
Dr. Dritan Demiraj/
Data 24 Mars 1998 është dita që vulosi përfundimisht rrugën e rezistencës së armatosur në Kosovë.
Rrethimi i familjes së Gjeneralit Ramush Haradinaj nga forcat serbe nuk ishte thjesht një operacion ushtarak, por një akt i pastër terrorizmi, represioni ndaj një familjeje që simbolizonte qëndresën dhe dinjitetin kombëtar.
Sulmi ndaj shtëpisë së Haradinajve ishte një përpjekje për të frikësuar, për të thyer moralin dhe për të shuar frymën e lirisë që po rritej çdo ditë në Dukagjin dhe në gjithë Kosovën.
Por historia dëshmoi të kundërtën.
Ajo ditë nuk e dobësoi rezistencën, përkundrazi, e forcoi atë edhe me shume.
Sakrifica, qëndresa dhe vendosmëria e familjes Haradinaj u kthyen në simbol mobilizimi për mijëra shqiptarë që iu bashkuan luftës për liri.
Nga ai moment, lufta nuk ishte më vetëm një përballje lokale, por një kauzë gjithëkombëtare.
24 Marsi i vitit 1998 mbetet një kujtesë e fortë se liria nuk dhurohet – ajo fitohet me sakrificë, guxim dhe besim të palëkundur në të drejtën për të jetuar të lirë.
Lavdi heronjve te Kosoves Luan Haradinaj, Shkëlzen Haradinaj dhe Enver Haradinaj.
Lavdi të gjithë atyre që qëndruan dhe luftuan për Kosovën e lirë.
I paharruar kujtimi i tyre.