
Emrije Krosi/
Me datë 8 qershor 2024, tek “Vatra” në Bronx të Nju Jorkut, u promovua libri studimor “Letërsia e pranguar e Sami Repishtit” në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Adriatic Press”. Programin e moderoi shkrimtari Mëhill Velaj dhe përshëndetën: Dr. Pashko Camaj, sekretar i Vatrës, shkrimtari Sami Mulaj, shkrimtari Gjeto Turmalaj, gazetari Sinan Kamberaj, shkrimtarja Merita Prenga, vatrani Marjan Cubi, aktivisti i njohur, Ramadan Gashi, rapsodi Hysni Kelmendi etj. Më pas, në një diskutim të lirë, nga miqtë dhe shokët e prof. Samiut, sollën kujtime mbi punën dhe aktivitetin e tij atdhetaro-kulturor, si dhe takimet e tij me kongresmenë Amerikanë të njohur. Më pas u fol, për letërsinë moderne shqipe, veçmas për poezinë dhe kohën e vështirë të saj dhe sigurisht për mungesën e kritikës, si një operacion emergjent kirurgjikal i munguar në letërsinë dhe kulturologjinë mbarëshqiptare. Një vend i veçantë pati dhe dhurata e Iliriana Sulkuqit, një penë indentike ku kanë shkruar Rilindasit tanë, por dhe Amedamenti i Kushtetutës së Amerikës nga Gerorge Uashington. Nuk mund të mos falenderoj edhe kontributin e veçantë dhe të paçmuar të Mëhill Velaj, për organizimin, moderimin si ish-kryetar i Lidhjes së Shoqatës Shqiptare-Amerikane dhe njohës i thellë i poezisë dhe letërsisë mbarëshqiptare.
Sëfundmi, një falenderim të përzemërt dhe shumë profesional, për punën titanike të Adi Mehmetit, për kohën dhe pozitivitetin e tij, për të organizuar brenda kohës së qëndrimti tim në Nju Jork, të këtij eventi letrar. Adnan Mehmeti, tashmë një emër i njohur i botës kulturore dhe letrare mes Diasporës së re dhe të vjetër të Amerikës, si drejtues dhe botues. Një falendim të përzemërt për “Vatrën” dhe vatranët poetët, shkrimtarët dhe studiuesit pjemarrës, në këtë takim të ngrohtë që më përcollët. Mirënjohje!