
Dr. Dritan Demiraj/
Sot së bashku me Prof Selaundin Sinanin dhe Erjon Telin realizuam një vizitë në Hagë tek heronjtë e luftës të Pavarësisë.
Sot ishte një ditë me emocione të forta dhe të veçanta, pasi pas gjashtë vitesh pata mundësinë të çmallem më në fund me çlirimtarin e Kombit tonë, Gjeneral Rexhep Selimi në Hagë.
Surpriza ishte e madhe kur takuam edhe Shqipe Selimin, zonjën e hekurt.
Është thellësisht e dhimbshme të përjetosh burgosjen e atyre burrave që dhanë gjithçka nga vetja për t’i sjellë Kosovës dhe kombit shqiptar atë që është më themelorja për çdo popull: lirinë dhe pavarësinë.
Sot, në zemrën time u ndërthurën dhimbja dhe krenaria. Dhimbja për padrejtësinë që po përjetojnë, por edhe krenaria për sakrificën, qëndresën dhe historinë e tyre të lavdishme.
Ata nuk e meritojnë këtë padrejtësi. Përkundrazi, meritojnë admirim, respekt dhe mirënjohje nga çdo shqiptar që e ndjen veten pjesë të këtij kombi.
Ju presim me padurim të riktheheni pranë familjeve tuaja, por edhe pranë nesh, njerëzve që nuk do ta harrojnë kurrë kontributin dhe sakrificën tuaj për lirinë e Kosovës dhe dinjitetin kombëtar shqiptar.
Lavdi luftës çlirimtare dhe respekt për çlirimtarët e kombit!