Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë-Dega Tiranë/
Nr. 5 Prot/
Tiranë, më 21 korrik 2016/
Letër e hapur/
Drejtuar: Zotit Donald Lu-Ambasador i Shteteve të Bashkuar të Amerikës-Tiranë/
I nderuar zoti Ambasador,/
Më datën 05.06.2015 ju kemi dërguar, për dijeni, shkresën tonë me numër protokolli 5, datë 20.06.2015, drejtuar komisioneve te Dekriminalizimit dhe atij të Reformës në Drejtësi pranë Kuvendit të Shqipërisë me anën e të cilit kërkonim që në ligjet e Dekriminalizimit dhe Reformës në Drejtësi të ketë një nen ku nuk lejohet që një ish-anëtar i trupave gjykuese të regjimit komunist që ka dhënë dënime të padrejta për motive politike, të bëjë pjesë në organet e larta të drejtësisë si në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, madje edhe në gjykatat e shkallës së parë dhe ato të apelit. Gjithashtu të mos bëjnë pjesë në organet e prokurorisë, si në atë të përgjithshme ashtu edhe në ato të rretheve. Po ashtu largimin e tyre nga të gjitha hallkat e pushtetit legjislativ dhe atij ekzekutiv. Një gjë e tillë do të tregonte se vendi ynë po ecën me të vërtetë në rrugën e demokracisë së vërtetë dhe po shkëputet nga influenca e mentalitetit komunist që ekziston në çdo qelizë të vendit tonë. Një gjë të tillë e bëmë bazuar në ligjin numër 7514, datë 30.09.1991 “ Për pafajsinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë” në të cilin në dy nenet e para thuhet:
Neni 1
Jane te pafajshem dhe quhen te padenuar per efekte morale, politike, sociale dhe ekonomike te gjithe personat qe jane denuar per agjitacion e propagande kunder shtetit, per arratisje, per sabotim, per krijimin ose pjesemarrjen ne organizata politike, per moskallezim te krimeve kunder shtetit; ata qe jane denuar per shpifje dhe fyerje kunder organeve me te larta te shtetit e te partise, per shkelje te dekretit nr.7459, date 22.1.1991 “Per respektimin dhe mbrojtjen e monumenteve qe lidhen me historine kombetare dhe te simboleve shteterore”, si dhe per shkelje te dekretit nr. 7408, date 31.7.1990 “Per mbledhjet, grumbullimet dhe manifestimet e shtetasve ne vendet publike”.
Neni 2
Jane te pafajshem te gjithe shtetasit shqiptare qe jane arratisur nga Shqiperia gjate luftes ose pas Çlirimit te vendit deri me 8 maj 1990, per shkak te bindjeve ose te veprimtarise se tyre politike me perjashtim te atyre qe kane kryer akte terroriste e diversioni, kur keto vepra kane sjelle vdekje ose pasoja te tjera te renda. Te tjeret amnistohen.
Atëherë si ka mundësi që sot në Shqipëri ish-gjykatësit, ish-prokurorët, ish hetuesat, ish-operativët e Sigurimit të Shtetit diktatorial, që kanë hartuar akuza false apo na kanë dënuar në mënyrë të padrejtë, duke shkelur ligjin e mësipërm, të jenë në krye të pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor? Ju do të thoni se kush janë ata. Ne i dimë, por edhe ju i dini. Sot ata ndodhen ne krye të komisioneve të Kuvendit të Shqipërisë, në krye të organeve qeveritare, në krye të tre shkallëve të gjykatave madje edhe ne Gjykatën Kushtetuese. Vallë a u shua Shqipëria dhe nuk paska kuadro te reja që kanë përfunduar dhe laureuar në universitetet më të mira të botës perëndimore, qofshin këta socialistë apo demokratë, që të zëvendësojnë “xhaketat e vjetra dhe të diskredituara” të sistemit të përmbysur totalitar?
Këto ishin arsyet e shkresës së mësipërme por, për fat të keq, nuk morëm asnjë përgjigje nga komisionet në fjalë. Nuk dëgjuam asnjë deputet t’i zinte në gojë këto kërkesa. Prisnim që ju të na kishit kthyer një përgjigje e cila, sipas mendimit tonë, duhej të ishte në përkrahje të nismës tonë por, me keqardhje, edhe kjo nuk mbërriti. Përse? Këtë e dini vetëm ju.
Ju bëjmë me dije, zoti ambasador, se shoqata jonë është shoqata më e vjetër në Shqipëri e të përndjekurve politikë. Eshtë pasuesja e shoqatës së krijuar më 28 prill 1991 me në krye të paharruarin Osman Kazazi që ka shtrirje në të gjithë teritorin e republikës. Është shoqata që duke iu referuar shifrave zyrtare të shpallura nga Komisioni tre palësh i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Komitetit Shtetëror të të Përndjekurve Politikë dhe Shoqatës Kombëtare të të Përndjekurve Politikë, përfaqëson:
Të ekzekutuar 6.023 persona
- Të vdekur në burg 1.065 “
- Të burgosur 17.300 “
- Të sëmurë mendorë 260 “
- Të internuar 90.000 “
- Të vdekur në internim 10.000 “
Shtojmë se nga të vdekurit në burgje dhe internim rreth 8.000 nuk kanë ende një varr ku familjarët të derdhin dy pika lot apo të vendosin një tufë me lule. Shtojmë gjithashtu se shoqata jonë është anëtarja e vetme e Shoqatës Ndërkombëtare të të Burgosurve Politikë dhe Viktimave të Komunizmit me qendër ne Berlin dhe që përmbledh në gjirin e saj 16 shoqata të përndjekurish politikë nga ish-vendet komuniste të Europës Lindore.
Të përndjekurit politikë, zoti ambasador, kanë patur, kanë dhe do të kenë një simpati të veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata gjithmonë shpresën për një Shqipëri me të vërtetë demokratike e kanë patur tek ky simbol i demokracisë. Për këtë ata luftuan dhe u sakrifikuan gjatë periudhës gati gjysmë shekullore të sundimit komunist, pasi kishin bindje se vetëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’u vinte Liria Në këtë vend jetuan, punuan dhe u prehën shumë nga burrat e shquar të vendit tonë. Të përndjekurit politikë janë aleati më i besueshëm i vendit të demokracisë.
Lidhur me sa më sipër më lejoni t’ju tregoj një rast të jetës time në të kaluarën. Ishte viti 1951. Së bashku me dy shokë të klasës time, të nxitur edhe nga aeroplanët e NATO-s që hidhin trakte që përmbanin thirrje për revoltë, formuam një organizatë antikomuniste që shpërndante trakte në qytetin e Vlorës. Ishim të moshës 15 vjeçare, në klasën e parë të shkollës së mesme. Arrestohemi dhe mbyllemi në qeli. Gjatë hetimit hetuesi më pyeti:
- A je penduar?
Unë iu përgjegja shkurt:
Më vuri para letër dhe penë dhe më tha :
Unë shkrova deklaratën e mëposhtme:
Deklaratë
Unë, Reshat Kripa, nga Vlora dhe banues po në Vlorë, në lagjen Vrenez, mbasi u pyeta prej hetuesit që proçedohem si pjesmarës dhe element kryesor i grupit me pseudonim “Atdhetari” që përbëhet prej meje, Myrteza Baboçit dhe Jorgo Beshos, në se jesh penduar për fajet e kryera kundër pushtetit ju përgjegja si më poshtë:
Unë Reshati deklaroj se rrugën që kam ndjekur duke treguar aktivitet kundër pushtetit, e quaj të drejtë për deri sa gjendja në vëndin tonë nuk ka ndryshuar dhe se unë këtë ndryshim e pres nga t’arratisurit e jashtë shtetit anglo-amerikanët etj.
Këtë deklaratë e shkruaj dhe e nënshkruaj vehtë pa u imponuar sepse janë deponimet e mia.
Deklaron i burgosuri
Reshat Kripa
Vlorë më 11-VIII-1951
Origjinalin e kësaj deklarate mund ta gjeni në dosjen time me numër 8445 pranë Arshivës së Ministrisë së Brendëshme dhe për këtë keni autorizimin tim për ta kërkuar.
E solla këtë shëmbull për t’ju treguar se kush kanë qenë Shtetet e Bashkuara te Amerikës për mua dhe për të gjithë të përndjekurit e tjerë. Ndaj, t’ju them të drejtën, u habita kur ju pashë pranë një grupi anonim përfaqësuesish të një të ashtuquajture “shoqëri civile” të financuar nga SOROS-i. U habita pasi pashë se midis tyre kishte shumë individë që dikur iu ishte ngjirur zëri duke thërritur kundër Shteteve të Bashkuar të Amerikës apo pinjollë të tyre dhe që tashti, çuditërisht na qenkan kthyer në dashamirës të mëdhenj të atij shteti të madh. Pjesmarrja juaj në të dhe heshtja po juaja kundrejt shkresës tonë na le shumë dhimbje. Po mundët, përgjigjuni.
Të gjithë jemi dakord se vendi ka nevojë për një reformë të vërtetë në drejtësinë shqiptare që është mbuluar nga korrupsioni. Por kjo reformë duhet të fillojë qysh nga periudha totalitare dhe deri në ditët tona. Në të kundërt ajo nuk do të jetë një reformëdemokratike dhe reale për vendin tonë. Ne kërkojmë që reforma në drejtësi të mbështetet në rezolutat numër 1096 (1996) “Mbi masat për të çrrënjosur trashëgiminë e sistemeve të mëparshme komuniste totalitare” dhe numër 1481 (2006) “Nevoja për ndëshkimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste” të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës si dhe në rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në tetor 2006 “Për dënimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist në Shqipëri”.
Këtë letër mendova të mos ua dërgoja direkt juve por ta botojë në median e përditëshme dhe atë online për të pritur përgjigjen tuaj, në rradhë të parë, dhe më pas opinionet e lexuesve.
Me respekt
Kryetari
Reshat Kripa
Adresa: Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve
Antikomuniste Demokratë të Shqipërisë
Dega Tiranë
Builevardi “Dëshmorët e Kombit”, godina 3
Tiranë
E-mail:kripareshat@yahoo.com
lek mirakaj says
bashkohem plotesisht me kerkesen e z.reshat kripa.nuk mund te konsiderohen gjykates te pavarur ata qe kane qene pjese e organeve te dhunes dhe qe nuk kane dhen asnjehere drejtesi.25 vjet jane mese te mjaftueshme per te krijuar nje trup punonjesish te drejtesise ne te gjitha hallkat me njerez te pa implikuar me krimet e komunizmit.z. ambasador!z. kripa ju eshte drejtuar ju si perfaqesues i ish te persekutuarve politike,une ju drejtohem si ish i persekutuar dhe si qytetar amerikan dhe ju duhet te me pergjigjeni.me respekt lek mirakaj
Jakov from Israel says
Sikur Luluja te mos i kishte syte si bajame ,do beja be e rrufe se ky ishte ose Aranit Cela i Dulles ose gjeneral Haznedari qe benin shantazh ,kecenonin new vdekje kedo qe dilte kunder rrymes enveriste .Ky LULU beri nje gabim te rende te gjithe veprimtarise se tij duke kercenuar deputetet shqiptare personalisht duke thene se ata qe nuk do firmosin Reformen do te kene pasoja te renda .A e di ti zoti Lulu se kjo eshte nje shkelje e rende e normave te demokracise ?Nderhyrja ne punet e brendeshme te nje shteti autonom –eshte kunder parmeve themelore te nje shteti demokratik >KUsh je ti qe u bere presjon te gjitheve duke vene ne pune nje makineri totalitarizmi nga gjithe Europa ?Kush ta jep ty ate te drejte te drejtosh nje shtet tjeter me kercenime alucinante ?E se fundi cfare do tu beje ti atyre deputeteve dhe Bashes ne se nuk do firmosnin ?Do ti coje ne Burrel apo nuk do tu jepje me viza per ne USA .E pune e madhe se do ta beje !Veprimtarija tende e muajve te fundit eshte turp per SHBA ,qe ka derguar nje person qe flet shqipe te cale ,por qe eshte mjeshtet i shantazhit dhe fur ne thes kedo qe del kunder qellimeve te tij duke shkelur parimet themelore demokratike .Obama do te jap tani medalje sepse ja ke realizuar detyrat .o sy bajame .Bravo zoti Lu!Jepu pergjigje letrave te te persekutuarve dhe mos u bej kryeparlamentar i kuvendit .Pse nuk e ke bere akoma pas nje viti kete ,apo e quan nderhyrje ne punet e shtetit ?POr ti deri tani ,qe kur shkelur ne Shqiperi kete detyre ke realizuar –nderhyrje pa dyshimin me te vogel ,shantazhist e kercenues i paepur duke i marr ne pyetje nje nga nje gjithe aktoret kryesor per Referendumin
Nga Bora says
Zoti Kripa dhe ju zoti Mirakaj pse beni sikur nuk e dini qe ambasada Amerikane ne Tirane ka punesuar te gjith sigurimsat e regjimit komuniste ne Ambasada nuk ka asnje te persekuruar politik vetem bij dhe bije komunistash.
Zoti Mirakaj lexoni perskutoret tane…
26 emrat e spiunve në Ambasadën Amerikane në Tiranë
1991 – 2016 …..
Asht mir, që të vëhen në dispozicion edhe të miqve sepse ka randsi shum, pasi ka të bajë me firmosjet e disa traktateve të stalinit, ruzveltit me çurçillin në favor të komunizmit mbi shpinën e popujve në Europë e në botë. E gjithë kjo liste misterioze e zezë ka të baji me vështirsitë e shqiptarve të përsekutuem që kanë të bajnë me ambasadën amerikane, angleze,….
Kjo listë duhet të regjistrohet si në memorje ashtu dhe në Historinë kriptokomuniste që ndjek ende e në vazhdim ambasada amerikane edhe pse flet në emën të lirisë,…e pallavrave idjotike,…… Por na duhet të jemi mirnjohës prej Uillsonit, që ……pamvarsisht se SHBA i ka borxhë qindra mijra jetë njerzish që vdiqën nga duart e xhelatve dhe nga firmat e tyre me stalinin dhe mazonin çifut – çurçillin psikopat.
Ja pse Ambasada Amerikane në Tiranë përkrahë Partinë Socialiste dhe ish gjaksorët e komunizmit, nuk lejoi të miratohej ”Ligji i lustracionit” sbashku me Ambasadën Angleze. Ja pse
Këta terrorista, spiuna, që kanë larë duart e krahët me gjakun e martirve që i mbytën me duart e tyre për Lirinë e fjalës, të fesë, të mendimit e për një Shqipëri Demokratike. Sot për ironi strehohen me bujari dhe punojnë aktualisht në Ambasadën Amerikane në Tiranë prej vitit 1991 e në vazhdim shkurt 2012. rrofshin e qofshin amerikanët me bandën e sllavëve dhe osmanve – komunistë! Kaq shum e duan popullin shqiptar amerikanët sa jua kanë vu në qafë edhe pas komunizmit batalionin e terrorit dhe likujdimit të njerzve që luftuan për simbolin e Lirisë në SHBA.
1- Astrit Pullazi, nga Tirana.
Ka filluar punë në ambasadën amerikane sapo ajo hapi portat e saj në Tiranë më 1991. Ky privilegj i është rezervuar prej amerikanëve për merita të veçanta: Pullazi ka qenë shofer i Enver Hoxhës. Në çdo rast që ndodhet vetëm, Astriti këndon këngën e tij të preferuar: «Enver Hoxha, o tungjatjeta!» Dhe jo pa të drejtë.
2- Belul Cuka, nga Peshkopia.
Ish-shofer i Kadri Hazbiut. Krenarinë për të kaluarën e tij e përmbledh në këto fjalë: «Kudo që e çoja me veturën luksoze “grushtin e hekurt të diktaturës” dridhej foshnja në bark të nënës.»
3- Besnik Malo Çala, nga Vlora.
Ka filluar punë në ambasadën amerikane bashkë me Pullazin më 1999.
Cilësia e tij më e preferuar prej amerikanëve: Ka qenë kuadër i mirënjohur i Ministrisë së Punëve të Brendshme të diktaturës, ekspert i stërvitjes së grupeve terroriste marksiste-leniniste të mbiquajtura «Brigadat e Kuqe», të cilat stërviteshin në Shqipërinë diktatoriale. E ka ushtruar aktivitetin në kampet stërvitore në malet e Burrelit dhe në Pishë Poro të Vlorës. Lidhur me të kaluarën e tij, Besniku i Partisë shprehet me krenari: «Bin Laden do ta kishte pasur zili aftësinë time stërvitore të terroristëve.»
4- Emri Baja, nga Kukësi, survejues i ambasadës amerikane në Tiranë.
Gjatë veprimtarisë 15 vjeçare në Ministrinë e Punëve të Brendshme të diktaturës ka qenë krahu i djathtë i Kadri Hazbiut. I mirënjohur për egërsinë e tij ndaj “armikut të klasës”, Hazbiu e emëroi për disa vjet shef të kampeve të internimit në rrethin e Lushnjës për të mbjellë terror. Të internuarit e rrethit të Lushnjës të asaj periudhe shpreheshin:
«Xhebraili nuk mund të ketë pamje tjetër veç asaj të Emri Bajës.»
Lidhur me veprimtarinë e tij përkrah Kadri Hazbiut, Baja kujton me nostalgji:
«Ministri më kishte thënë disa herë: Kur ti mendon se lufta e klasave është zbutur, unë ia bëj të njohur këtë shokut Enver dhe për armikun e klasës bien kambanat e vdekjes».
I mbiquajtur me humor prej ambasadorit amerikan «Barometër i luftës së klasave», komunistit veteran Baja i është besuar survejimi i ambasadës së «imperializmit amerikan».
5- Hasan Spahiu, nga Skrapari.
Kuadër i sprovuar i Sigurimit të Shtetit i rekomanduar për punësim prej Sulo Gradecit, i cili ka shkruar dikur për të:
«Sikur shoku Enver të më pyeste: “Pas teje, kush është personi që më do mua më shumë?”, unë do t’i përgjigjesha pa u menduar: Hasani.»
Hasani ka qenë sekretar partie ne Farkë të Tiranës, tek helikopterët. Në çdo xhep të tij mban një fotografi të Enver Hoxhës, ndërsa në shtëpi ruan me mall një statujë të vogël fildishi të diktatorit, të cilën e ledhaton në mbrëmje deri sa e zë gjumi.
6- Selami Liço, nga Peshkopia.
Ish-oficer zbulimi në kohën e diktaturës dhe oficer ushtrie deri më 1997. I akuzuar për kontrabandë masive armësh prej vitit 1997 e në vazhdim, Liçon e mori në mbrojtje ambasada amerikane në Tiranë, ku edhe u punësua në vitin 2000. Atje vazhdon të jetë edhe sot. I befasuar prej ngrirjes së dosjes së tij penale mjaft të ngarkuar, nuk lodhet së përsërituri fjalët:
«Mallkuar qoftë kush mendon se amerikanët janë antikomunistë!»Gruaja e tij ka punuar gjithmonë në “Bllok”.
7- Agim Bllaci, nga Gjirokastra.
Ka filluar punë në ambasadën amerikane qysh më 1991, me “ajkën” e të punësuarve atje.
Deri më 1973 – sa kishte gjallë babanë –, ka jetuar në “Bllok”. Është dëgjuar të përmendë shpesh kujtimin më të shtrenjtë që ruan nga jeta në «Bllokun e Udhëheqjes”:
«Sa herë që vinte për vizitë tek ne, shoku Enver nuk harronte t’i thoshte babait: “Prokurorët e vendosur si ti janë maja e shpatës së diktaturës së proletariatit, shoku Misto Bllaci. I tmerrove klerikët me pretencat e tua, që s’njohin dënim tjetër veç atij me vdekje. Uroj që edhe Agimi të eci në gjurmët e tua.»
Për meritat e babait dhe të tijat, Agimi dhe gruaja e tij ndodhen të dy të punësuar në ambasadën amerikane.
8- Bashkim Male, nga Erseka.
Ish-oficer, pilot, aktualisht mbikëqyrës në ambasadën amerikane. Bashkëpunëtor aktiv i Sigurimit të Shtetit. Shokët e tij të punës trembeshin më shumë nga Bashkimi, se sa prej kryetarit të Degës së Brendshme.
«Përpiqem të jem më tolerant kur më shajnë për familjen, se sa kur më përgojojnë karrierën time si anëtar besnik i Partisë së Punës», pranon me çiltërsi Bashkimi.
9- Sadik Hasko, nga Skrapari.
Një tjetër rekomandim i goditur i Sulo Gradecit, i cili është shprehur me respekt të thellë si për patriotin e tij edhe për ambasadorin amerikan në Tiranë:
«I vetmi komisar që i ka lexuar nga tri herë të gjitha veprat e shokut Enver është pikërisht Sadiku. Një ditë Sadiku, i përhumbur në kujtime, shkroi instinktivisht me bojë të kuqe mbi një mur të ambasadës emrin e pavdekshëm “Enver”. Falënderoj nga zemra ambasadorin amerikan i cili, në vend që ta pushonte nga puna mikun tim për pakujdesinë e treguar, e thirri në zyrë dhe i dhuroi një flakon parfumi Nostalgji. Vetëm tani po arrij ta kuptoj disi shprehjen e hollë që më kishte përsëritur disa herë shoku Enver gjatë viteve të fundit të jetës së tij të ndritur:
“Sillo, në politikë gjërat nuk janë ashtu si duken. I shikon ata anglo‑amerikanët ti? Aq sa jam unë besimtar se kam mbiemrin Hoxhë, aq janë edhe ata antikomunistë”. »
10- Veli Varfri, nga Tepelena.
« Bashkëpunimi me Sigurimin e Shtetit për mua ka qenë po aq i domosdoshëm sa edhe frymëmarrja», thekson Veliu me modesti.
«Edhe sikur të mos quhej “Lug i Zi”, ai vend atë emër do të kishte marrë prej nënave të shumta tropojane që veshi me të zeza Veli Varfri, duke iu vrarë djemtë në kufi.»
Sa herë që bie fjala për Enver Hoxhën në ambasadën amerikane, Veliu përdor epitetin «I paharruari», duke psherëtirë dhe sytë e tij mbushen menjëherë me lot. Nëpërmjet një sajti privat shpërndan stema të ish-diktatorit.
11- Bardhyl Poda, nga Erseka.
Një ndër komunistët fanatikë që e ka vizituar më shpesh shtëpinë muze të diktatorit në Gjirokastër, duke pozuar çdo vit para saj. «Sigurimi i Shtetit për mua ka qenë Zoti në tokë», shprehet Bardhyli në konfidencë.
12- Qemal Bashkurti,(baba i profesor dhe akademiku, presidenti i universitetit, Lihsien Bashkurtit) nga Tropoja.
I pyetur nëse do të dëshironte që t’i ngjallej njeriu i tij më i dashur që nuk jetonte më apo ish-diktatori, Qemali është përgjigjur pa ngurruar:
«Nuk kam pasur në jetë njeri më të dashur nga Enver Hoxha.»
13- Kasëm Ymeri, nga Skrapari.
Dëshira e tij më e madhe në jetë: «Të kisha vdekur në të njëjtën ditë dhe orë me Enver Hoxhën!»
14- Albert Hasanballiu, nga Skrapari.
Ky është i rekomanduari i tretë i Sulo Gradecit, për të cilin Sulua vetë shprehej dikur me modesti:
«Sikur shoku Enver të kishte njohur Albertin para meje, historia shqiptare do të kishte mbetur pa Sillo.»
15- Aleks Ndini, nga Korça.
Shprehja e tij më e spikatur:
«Një ditë pësova një krizë kardiake pranë vendit ku ka qenë liceu francez në Korçë, të cilin e vizitoj shpesh. Në çast mendova: “Ç’vdekje të lumtur paskam pasur fat! Duke u rrëzuar përtokë, do të kem rastin të vë kokën atje ku ka vënë këmbën dikur shoku Enver!”»
16- Peti Çala, nga Fieri.
Ditën që u rrëzua monumenti i diktatorit në Tiranë, duke u ngashëryer Peti deklaroi: «Do të kisha qenë i lumtur sikur të vdisja duke më rënë përsipër ai monument.»
17- Shkëlqim Xhagolli, nga Tirana.
«Po të kisha vdekur duke qenë anëtar i Partisë së Punës, me siguri vdekja do të kishte qenë shumë më e ëmbël për mua nga ç’do të jetë një ditë në të ardhmen», është shprehur mes miqsh Xhagolli.
18- Hajri Mazaj, nga Vlora.
I paepur në zhvillimin e luftës së klasave edhe brenda fisit të tij të cilit i krijoi probleme serioze, Mazaj u kishte dhënë urdhër të prerë postave të kufirit në Peshkopi:
«Ose asgjësoni thyesit e kufirit, ose vrisni veten; rrugë të mesme nuk ka.» Idenë e tij për vlerën e jetës, Hajriu e ka përmbledhur në pak fjalë:
«Sa boshe do të më dukej jeta, sikur shoku Enver të mos më dilte çdo javë në ëndërr!»
19- Fejzi Hoxholli, nga Korça.
«Shumë herë u kam tërhequr vërejtjen prindërve që nuk më kanë çuar emrin Enver», ka thënë Fejziu me keqardhje.
20- Mels Arapi, nga Vlora.
Të afërmve të tij u ka lënë këtë amanet: «Nuk duhet të harroni të çoni mbi gjoksin tim në arkivol teserën e Partisë së Punës.»
21- Isa Lumani, nga Erseka.
Çdo i interesuar mund të gjejë në shtëpinë e Isait secilën prej “veprave” të ish diktatorit. «Veprën 19» në anglisht ia ka bërë dhuratë ambasadori amerikan më 16 tetor 2008, me rastin e 100 vjetorit të ditëlindjes së diktatorit.
22- Aleksander Shtepani, nga Tirana.
«Sikur shoku Enver të kishte jetuar edhe 9 vjet, Shqipëria do të kishte mbërritur në komunizëm», ka profetizuar Shtepani.
23- Muharrem Ibrahimi, nga Fieri.
«Po ratë në vështirësi, kujtoni shokun Enver; po ratë në nevojë, kujtoni Partinë e Punës!», i ka këshilluar të afërmit e tij Muharremi.
24- Halit Haliti, nga Erseka.
«Kur mora teserën e Partisë së Punës nuk më ka zënë gjumi dy net nga gëzimi», është shprehur i përlotur Haliti.
25- Jorgo Kaçi, nga Saranda.
Kur ishte komandant kufiri në rrethin e tij, Jorgua nuk harronte t’iu thoshte në çdo mbledhje forcave të mbrojtjes:«Çdo shqiptar që arrin të arratiset bëhet vegël e imperialistëve, për të luftuar kundër popullit e vendit të tij. Një atdhetar i vërtetë pranon më parë të vdesë, se sa të vihet në shërbim të amerikanëve.»Kur “atdhetari i vërtetë” Jorgo Kaçi pranoi të vihej në shërbim të amerikanëve në ambasadë (sigurisht pa vdekur), atje mësoi disa gjëra që nuk i dinte më parë dhe thirri i entuziazmuar:«Nuk ma priste mendja kurrë që karriera ime komuniste, e ideuar në Komitetin e Partisë të Sarandës, do të realizohej në selinë e ambasadës së “imperialistëve amerikanë” në Tiranë! I ftoj gjithë shokët e mi të idealit që parullën “Lavdi Marksizëm-Leninizmit!” ta zëvendësojmë me “Lavdi prapaskenave të politikës!”»
26- Rrapo Hazizi, nga Skrapari.
Shef i kufirit të jugut deri më 1991. Rrapo Hazizi mbahet mend për vrasjet e shumta në kufirin e jugut të shtetasve që tentonin të arratiseshin. Për këtë “meritë të spikatur”, Ramiz Alia e dekoroi posaçërisht në fund të vitit 1990. Po për të njëjtën meritë, ambasada amerikane e punësoi duarpërgjakurin Rrapo pak kohë pas dekorimit.
Prej datës 03 shkurt 1990 deri në datën 23 gusht 1990 (pra, brenda një periudhe më pak se dyqind ditë) me urdhër të Rrapo Hazizit janë vrarë prej postave të ndryshme të kufirit të Jugut 23 shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç. Ky krim i përbindshëm ka ndodhur disa muaj pas përmbysjes së komunizmit në Evropën Lindore dhe në një kohë që në Shqipëri ligji i vendosur rishtas parashikonte një dënim maksimal deri në pesë vjet heqje lirie për shkelje kufiri.
Të gjith personat e listës janë me testa partie,20 prej tyre marrin dhe pension nga shteti janë mbi 60 vjeç.
Emnat i ka vendosë gjirokastriti Gary Kokalari – miku gjirokastritë i Ismail Kadaresë