
Të nderuar klerikë! Të nderuar dibranë dhe bashkombast të mitë – Sot shënojmë një ditë të shënuar dhe historike për kombet, një ngjarje që kujton guximin dhe sakrificën e këtyre dibranëve trima e të mirë, atdhetar, fisnik dhe që lartësuan me veprën e tyre të humanizmin kombin shqiptar në plejadën botërore.
Sot bota e qytetruar e ka kthyer këtë datë, në një ditë simbol të kujtesës botërore, për mos të harruar krimet që i ndodhen njerzimit në luftën e dytë botërore. Shqipërisë nuk mund të i mungonte dhe kontributi dibran në mbrotje të jetëve njerzore, Dibra krahina që ka qënëgjithmonë në kuvendin e të ardhmes së atdheut tonë të dashur.
Pikrishtë këtu nga kjo rrugë në dimrin e vitit 1943 patrioti Imer Ndregjoni do të merte në dorzim nga patriotët Tiranës Xhemal Herri, dhe Avdulla Mëniku në dorzim familjen hebraike të Emanuel Rubenit të përbërë prej 7 vetash që kishin ardhur nga Beogradi në Tiranë. Besa e shqiptarit është betim që shpiae tije është e mikut dhe e Zotit. Dhe kështu do të vazhdonte rrugëtimi dy ditor nga ky vend drejt fshatit të bukur dhe të egër të Katërgrykëve të Dibrës Lukani përball malit të Runjës, i rrethuar me pyje shekullore të Vanasit e të Bungës. Aty do ti priste Kapiten luftëtari kundra serbëve, i plagosur nga ky armik shekullor, burri i shquar i Lukanit dhe Katërgrykëve Llan Ndregjoni në shtëpinë e tij tre katshe. Por në shërbim të hebrjve do të ishin i gjithë fisi Ndregjonë, do të ishin i gjithë fshati Lukan fiset Brucet, Dervishët, Ndreka e Buci, Totrakët e Lleshët, Loshët e Kokët e Bushet. Por e gjithë krahina e Katërgrykëveme Qafmurrën, Selishtën, Kacninë, të gjithë ishin në gadishmëri për të shpëtuar miqtë që ishin vendosur tek Ndregjonët. Dhe në fund të vitit 1945 këtë familje e mbajti me krenari Trimi i Qafmurrës mikpritësi dhe humani Ramadan Biba në katundin e vjetër të Murrës dhe i cili i përcolli drejt Tiranës ku shkuan në vendin nga kishin ardhur. Dhe kështu u mbyll kjo histori qendrese e humane. Mirnjohjekatërgrykëve të Dibrës, për mbrotjen që u banë hebrenjve! Venerim atyre burrave e grave, që ndanin bukën dhe ushqimin me miqtë e largët por të kërkuar nga nazizmi gjerman, Mirnjohje këtyre burrave e grave që u banë pjesë e mbrotjes së miqve. Jam krenar që jam Lukanjak, Katërgrykas, Dibranë.Ndregjonet, Biba dhe katërgrykët u banë lavdi e Dibrës për këto vlera kombëtare.
Ne e nderojmë këtë ditë , sepse ajo është një dëshmi e lavdisë së kombit shqiptar dhe e qëndresës ndaj çdo pushtuesi, pamvarsishtregjimit dhe ideologjisë që mund të imponoheshim.
Ne sakrifikuam për të ju siguruar lirinë dhe jetën hebrenjve, por me largimin e trupave naziste ne u ndodhëm vetë si kombe përball një diktaturë të egër si nazizmi diktatura e kriminelit Enver Hoxha. Cfarë u ndodhi këtyre qëndrestarve, humanistëve, dhe fisnikëve të Dibrës, Patrioti Llan Ndregjoni do të vritej në vitin 1946 në përpjekje me kriminelin Shefqet Peçi, do të i vritshin djalin Xhevitin, 18 vjeçar, dhe djalin e xhaxhit Xhetanin 24 vjeçare, atë kullë që kishte mbrojte hebrejtë barbarët komuniste do ta digjnin si kulle e armikut të komunisteve. Ramadan Bibën sëbashku me Imer Ndregjonin do ti arrestonin dhe do të i dënonin me dhjetra vite burg, duke i dërguar në kënetën e Vloqishtit në Korçe ku do të dilnin të sakatuar nga ai gulak ku kryeheshintortura çnjerzore. Dhe ne trashgimtarët e tyre do të provonim luftën e klasve një torturë çnjerzore që vetëm komunizmi enverist shqiptar e provuam. Ne antikomunistët fisnikët shqiptar provuam dhe mbas pluralizmit një përcundim të kësaj klase politike. Askush nuk e ka çuar ndërmend se 35 vite më vonë pasardhësit e Byrosë Politike do të drejtojnë vendin, do të kenë në dorë ekonominë do të bënin ligje dhe do të vijonin të vendosnin fatin e shqiptarve. Askush nuk e mendonte se drejtuesi Partisë që Ekzekutoi Llan Ndregjoni, dënoi me dhjetra vite burg Ramadan Bibën dhe Imer Ndregjoni do të ishte sot në Izrael duke folur për antisimetizmi, pa i nderuar këto burra që nderuan Shqipërinë, dhe pa u kërkua falje për ekzekutimet dhe burgimet që u kishte bërë partia e tije. Askush nuk e kishte menduar se 6000 shqiptarë sdo të kishin një varr në tokën e tyre se partia që i zhduki, do të sundonte me pasardhësit e enveristëve. As kush se kishte menduar se Partia e parë opozitare që u krijua në dhjetor të 90 do të i bashkohej Partisë sundues rilindjes komuniste, që mos ti dënonte krimet e komunizmit siç bëri europa. Nuk mund të ndërtohet demokracia me muratorë të ferrit komunistë, nuk mund të mbrohet liria me dhunuesit e drejtave të njeriut. Sot flitet për drejtsi për dëshmorët e partisë, dhe jo për vlerat e larta të kombit shqiptar siç janë këto dibranë trima e fisnikë
Po e mbyll fjalën time me një shprehje të Martin Luter Kingut Një padrejtsi në çfardo vendi, është një kërcnim për drejtësinë kudo!