NDËRROI JETË ATDHETARI LEKË GOJÇAJ, KRYETARI I VATRËS NGUSHËLLON FAMILJEN-Me hidhërim të thellë njoftohet Komuniteti se të Martën me 4 Gusht 2020 ka pushuar së rrahuri zemra e Lekë Gojçaj, njeriut të dashur, atdhetarit të shquar, që është identifikuar me Shënjtëreshën Nënë Tereza. Ai së bashku me vëlla Pashkun (i ndjerë) sponsorizuan dhe vendosën Shtatoret e Shenjtëreshës me gjak Shqiptar NËNË TEREZA, që nga Amerika(New York-Michigan) e deri në Trojet Etnike, si Tuz, Prishtinë, Mitrovicë, Strugë etj.
Lek Gojçaj u lind në Sukruq të Malësisë me 7 Shkurt 1939, u nda nga jeta në moshën 81 vjeçare.
Njoftohet komuniteti se shërbimet funerale do të kryhen ditën e Enjte, 6 Gusht 2020, nga Ora 2 PM- 9 P.M. në Shtëpinë Mortore YORKTOWN FUNERAL HOME, që ndodhet në adresën:
945 EAST MAIN STREET, YORKOWN, NY 10588.
Mesha e DRITËS dhe Salikimet e fundit do të kremtohen ditën e Premte, me 7 Gusht 2020 ,duke filluar nga Ora 11. A.M. në Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale,NY. Pas Meshës arkmorti me trupin e të ndjerit do të përcillet për në varrezat “GATE OF HEVEN”, që ndodhen në adresën:
10 West Stevens Ave, Hawthorne, NY.
Në Shtëpinë Mortore duhen respektuar rregullat që dikton Pandemia e COVID-19. Është e detyrueshme përdorimi i maskave dhe respektimi i distancës sociale.
- Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës z. Elmi Berisha në emër të Kryesisë dhe Këshillit të Vatrës i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Gojçaj për humbjen e njeriut të tyre të dashur, mikut të Vatrës, një patriot i devotshëm që punoi pa u lodhur për çështjen Kombëtare. Pushoftë në Paqë shpirti i Tij!