Të dashur miq, ju kërkoj që të lutemi me shpirt për miken tonë të mirë Rozi Theohari. A ju ka rënë në sy mungesa e Rozit? Gazetat e komunitetit janë përpjekë që të mos e shpallin mungesën e Rozit, duke risjellë nga arkivi shkrime të saj. Miqtë në mesazhe e telefonata kanë folë dhimbshëm mes tyre për Rozin. Por, nuk mund ta mbulojmë me heshtje dhimbjen.
Gazetarja, shkrimtarja, poetja, vatrania, Rozi Theohari, eshte duke kaluar caste te veshtira ne Nahant Hospital Jesmond Nursing House ne Boston, ne adresen:
271 Nahant Rd, Nahant, MA 01908
(781) 581-0420
Le të lutemi për shpirtin e Rozit tonë të mirë, që me shkrimet e saj, essetë, poezitë,tregimet, romanet, përkthimet, përcolli vetëm mesazhe mirësie.
Rozi, ashtu sic u lute ti per shpirtin tim ne Kishen orthodokse ne Lynn,ne kohen e semundjes sime, kur i kerkove priftit te lutej per editorin e Diellit, ashtu dhe une i lutem Zotit per lehtesimin e vuajtjeve me te cilat po perballesh ti motra ime! Lutem me shprese se do ta perballosh te keqen!(D greca)
KUSH ËSHTË ROZI THEOHARI?
Rozi Theohari është shfaqur në fushën e letrave shqipe në vitet ’60 të shekullit të shkuar. Provoi gjini të ndryshme të krijimtarisë si: vjershat humoristike, tregimin humoristik për të rriturit dhe për fëmijet. Për lexuesin e rritur ka botuar librat: “Telashe nga emancipimi” (1969), “Në mungesë të gruas sime” (1973), “Shoku Ndriçim hapi kasafortën” (1977), “Pa diagnozë” (1978), “Teto Kalina” (1990). Në vitin 1987 ka shkruar skenarin e filmit artistik “Familja ime.” Për lexuesit e vegjël ka botuar dy përmbledhje me tregime. Rozi emigroi ne Amerikë në vitin 1994 me familjen e saj. Përvec dy fakulteteve, atij Ekonomik dhe të Historisë e të Filologjisë, të kryera në Universitetin e Tiranës, në vitin 2000 ajo perfundoi me sukses e u diplomua nga North Shore Community College në Lynn, Mass, USA, në degën “Artet Liberale.” Emri i Rozi Theoharit u vendos në Librin e Nderit “The National Dean’s List”, 1997-1998, si studente e dalluar dhe e nderuar e kolegjeve amerikane. Që prej 13 vjetësh në Amerikë vazhdon të jetë anëtare e shoqërisë së nderit “Phi Theta Kappa”. Në vitin 2002 ajo botoi në anglisht vellimin me poezi “Tëo Halves”, në vitin 2003 botoi në anglisht e shqip poemën “Rozafat”, në vitin 2004 romanin “Lajthitje dimërore”, në vitin 2005 librin “Mbi thinja fryn erë”, ne vitin 2006 librin publicistik “Jehona Skënderbegiane”, në vitin 2007 vëllimin poetik “Rozafa’s Tears On The River Drina” në tri gjuhë, anglisht, rumanisht dhe shqip, në vitin 2008 librin “Më shumë se një jetë”. Rozi vazhdoninjë aktivitet të mirë letrar në USA. Ajo është anëtare e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, anëtare e Shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë dhe ka botuar në vazhdimësi në Gazetën DIELLI, Illyria dhe në revistën “Pena” të të shoqatës së Shkrimtarëve. Po ashtu, boton në gazetën shqiptaro-amerikane “Illyria” . Ka qenë pjesmarrëse e përhershme në aktivitetet kulturore të shtetit të Massachusettsit. Për vitin 2005 Rozi Theohari është nderuar nga Shoqata e shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë me çmimin “Pena e Artë” për librin “Mbi thinja fryn erë”. Rozi Theohari në vitin 2006 fitoi Honour Prize në Konkursin Letrar Ndërkombëtar të “Maison Naaman Pour la Culture”, duke u bërë dhe Anëtare Nderi e kësaj shoqate.
Katër libra të Rozit ndodhen në Bibliotekën e Kongresit Amerikan në Washington DC.
EMIGRANTI USA. says
Zonja Rozi THeohari, nuke ka nderuar vetem vehten, familen dhe prinderit e saj, por gjithe shqiptaret kudo, brenda e jasht vendit. Ndersa ne, shqiptaro amerikaneve na i ka ngritur lart emrin te qenit shqiptare, para popullit amerikan dhe kombesive te tjera. I lutem Zotit, Jezu Kristit ti jape force, shprese dhe tja largoj te keqen qe i ka rene dhe te kethehet sa me pare shendosh e mire prane familjes, te afermeve dhe gjith shqiptareve, per te shkruar e krijuar vepra letrare ashtu sic di te bej ZONJA ROZI.
arber says
vite .vite me pare kemi punuar bashke(1967)nje zonje fisnike,e zgjuar,krijuese letrare,e sjellshme dhe si dardharet mjafte simpatike.do ti uroja Rozit shendet sepse e duan te afermit,miqet dhe shoket e duan e dhe lexuesit.Rozi eshte afirmuar si nje aktiviste e ceshtjes kombetare