerzë që ndodheshin larg shtepisë tyre u duhej ta perdornin atë… Në këto kushte lindi nevoja e ruajtes të pandarë krejtësisht të kupës, që u nevoitej per momentin, mirpo u mungonte matriali lidhës. Njeri nga më të shkathtit shkoi e mori disa qyme nga bishti i kalit tij , (kali siç dihet ka qenë kafsha e parë e zbutur nga njeriu) , keto qyme ai i bashkoi, dhe me këto lidhi fort kupen e drurit duke mos e lejuar që ajo të ndahej më tej.. Mbasi kupa keshtu e lidhur përmes funksionoi , njerzit filluan të “këndojnë”. Në ketë kohë duke kaluar kupa nga një dorë në tjetren duke e terhequr me të “ferkuar”, nga tuba e qimeve të kalit që e mbante të lidhur dikush vuri re se ferkimi i qimeve , që lidhnin kupen jepte një lloj tingulli të lehtë të pelqyeshëm. Në ketë kohë dikush nga ata provoj “ferkimin” e qellimshëm me dorë e deri me thupra druri të lidhëses së qymeve. Por keto “ferkime” ose nuk sillnin tingujt të majftueshëm , ose demtonin tuben e qymeve. Per ti shkuar kësaj “prove” deri në fund u provua , që në një thuper thanukle të perkulur si hark të lidhet një tubë qyme të bishtit të kalit. Tubat e qymeve të harkut të thupres u ferkuan me ato të kupës. Tingujt që jepte ky ferkim fillimisht ishin më të qensishëm , por ferkimi i qymeve shtonte “forcën” e ferkimit duke sjellur edhe demtimin e qymeve. Kjo “punë” nuk u la me kaq , por më vonë u mendua të provohej lyerja e tybëve të qymeve me një matrial rreshqitës siç ishte rrëshina e drurëve (kryesisht e pishave)… Kjo gjë ndonse funksionoi , por perseri tingujt ishin shumë të dobët per tu dëgjuar… Duke “vrojtuar eksperiencen” e zmadhimit të zërave në ambiente të mbyllura , u mendua të mbështillej apo mbulohej kupa me lëkur të regjur kafshësh , duke i lenë në mes vrima që të deportonin tingujt , të clët do të “zmadhoheshin” në kupen e mbyllur nën lëkur. Kjo gjetje funksionoi , por lindi nevoja e një mbajtëse të kupës gjatë perdorimit , gjë që ju shtua “kupës”. Majtësja apo shtesa e drurit që ju bë kupës do të sherbente më vonë edhe si vend ku do të lidhej maja e njëres tubë të qymeve të kalit , që më pas kjo do të modifikohej nga një kunj i futur në majen e mbajtëses apo shtesës së kupës , duke e terhequr (shternguar) tuben e qymeve me anen e rrotullimit të kujit , gjë që shtonte ndjeshem tingujt që nxirrte kjo vegël e re muzikore (popullore) , që shpiksit e saj Iliro-Shqiptarët do ta quanin Laud (laudrim , lavdrim). Pasi me këtë vegël muzikore autentike të tyre do të shoqëronin nga njeri shekull në tjetrin , historinë e lavdrueshme të jetës e veprave të tyre me këngët e trimërisë , urtësisë , bukurisë , hijeshisë , dashurisë , krenarisë e mbi të gjitha atdhedashurisë… Simbol i lavdrimit të këtyre veprave me të cilat krenoheshin shqiptarët (kryesisht të veriut të Shqiperisë Etnike) , mbas shekujsh arriten kulmin me këngët e Eposit të Kreshikëve , që këndohen me lahutë , apo siç i thonë edhe sot të vjetrit në Malësi me laudë , pra me veglen muzikore që laudron … lavdron… Është interesant se druri më i pershtatshëm per Lahutë ka qënë që fillim ai i manit , dhe ndonjëherë edhe ai i vishnjes , nderkohë në lahutë gëdhendëshin simbole lokale apo kombëtare , deri ato të “vona”të Skënderbeut (“koka e dhisë”) , shqiponja dykrenore e flamurit kombëtar e tjerë… (Vlenë të thuhet se fjala lavdrim apo laudrim , në hershmërinë e saj rrjell nga fjala latine, Laudetus -Lavdua si psh “Laudetus Gesus Christos”-Lavdu Jezu Krishti ,megjithse sipas të gjitha “gjasave” Lahuta ka “lindur” shumë para Krishtit…).5. Këtë gojëdhënë mendoj se na e “verteton” edhe gjeografi dhe historiani i madh grek Straboni (lindi në vitin 63 para Krishit dhe vdiq rreth vitit 20 pas Krishtit , autori i vepres “Geographica”-Gjeografia i perbër nga 17 libra ), i cili duke pershkruar doket iliro-dardane thotë se ata , ndonse doket i kanë plotësisht të “egra” gjithnjë e kanë kultivuar muzikën dhe kanë perdorur instrumente me frymë dhe me harqe… (Strabonis , libri VII ,5.) , ku Lahuta ka qënë ndër veglat muzikore (me harqe) më të hershme që kanë perdorur Ilirët… Ndersa Ilirologu , arkeologu dhe albanologu i shquar Aleksander Stipçeviq (1930-2015) , e perforcon autoktoninë e Lahutës iliro-shqiptare ,kur shkruan : “…Të kënduarit e këngëve epike me lahutë – aq karakteristik për popujt e sotëm të Ballkanit – ka gjithashtu rrënjët e veta të thella në të kënduarit e rapsodëve Ilirë për veprat heroike të të parëve. Në një kontinuitet të pashkëputur jeton në shumë vise të Ballkanit deri sot melosi popullor ilir , si dhe instrumentet në të cilat muzikantët ilirë kanë ekzekutuar meloditë e tyre.”.6. Muzikologu dhe studiuesi i njohur shqiptar Ramadan Sokoli e pershkruan lahutën si vegël muzikore të Shqiperisë “veriore”, me një kordë prej qimesh kali, të cilës i bihet me hark …. Ndërsa në Shqipërinë jugore , llahutë quhet një vegël tjetër e gjinisë kordofone, e pajisur me katër palë tela, të cilëve u bihet me pendëz. Pra,pavarësisht nga emri i përbashkët, kemi të bëjmë me dy vegla të ndryshme si për ndërtimin e tyre,a shtu edhe për mënyrën e përdorimit, veçoritë e tingëllimit, prejardhjen ose historikun e tyre etj….Lahuta përdoret në ato krahina të Shqipërisë Veriore ku këndohen këngët e kreshnikëve, domethënë nëpër trevat mbi lumin Drin. Nepërmjet shtegëtimeve blegtorale të malsorëve tanë kjo vegël ka zbritur deri në jugun e Lezhës. Kurse nepër krahinën e Matit e të Dibrës nga njëra anë deri në rrethin e Krujës e nepër malësitë e Tiranës , nga ana tjetër përdoret një variant i lahutës (“laurija”) me dy,tre ose katër tela,të cilët nxjerrin tinguj nëpërmjet fërkimit me hark. Një studiues , etnograf dhe klerik shqiptar e pershkruan mrekullisht rendësinë e instrumenteve të muzikës popullore (folklorike) , në mes tyre edhe lahuten kur shkruan : “..Malesori kur merzitet kap fyellin, zymaren apo lahuten dhe i bie duke e percjell me kangë të permallshme. Kendon diten në maje të ndonjë krepi , ose në hije të ahit. I bahet se dielli ka ngel kah e ndie , se zogjtë janë grumbullua rreth tij si të marrun mendësh , se krojet e gurrat kanë ndalue e nuk qesin ujë per mos me ba zhurmë… se shkembinjtë kanë ngreh kryet prej habijet , ndersa hëna dhe yjet e nates i duket se e degjojnë me kënaqesi..”.7. Lahuta veçmas si vegel muzikore popullore e tradites , ka qene “shoqeruese” e malesorve edhe në raste luftrash . Një gjë të tillë e pohon edhe armiku numër një i trojeve shqiptare të Malësisë Madhe e më gjërë Kral Nikolla i Malit te Zi , i cili në poemen e tij “Kryengritja e Malsorvet “ (Malisosrki Ustanak) të vitit 1911 , nga e cila citoj:
“…Kelmendasit …luftojnë rreptë … ,
Gjysa e ketij bajraku kanë lahutat mbas shpine ,
Për me kendue gjatë luftimit ,
Lumnit e veta të fitimit …”.8.
Unë dhe asnjë shqiptar apo ndërkombëtar nuk besoj që e mendon se Kral Nikolla (Petroviç- Krali i Malit të Zi) , ju a ka pasur me hile serbëve (vëllezërve të vet shkije) , kur në keto vargje artistike e mbi të gjitha historike , tregon se lahuta ishte shok i pandar mbas pushkës ndër malësorët e Malësisë Madhe (me këtë rast i kelmendasve) , ku kjo vegël muzikore dhe këndimi me të ishin autoktone iliro-shqiptare…
SERBËT…dhe… LAHUTA
Serbo-sllavët siç dihet janë jabanxhi të zbritur së voni si turma të mjerimit nga Uralet . Autorët e njohur të asaj kohe në veprat e tyre na tregojnë saktesisht se sllavët , kanë filluar të “prekin” trojet ilire në fundin e shek.VI e fillimt të shek.VII (mbas Krishtit), per të vijuar me luftra e tmerre deri në shek.IX , kur edhe u ngulen në disa troje ilire…
Historiani i madh bizantin , i njohur si Prokopi i Çezaresë (i lindur në Çezare të Palestines,fundi i shek.V- fillimi i shek.VI ,pas Krishtit), ishte bashkohës i perandorit të njohur me origjinë ilire JUSTINIANIT. Është autor i tre veprave (Historia e luftrave , Mbi ndertimet dhe Historia e fshehtë). Në librin e tij të VII (Historia e luftrave) ndër të tjera shkruan : “Në vitet 549 -550 (mbas Krishtit) Skllavenët (Sllavët) ,… kaluan per herë të parë lumin Ister…Komandanti i ushtrisë romake në Iliri dhe Thraki hyri në luftë të ashper me ketë ushtri dhe megjithse ajo ishte e ndarë në dy pjesë , romaket u thyen per shkak të sulmit të tyre të papritur , disa prej tyre u vranë , disa të tjer iken në rremujë…Skllavenët i vunë perpara… pas kesaj ata filluan të grabisin pa frikë të gjitha keto vende , në Thraki, edhe në Iliri…Në keto kohë një turmë e madhe Skllavenë (Sllavesh) u derdh në Iliri dhe bëri atje tmerre të paparashikuara… Në kohen e kësaj dyndje grabitqare… Skllavenët u kthyen me gjithë palçken në vendin e tyre…Ndersa ushtria (romake) me urdher të perandorit u ndalua në Iliri , afer qytetit Ulpiana për shkak të kryengritjes së banorëve prej mosmarrveshjeve që i shtynë të krishterët të luftojnë kundër njeri tjetrit (libri VIII). (Qyteti Iliro-Dradan i Ulpianes ,sot ndodhet ne fokusin e arkeologeve , afer Prishtines, N.B.). Perandori Ilir , Justiniani në keto kohë e shikoi vehten disi të “dobtë” në organizimet ushtarake , dhe për ketë nisi një punë të madhe ndertuese e rindertues të qyteteve dhe kështjellave ,veçanarisht në trojet Ilire… (libri IV).9. Ndersa historiani me prejardhje nga Egjypti që u vendos në Konstandinopojë në Kohen e perandorit Herakli (610-641 , pas Krishtit) , Theofilakt Simokata , autor i veprës “Historitë botërore “ , tregon se si skllavenët (sllavët) arriten të marrin qytetin e Singedonit (Beogradin e sotëm). Këtë luftë Simokata e pershkrun në librin VI të kësaj vepre nga e cila citojmë: “ Hagani nga ana e tij kerkoi nga perandori që të vazhdoj paqja. Por meqense perandori nuk i dha rëndesi fjalëve të barbarit , ky menjëherë filloi persëri luften . Hagani urdhëroi skllavenët të ndertonin shumë anije që të mund të kalohej Istri. Por banorët e Signedonit me sulme të menjëhershme shkatërruan atë që kishin ndertuar skllavenët dhe me zjarr bënë që të dështonin perpjekjet e tyre per të ndertuar mjete lundruese. Si rrjedhim i kësaj , barbarët rrethuan Singedonin. Qyteti arriti në një gjendje shumë të keqe dhe kishte shpresa shumë të pakta per shpëtim. Por në ditën e shtatë Hagani urdhëroi barbarët të lënë rrethimin dhe të vinin tek ai. Barbarët kur dëgjuan këtë e lanë qytetin , por pasi moren per çlirimin dymijë dareika ari , rrobe dhe një tryezë të stolisur me ar. Hagani pas kësaj kaloi pesë parasangë (stade) e vendosi lëmin pranë Sirmit , dhe i detyroi shumë skllavenët të nxirrnin lëndë për të pergatitur anije , me të cilat do të kalonin lumin e quajtur Sao…”. Thonë se Prisku iu pergjigj Haganit si më poshtë : “O njeri , ti kryen padrejtësi kundrejt qytetit Signedon. Ti , pasi rrëzove muret , i detyrove qytetarët fatëkeq që të shperngulen . Ki mëshirë pë qytetin , i cili shumë herë ka qenë shkretuar nga ti. Vëri kufi lakmisë sate…”. Por Hagani i zemëruar i nderpreu fjalën dhe iu këcënua se do të shkatërronte edhe shumë qytete të tjera… Kurse Prisku pasi thirri Guduinin dhe i dha ushtri romake , e urdhëroi që ti shkonte në ndihmë Singedonit. Dhe kështu Guduini lundroi në drejtim të këtij qyteti. Dy lumenj rrethojnë Signedonin –Sao dhe Drao (Sava dhe Drava N.B.)…. Por me që nuk i qëndruan dot sulmit të romakëve barbarët u vunë në ikje. Dhe kështu Prisku shpetoi qytetin fatkeq…10. Kjo luftë në mes romakëve dhe skllavenëve (sllavëve) , i perket vitit 593 , por që kjo luftë nuk mbaron ketu pasi skllavenët ndermarrin luftra të tjera kundër Signedonit (Beogradit të sotëm) , deri sa shekuj më vonë e pushtojnë dhe e tjetersojnë thuajse plotësisht. I citova autoret e më siperm antik , per të treguar se kur Lahuta si vegël autoktone muzikore e Ilirëve , kishte shekuj që perdorej dhe me tingujt e saj të “ëmbël e të hillur” , shoqeronte e “trashigonte” jetën dhe historinë e banorëve Ilir në trojet e veta etnike , sllavo-serbët (apo skllavenët siç quhen nga autorët antik) endeshin akoma në kushtet e mbijetesë në Uralet e egra ku edhe janë autokton. Poeti kombëtar At Gjergj Fishta në “Iliaden” e tij shqiptare Lahuta e Malcisë e pershkruan mrekullisht se kush dhe ku ishin sllavo-serbët jabanxhi në Ballkan dhe Ilirët vendali në trojet e tyre etnike , me vargjet e Lahutës të Malcisë:
“……. E atjè larg , po, kah Urali,
Nëpër atò breshta të larta,
Sillej Shkjau, si shkerbé mali,
Tue kerkue per molla t’ tharta,
Kur m’kto vise të Ballkanit
Të Parët tonë, Pellazgtë e motit
Gjân e gjallë kullotshin planit,
Qétë i ngitshin m’fushë të Zotit.
Kishin frone e ligje të mara,
E giatë shtegut t’qytetnimit
Ishin shtý atà larg përpara
Që m’prendverë te rruzullimit.
Prej kah fill zên rriba e Verit
E m’Vezuv t’veshun n’gjineshtra:
Prej kaukazit m’Shkam Doverit,
Kû rri Albjona e pjekë gjinjeshtra,
Fis mâ t’ vjeter kund nuk ká
Se âsht ky fisi n’zâ i Shqyptarit,
Ne mes t’cillit punët e mdhá
Per Europë zunë t’enden s’pari…”.11.
Jo më kot At Gjergj Fishta vepren e tij madhore, Iliaden Shqiptare e ka titulluar Lahuta e Malcisë. Fishta me lahutë në dorë xuni postin në krye të oxhakut . Prej këndej , në dritën e pishësh lotuese në vend të elektrikut , ai tërhoqi vemendjen e të mëdhajve e të vogjëlve , të burrave e të granisë , të shkollarit e të analfabetit , të fshatarit të thjeshtë e të qytetarit dinak, të vetit e të huejit. Të gjithë, pa dallim hapën veshtë dhe e ndigjuen me gojë hapët . E prejse këndoi shqip e këndoi për Shqiptarë , nuk pat si t’i harrojë- as s’kishte si t’i qesë në harresë – elementët përbasë të shoqnisë së kohës , as botkuptimin e njaj shoqnie të vjetër , sa të vjetra ishin trashigimet ilire…12. Lahuta e Malcisë, si dhe vendosja e shumicës së ngjarje historike e heroike të atdhetarisë së shqiptarëve në Malësinë e Madhe nga At Gjergj Fishta , nuk ka qenë e rastësishme… At Gjergj Fishta si një ndër mendjet më të ndritura , ditura dhe patriotike të shqiptarisë i ka dhënë jetë kryevepres tij “Lahuta e Malcisë” pikrisht në trojet e autoktonisë së Lahutës , dhe tingujve të saj që shoqruan ndër shekuj trimerinë , urtësinë , bujarinë , besnikrinë dhe atdhedashurinë e malësorëve shqiptar. Është me vlera të cilësohet se Prof.dr. Zymer Ujkan Neziri (nga Rep. e Kosovës) prej vitesh ka kryer një punë voluminoze dhe cilësore , duke pergatitur 15 vëllime të Eposit të Kreshnikëve , të kënduara me Lahutë nga lahutarët më në zë të Malësisë Madhe e më gjërë. Në ketë punë voluminoze që pati filluar në vitin 2012 , e ndjej vehten “të privilegjuar” pasi kam dhanë edhe unë një kontribut të vogël (para vepres së madhe të Profesor Nezirit) së bashku me mikun tim Sytki Ndrecaj (në atë kohë N/Prefekt) që na mbeshteti në ditët e ketij “rrugëtimi” në Malësi… Profesor Zymer Neziri (së bashku me bashkëpuntorët e tij) , realizoi mrekullisht 15 vëllimet e Eposit të Kreshnikëve , vëllime që i promovoi me sukses kombëtarisht dhe nderkombëtarisht gjatë vitit 2016. Kjo punë cilësore e voluminoze tashma është njohur edhe nga UNESKO , për të cilën jam jo pak i “habitur” se si ky institucion botëror i njohjes dhe ruajtjes së trashigimisë së vlerave të kombeve e popujve , ka arritur të njohë mrekullinë e kendimit me Lahutë (Eposin e Kreshnikëve) si autoktone shqiptare , dhe pas kësaj edhe këndimin “thjeshtë” me lahutë (gusla siç i thonë serbët), si autoktone serbe të Beogradit…
NË NGJASIM TË NJË EPILOGU
Shkjetë jabanxhi si kojshi të shqiptarëve tash më shumë se dhjetë shekuj , dashje pa dashje kanë marrë nga doket , zakonet , por edhe muzika e fqinjëve autokton shqiptar. Si shembull për ketë mendova të marrë kendimin me lahutë. Më kujtohet se në vitet shtatëdhjetë të shekullit njëzetë çdo ditë të diel , në mos gaboj rreth orës dhjetë apo njëmbëdhjetë pa njëçerek , degjonim te ish radio “Titogradi” një kengë me lahutë të kenduar shkjenisht nga një shkja. Kënga zgjaste plot njëçerek ore , dhe ne si malësor (pa menduar më gjatë) na pelqente kjo këngë me lahutë , pavaresisht se nuk dinin se çfar “thoshte” kënga. Kjo sigurisht vinte nga mungesa e transmetimit të këngëve tradicionale me lahutë në radio-Tirana apo radio-Shkodra , të cilat edhe kur transmetojshin (këngë me lahutë) ishin të “shkurtëra” dhe ishin thuajse këngë per partinë (P), për E.H-në e njeriun e “ri” që kishte pjellë dreqi i kuq , gjëra që në vend të na e knaqëshin veshin na e “shurdhonin..”. Sot në pluralizem me “gjysëm”demokraci , kur me taksat tona vijojmë të paguajmë “si frangu pulen” Ministrinë e (anti)kulturës dhe taborrin akademik e me tituj profesor e doktor , duhej që vlerat tona të historisë , kultures , artit e trashigimisë jo vetëm të ruheshin si sytë e ballit , por edhe të prezentoheshin denjësisht para Botës dhe institucioneve të saja , si trashigimi autoktone e kombit shqiptar… E jo ti lihen “mediokritetit” , rastësisë apo ma për dreq…dashakeqsisë… Sidoqoftë Lahutën dhe këndimin me lahutë mund të na e “kopjojnë” fqinjët , por kurr nuk do të munden të na e tjetersojnë… se siç thotë një “fjalë” e urtë popullore ; E drejta mund të vonoj , por kurr nuk mund të harroj”.
Referencat:
1.Visaret e kombit , këngë kreshnikësh e legjenda , vll.II , fq.XI , pergatitur nga At Brnardin Palaj dhe At Donat Kurti , botime Franceskane , Shkodër 2007.
2.At Bernardin Palaj ,OFM , Bota e maleve shqiptare-dokumente historike , zakone doke dhe tradita , fq.107 , botime franceskane , Shkodër 2018.
3.At Bernardin Palaj OFM, po aty… fq.106.
4.At Bernardin Palaj OFM, po aty… fq.106.
5.Gojdhënë e mbledhur nga unë autori i ketij shkrimi N.B.
6.Aleksandër Stipçeviq ; ILIRËT, historia , jeta , kultura , simbolet e kombit, fq.250 , botime Toena-Tiranë 2002.
7.At Gjon Karma , Kerkime ndër malet e Veriut ,fq.261.
8.Botim special i rev. “Leka”me me rastin e 25 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqiperisë , 1937 , fq.29(631).
9.Iliret dhe Iliria te Autorët Antikë , Akademia e Shkencave të Shqiperisë, Instituti i Arkeologjisë , fq.435-438, Pergatitur nga Selim Islami (redaktor pergjegjes) , Frano Prendi ,Hasan Ceka ,Skender Anamali -Botimet Toena ,Tiranë 2002.
10.Iliret dhe Iliria te Autorët Antikë , po aty ,fq.479-480.
11.At Gjergj Fishat , Lahuta e Malcisë , fq.105 , Romë 1991).
12.Parathenia e Lahutës së Malësisë të At Gjergj Fishtës ,fq.XXVII , botim i tretë ,Romë 1991.