LEPENICA,NJË JETË E SHKRIRË PËR ÇAMËRINË OSE FAKTOLOGJIA E NJË LIBRI SHTERUES TË ENVER MEMISHAJT/
NGA QAZIM SHEHU/
Studiuesi Enver Memishaj, me kohë po e përvijon dhe plotëson portretin e vet si një studiues serioz me libra që gjithnjë e më tepër sillen në vëmendjen e lexuesit për vlerat interesante dhe të reja që ato sjellin.Ai ka prurë në vëmendje figura të panjohura të historisë duke kryer kështu një detyrë që mbart vlera të çkykjes së kujtesës sonë të mpirë nga harresa,apo frikërat ideologjike.Të pesëmbëdhjetë librat e tij flasin jo vetëm për një punë skrupuloze dhe të detajuar e strukturuar në metoda shkencore të zbulimit ,vëzhgimit dhe sistemimit, po edhe për një tërheqje të lexuesit ndaj tyre.Në këtë hulli vjen edhe libri i tij I fundit shkruar me një kulturë të gjërë të faktologjisë.Por duhet thënë se, faktologjia e tij nuk mbetet e thatë ,as evidentuese në magazinimin e ngjarjeve;përkundrazi ajo vjen e mishëruar përmes interpretimeve dhe përqasjeve duke i bërë një prerjerje arsyetuese historisë sonë kombëtare dhe duke i sjellë ngjarjet e individëve përmes konteksteve kohore.Në këtë kuptim, librat e tij plotësojnë boshllësi dhe sjellin një kontribut të çmuar në krijimin e jë vizioni më të plotë të njohjes së historisë sonë kombëtare.Në librin e tij për Fejzo Lepenicën ,autori ndalet tek kjo figurë me pathosin e një studiuesi duke synuar të na e japë atë me gjithë dimensionet e tij,aq sa kur e mbaron librin, vetiu mund të shprehesh se nuk mund të ketë më për të thënë dhe kjo është një nga arritjet përmbajtësore të librit të tij.
Fejzo Lepenica ishte vlonjat,po çështjen e Çamërisë martire e quante një çështje kombëtare,dhe, jo vetëm kaq ,ai luftoi për të me konseguencën e një njeriu të ditur dhe patrioti të kulluar që kjo plagë e madhe ,dramë kombëtare, të mos mbetej në heshtje si çështje e harruar.Kjo është pikërisht një veti e ndritur e karakterit dhe formimit të tij.Me shkrimet e tij ai denoncoi gendocidin grek dhe për këtë vuajti internimet nëpër ishujt e Greqisë.Si një politikan liberal,si një njeri me shpirt të lirë ai ra gjithashtu në kundërshti me regjimin e Zogut dhe vuajti burgosjet e tij.I burgosur në Shqipëri dhe në Greqi,për shkak të bindjeve të tija kombëtare dhe liridashëse, po gjithnjë i pamposhtur dhe kurajoz për të mose mbyllur fjalën në kuvlitë e regjimeve të egra,kjo është motoja dhe tipari karakteristik i jetës dhe veprës së tij.Me dhjetra shkrime të tij marrin në mbrojtje të drejtat e popullsisë came, të drejta që ua garantonte edhe kushtetuta e Greqisë,por që në realitet shtypeshin dhe nëpërkëmbëshin në mënyrë mizore.Fejzo Lepenica silkur e parandjente epilogun tragjik të votit 1944 kur Greqia raciste do bënte spastrimin etnik të kësaj krahine të famshme dhe ekzodi biblik i çamëve do merrte përmasat e një dhimbjeje të paduruar.Genocidi i 44-ës ishte kulmi, ndërsa ai në të vërtetë kishte filluar më parë dhe në shkrimet e veta Lepenica akuzon jo vetëm shtetin grek po edhe shtetin shqiptar të asaj kohe.Ai me këmbëngulje kërkon hapjen e shkollave shqipe në Çamëri,pjesëmarrjen e çamëve në administratën greke, denoncon shpronësimet dhe përzënien e heshtur të çamëve përmes traktateve të padrejta.Dhe në fjalën e tij ndihet jo vetëm pikëllimi e dhimbja për këtë, po edhe grishja për tu mobilizuar një opinion i tërë shqiptar e ndërkombëtar që të mbrohej kjo popullsi martire e shkëputur nga trungu amë padrejtësiht dhe e lënë në mëshirë të fatit në kthertat e një shteti gjenocidist, racist dhe të kapluar nga ethet e tejskajshme të një nacionalizmi më se primitiv.Artikujt e tij dërgohen nga qytete të ndryshme të Greqisë dhe mbulojnë, sa ishte e mundur ,një të vërtetë që tronditej nga nga dita në ditë prej atyre fakteve kobzeza.Fejzo Lepenica shfrytëzoi shumë gazeta si”Shqiptari i Amerikës”,Gazeta e Korçës,”Koha””Demokratia”,” Drita”,”Ora e maleve”,Shkodër,gazeta “Elbasani”,etj.”Çamërit po shuhen”këlthet ai dhe çdo ditë e vendos penën dhe guximin e tij prej intelektuali të ndritur në shërbim të kësaj çështje të madhe.Klithma dhe thirrja e tij ishte sa kombëtare aq humane dhe e drejtë duke na bërë edhe sot të gjithë ne t`u rikthemi me interes shkrimeve për Çamërinë, për të mos e harruar kurrë atë.Vemë re se Fejzo Lepenicën nuk e tremb asgjë edhe pse internohet dhe burgoset, edhe pse kërcënimi qëndron mbi kokën e tij ditë e natë.Fejzo Lepenica nuk ishte vetëm një njeri i penës po edhe i veprimit konkret patriotik duke marrë pjesë në aksionin kombëtar në luftë kundërtë huajit.Ai merr pjesë në Luftën e Vlorës të vitit 1920 që është një ngjarje madhore e historisë sonë kombëtare,me guxim denoncon vrasjen e general Telinit nga bandat greke etj.
Atdhetarizmi i këtij patriotitë shquar është i madh, por figura e tij e kompletuar dëshmon se atdhetarizmi bëhet më i ndritur, më i pranueshëm kur ai mbruhet me dije dhe e di se për çfarë lufton,kur i ke të qarta rreziqet dhe nuk u shmangesh atyre edhe pse shpesh here ato bëhen kaq të pranishme dhe kërcënuese deri me jetë.Ky tipar, ashtu si edhe shumë tipare të tjera të Fejzo Lepenicës evidentohen nga autori duke ndjekur një rrjedhë kohore të mirëpërcaktuar përmes dokumentimit dhe faktit që e çojnë autorin Enver Memishaj në përqasje dhe ide të rëndësishme kombëtare.Vitet e përgjakshme të kësaj historie që shkruan dramën kombëtare zgjeruan mushkëritë e një aspirate të fuqishme në aktetet e këtij njeriu dhe të të tjerëve si ai.Dhe kjo nuk mund të bëhet ndryshe, veçse në përvijimin dhe mbarështrimin e fakteve kurajoze të këtyre njerëzve.Duke e paraqitiur Fejzo Lepenicën në sfondin kohor ,autori, patjetër, në mënyrë të natyrshme bën një ekspoze të atyre ngjarjeve ku Fejzo kishte protagonizmin e vet luftarak,po ku edhe shumë të tjerë u gjenden përkrah tij si patriotë të Vlorës po edhe të Çamërisë.Jeta e tij e ndërlidhur midis Vlorës dhe Çamërisë është jeta e një martiri që nuk mund të shkruhet pa këto dy krahina të bekuara.Tensionimi dramatik i kësaj jete nuk mund të kuptohet pa sfondin e atyre ngjarjeve dhe kontrakdiktave të kohës që lidheshin me ngatërresat ballkanike dhe ndërkombëtare.
Memishaj kërkon gjithnjë një subjekt pasi objektivitetin e tij e ndërton mbi të ndodhurën.Ky subjekt është njeriu shqiptar i atyre viteve të vështira me dashurinë për vendin, për familjen, me punën përkushtimin, i cili e kupton se asgjë nga këto që përmendëm nuk do kishte vlerë pa lirinë e trojeve amtare.Kjo buron si një poetikë e nënkuptuar mbresëlënëse që ndihet dhe perceptohet nga leximi edhe pse libri është studimor dhe në librat studimorë fakti gjithnjë mbetet i tillë dhe nuk e lejon trillin.Libri është zhvillimi logjik i kohës përmes alogjikës absurde të pushtimeve dhe regjimeve dhe nxjerr në pah pikërisht këtë, duke kërkuar unitetin e fakteve të mbjella në parcelat kohore.Barbaria dhe mizoria e regjimeve në Shqipëri gjithnjë kanë sjellë privime dhe veprime monstruoze kundër idealistëve të kulluar,një ide qartësiht e zhvilluar në librin e Memishajt; po barbaria e Greqisë kundër Çamërisë ka prurë një genocid me përmasa tejet biblike.Vepra të tilla,e pesëmbëdhjeta në radhë, përbëjnë gjithmonë një premisë për të njohur vertikalisht çështjen kombëtare ku arrihet në një pike fondamentale:Në momente të vështira gjithnjë janë gjetur njerëz që kanë ditur dhe kanë mundur t`i dalin zot asaj dhe ta ngrenë çështjen kombëtare në një kult besimi, larg çdo mistifikimi të panevojshëm për brezat që vijnë e do të vijnë.Këto mesazhe sjell edhe vepra edhe jeta e Fejzo Lepenicës duke apeluar që të mos e harrojmë kurrë çështjen çame edhe pse gënjeshtrat e avokatëve të djallit kërkojnë ta lidhin atë me gjasme justifikimet ligjore që nuk janë gjë tjetër veçse një alibi vrastare për të justifikuar krimin e pashëembull ndaj kësaj popullate të pambrojtur.Blloku i hollësive për këtë çështje është solid dhe i vërtetë ngjethës e tragjik.Jo vetëm në shkrimet e Fejzo Lepenicës po edhe në mënyrën sesi autori i ka zgjedhur e hulumtuar ato duke sjellë dëshmi të reja autentike dhe duke plotësuar një mungesë në historinë e njohjes së Çamërisë.Në këtë libër po edhe në libra të tjerë,autori Enver Memishaj na jep informacion të pasur mbi Labërinë,Çamërinë,kulturën, traditat,njerëzit, fiset,traditat zakonet dhe mbi të gjitha ,skalit patriotizmin e njerëzve të tjhjeshtë e liridashës.qëllimi i autorit hetohet lehtë dhe manifestohet përmes materialeve burimore, larg çdo sajese apo mitizimi,ai është qëllimi i studiuesit që përdor faktologjinë duke thirrur interpretimin ,kjo është e nevojshme.Faktologjia është e para.Pra, ai e fton lexuesin që të ecë me imagjinatë në kohë,në vite, në ngjarje dhe pastaj të mendojë vetë.Dhe jam i sigurtë se lexuesi mendon mirë kur një autor i sprovuar ,siç është Enver Memishaj, arrin ta bëje lexuesin të mendojë jo vetëm ti japë kuriozitetin e zakonshëm e të jashtëzakonshëm të një kohe dhe të protagonistit të rëndësishëm të saj, siç ishte Fejzo Lepenica…