Nga Agim Rexhaj/
E nderuar Familja Balaj!
E nderuar zonja Lina Balaj, bashkëshorte e vëllait, mikut, bashkëatdhetarit dhe bashkëpunëtorit tonë, tanimë i ndjerë Zef Balaj!
E nderuar Zonja Mire!
Të dashur David, Gjeraldina, Daniel, dhe Joseph!
……………………
E di që sot është një ditë e vështirë për të gjithë juve, pasi po ndaheni nga njeriu juaj më i dashur i jetës. Po ndaheni me njeriun që ju dha jetë, dashuri, sakrifica, përpjekje mbinjerëzore, e si rezultat edhe LIRINË, Lirinë që i mungonte në vendin e tij ne Shqiperi. Iu dha mirëqenje, atë që nuk e gjente dot në vendin e tij, as ai dhe as prindërit tuaj, qoftë nga ana e Zefit qoftë nga ana e Linës;
Ju dha prosperitet, shkollë, dinjitet njerëzor. Ju bëri të jeni të gjithë, djem e vajza, nipa dhe mbesa pjestarë të familjes së njohur e të nderuar tanimë botërisht në bashkësinë tonë Shqiptaro – Amerikane si:
FAMILJA BALAJ.
Ju po ndaheni nga Zefi me lot e me dhimbje, për atë që ishte ai Burri Ballëlartë, flokëbardhë, që reflektonte burrërinë malësore, vendosmërinë dhe përkushtimin për familjen dhe të afërmit. Ndarja me Zefin tuaj të dashur është e vështirë dhe e dhimbshme.
E megjithatë, kur e dini se çfarë trashëgimie po ju len ai në çdo aspekt të jetës tonë në këtë vend të lirisë dhe begatisë, dhimbja juaj kthehet në krenari dhe emri i tij ju bën dritë ju, nipave dhe mbesave dhe brezave që vijnë. Sakrificat e tij qysh në vogëli e deri në ditën që mbylli sytë kanë qenë dhe mbeten një burim frymëzimi dhe kranarie.
I ndritë Shpirti dhe Lavdi Vepres se Tij!
Të nderuar pjesmarrës, miq e shokë të hershëm e të vonë të zotit Zef Balaj!
Zef Balaj vërtetë ishte një familjar i mrekullueshëm dhe këtë e kemi parë në të gjallë të tij dhe po e shohim edhe sot. Por ai ishte edhe një ndër veprimtarët më të dalluar të Bashkësisë Shqiptaro – Amerikane.
Si një patriot i shquar, një njeri që e donte Shqipërinë dhe Kosovën, si dhe tërë çështjen shqiptare kudo që jemi, ai ishte një ndër njerëzit tanë më të shquar në bashkësinë tonë.
Një Vatran i dalluar që në kohët e hershme, mik i vatranëve tanë më të shenjuar për mirë siç ishte Ingj. Agim Karagjozi e shume Vatran te tjere, ai nuk reshti kurrë duke punuar për të mirën e çështjes shqiptare. Vitet dhe dekadat që punuam bashkë janë të karakterizuara nga përpjekje të pareshtura sa për demokratizimin e Shqipërisë aq edhe për çlirmin e më vonë njohjen e Pavarësisë së Kosovës.
Kontributet e Zef Balajt janë të panumërta, ashtu si vëllau ynë i shtrenjtë Zefi ka qenë i jashtëzakonshëm. Ai kontribuoi e ndihmoi fort Shqipërinë e Kosovën, e deshti me zemër Atdheun e tij e nuk iu dhimbs asgjë me qëllim që kombi ynë të përparojë e lulëzojë.
Zef Balaj ishte zëri i shqiptarëve të Amerikës, përçuesi i shqetësimeve të kombit tonë në demonstratat e fuqishme, protestat e lëvizjet me qëllim mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në trojet tona, për demokratizim e shqiperise, pavaresin e Kosoves, zhvillim e përfaqësim të drejtave te shqiptarëve ne Maqedonin e Veriut, Mali i Zi, Presheve, Çamëri e kudo ku ka shqiptarë.
Zef Balaj u priu protestave të fuqishme në Washington, New York, Detroit, Dejton, , për zhdukjen e komunizmit, demokratizim të Shqipërisë për liri e pavarësi të Kosovës.
Zef Balaj ishte njeri i Zotit dhe financoi gjithë jetën e tij Tempujt e Zotit.Katedrale dhe Kisha Katolike, Kisha Ortodokse shqiptare, Xhami shqiptare, Qendra Fetare, klerikë fetarë të të gjitha feve njohën në çdo kohë zemrën e bardhë të Zef Balajt.
Zefi e ndihmoj Ushtrin Clirimtare te Kosoves, Ushtrin Clirimtare Kombetare ( ne Maqedonin e Veriut, Ushtrin Clirimtare per Presheve, Medvegje dhe Bujanovc.
Me shpirtin e tij të madh, Zef Balaj mbështeti veprimtaritë kulturore: Shkollen shqipe, botime e promovime librash të autorëve nga Kosova, Shqipëria e diaspora në Amerikë e Europë. Artistët, gazetarët, historianët, albanologët, veprimtarët e çështjes kombëtare i shprehin mirënjohje sot Zef Balajt për kontributin e tij të pa kursyer për kulturën kombëtare dhe jetën artistike të komunitetit tonë ne SHBA e dhe shteteve tona ne Shqiperi dhe Kosove.
Zef Balaj ndihmoi kombin e tij duke mbështetur fuqishëm Senatorë e Kongresistë, Ligjvënës e Këshilltarë që mbrojtën Shqipërinë , Kosovën dhe shqiptaret ne trojet e veta etnike: në Senat, Kongres, Shtëpinë e Bardhë, Pentagon e në të gjitha institucionet Amerikane.
Zefi ishte mik i Presidentit Historik te Kosoves Dr. Ibrahim Rugova, ish Presidentit dhe Kryeministrit te Shqiperis Dr. Sali Berisha, i heroit te demokracise Azem Hajdari, i Mandeles shqiptar Pjeter Arbnori, i Arber Xhaferit e shume e shume etj. Ai ishte mik i cdo shqiptari demokrat, perparimtar, i atyre qe mbi gjithca kane idealin kombetar.
Kjo pjesëmarrje masive në funeral tregon se Zef Balaj e deshti dhe respektoi deri ditën e fundit komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara e më gjërë. Në çdo rast, Zefi ishte aty, fisnik dhe njerëzor, patriot e veprimtar, zemërbardhë e kombëtar.
Janë të paktë ata të cilët kanë bërë më shumë në këtë vend për Federaten Pan Shqiptare te Amerikes VATRA.
Por VATRA nuk ishte e vetmja “Vatër” ku “ngrohej” Zef Balaj. Ai ishte një ndër aktivitët më të shquar të Ligës Qytetarë Shqiptaro Amerikane të drejtuar nga i nderuari, ish Kongresmeni Joseph Dioguardi bashkë me zonjën e tij Shirley Cloyse Dioguardi. Kontributi i Zef Balaj, ndoshta si rrallë i ndonjë veprimtari tjetër të komunitetit tonë, shtrihet në të dy organizatat tona më të njohura në Amerike, VATRA dhe LIGA QYTETARE SHQIPTARO AMERIKANE.
E përveç këtij kontributi ai shquhej edhe për ndihmat humanitare të cilat u shtrinë në trojet tona sa në Shqipëri edhe në Kosovë e më tej në trojet e banuara prej shqiptarëve.
Si një sipërmarrës, ai mbetet shumë i njohur për aktivitetin e tij nëpërmjet të të cilit janë ka parë hajrin me qindra familje shqiptare, emigrantë të rinj të sapoardhur, nëpërmjet të mundësisë që ai ju jepte sot kanë ndërtuar një jetë të mirë e të begatshme, këtu në Amerikë.
Është e vërtetë se fjalët e mira janë përherë ato që përcjellin një njeri që ndërron jetë.
Por sikundër në të gjallë të tij, ashtu edhe sot që po i japim lamtumirën e fundit, unë përsonalisht, edhe si individ edhe si bashkë – drejtues i Vatrës, kurrë nuk gjeta një gjest, një veprim apo një sjellje e cila të më bëntë të mos flisja gjithçka të mirë për këtë burrë.
Me këtë rast, i përcjell ngushellimet e mia më të sinqerta, familjes, Juve Zonja Lina, që u rrite dhe plake me Zefin, Ngushellime Zonja Mire ( motra e Zefit), ngushellime fëmijëve, : David, Gjeraldina, Daniel dhe Joseph, nipave dhe mbesave, miqëve dhe dashamirësve, Vatraneve dhe tërë patriotëve tanë shqiptaro – amerikanë këtu dhe të afërmve të tij në Shqipëri e Kosove.
Lamtumire Miku im I dashtun Zef Balaj!
Te qofte i lehte dheu’ i Tokes se lire! Lavdi Vepres tuaj!
Zoti te bekofte! Shpirti yt u preftë në paqë!
Agim Rexhaj! 20 Prill 2022