Opinion nga Ilir Levonja/ Florida/
Pandeli Majko, një nga ish kryeminstrat e Shqipërisë dhe deputet aktual i Kuvendit, u kujton sot shqiptarëve rrezikun e përfshirjes së Shqipërisë në një spirale anti perëndimore. Kjo e gjitha qëndron në dështimin e përditshëm midis pozitës dhe opozitës për reformën në drejtësi. E gjitha kjo për shkak se vendin e udhëheqin njerëz pa kohë. Me një fjalë që nuk janë të përgjegjshëm për rëndësinë e reformave etj. Çfarë të thuash. Jeta jonë politike shtetare është e gjitha një mëndje më vete. Pasi gjithmonë etiketohet ai, tjetri. Dhe jo raporti dual pozitë opozitë. Pra Ne-ja që është edhe thelbi i demokracisë. Shkurt unë do e besoja Majkon me shpirt të pastër sikur të thoshte Ne, njerëzit pa kohë, e kemi çuar vendin në një spirale anti perëndimore. Pasi gjatë këtyre njëzetë e pesë vite demokraci, si student dhjetorist, si anëtar i lartë i një force politike, si qeveritar i parë etj., ka hisen e tij. Pasi në një etape sociale, në një stad zhvillimi, dështimi nuk është produkt i një pale, por i së tërës. Po kujt t’ia thuash? Këtij politikani që e vë re antiamerikanizmin apo antiperëndimin…, tani. Dhe jo në kohën e darkave te Krokodili në prillin e vitit 2010. Të bojkotit me mburrje. Apo edhe çadrave beduine në një nga bulevardet e stafetave dhe pankartave, brohoritjeve etj. Por edhe makinave të ujit, shkopinjëve të gomës, plumbave dhe vrasjeve për shkak të dështimit politik.
Shqipëria Pandi, ka kohë që gjëndet në një spirale anti perëndimore?! Dhe fajtori nuk është vetëm një njeri, por të gjithë ne. Kjo është e dukshme, edhe në gjërat e jetës, larg politikës. Por që e ka origjinën aty.Qoftë edhe kur ka pamje faljesh masive. Apo bankete syfyresh në sheshe publike. Shqipëria sot është atdheu, ndofta i vetëm, i cili ka më shumë shqiptarë jashtë territorit, se brenda tij. Për rrjedhojë ata që janë aty janë kthyer në militantë xhihadistë aq sa vetëm tek ne demokracia është tërësisht një luftë e shenjtë fetare. Dhe ti padiskutim që ke pjesën tënde. Vetëm nga një fakt i thjesht. Ngritjen e dorës pro kultit të individit, varrosjen e rregullave të shenjta të qarkullimit të vlerave. Ke pjesën tënde në mashtrimin e madh shoqëror për sistemin e pavlerë të aleancave qeverisëse.
I gjithë ai vend është i marrë peng nga hirearkia.
Aletatët tuaj apo ”miqtë” tuaj siç edhe i cëlësoni ju shpesh, ata nga bota. Janë sot pensionistë politikë të nderuar. Kurse ju akoma në poste drejtuese. Akoma protagonistë bisedimesh për reforma. Nuk po bëni gjë tjetër, veçse po i tregoni njerëzimit se Shqipëria është vend i nënave shterpë. Mjafton të kujtojmë pritjet e përcjelljet e tua në mars-prillin e 1999-ës, luftën e Kosovës. Atë që ti shpesh të pëlqen ta përmendësh. Toni Bler, Klinton, Prodi. Apo edhe ai austriaku që i tha perëndimit se nuk e bënte dot dallimin midis djallit dhe ëngjullit tek politikani shqiptar…, Vranicky i bisedimeve të vështira shqiptare. Të gjithë janë në pension politik. Kurse tek ne pensionimi është tabu e justifikuar me postulatin, më do populli.
Dhe me që i referohesh letrës së ambasadorit, në ‘të ka dhe një paragraf me përmbajtje të tillë.
“Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë kundërshtuar vëndet e rezervuara sepse kjo formulë do t’i etiketonte menjëherë anëtarët e komisionit të vetingut ose pro qeverisë, ose pro opozitës. Vetingu ka për qëllim të kthejë besimin në gjyqesor duke larguar manipulimet partiake. Ndikimi i qartë politik sugjeron se modeli i vëndeve të rezervuara do ta minonte këtë besim”.
Thelbi i këtij teksti nuk bën fajtor vetëm njërën palë. Por të dyja. Pavarsisht se për momentin, ju keni marrë stafetën e rilindasit duke demonstruar me gisht fajtorin, penguesin e reformave etj.
Nuk e kishit këtë mendim kur ishit opozitar.
Ndofta mendësia e shtetarit shqiptar se pushteti është i pafund. Dhe shteti im, shtetarët e mi e kanë kohën e mjaftueshme të mbulojnë e të zhdukin provat etj. Ose të bindur vërtetë se jeni kristal, kujtoni se do i shpëtoni Vetingut. Por e ke gabim. Sepse nëse një ditë Shqipëria do ketë vërtetë realitetin e drejtësisë perëndimore, përqindja e mëkatarëve do jetë në kufijtë e shifrave të hatashme.
Kjo e gjitha për shkak të asaj hirearkie aktuale, që ditës bëjnë opozitë të ashpër në Kuvend. Kurse darkave janë fqinjë vilash në gjirin e ngjalave. Dhe ti thua Shqipëria mund të përfshihet në një spirale anti perëndim. Sinqerisht më vjen keq, pasi Shqipëria është aty prej kohësh.
Te lexosh komentet e Ilirit eshte gjithnje kenaqesi,te verteta lakuriqe.
Zoti Levonja, duke djekur situaten ne vndin tone, na vjen keq per mungesen e konsesusit, per mratimi e rreformes ne drjtesi. Pore ajo qe na habite me shume, eshte qendrimi antiamerikane dhe antiperendimore i Sali Berishes dhe Lulezim Bashes, per mosemiratimi e kesaj rreforme, sipas projektit te pregatitur nga SHBA, BE dhe me keq akoma, kure Basha, ben presjon dhe premton ndeshkime kapitale, neqofte se dote kete rrjedhje votash ne favor te miratimit te rreformes. cfaqe keto me keq nga koha e diktatures enverjane. SHpresoi qe bashkatdhetaret tane te degjojne zerin, vullnetin dhe deshiren e SHBA, perendimit dhe jo ate te Bashes dhe mme daten 21 Korikte miratohet rreforma ne dejtesi, per ta futur vendin tone ne rrugen e forcimit te demokracise e shtetit ligjore, aqe shume te demtuar edhe nga degjenerimi dhe kooruptimi i drejtesise shqiptare, prandaj dita e 21 Korikut qe dote miratohet rreforma ne drejtesi, duhet t e jete feste kombetare, per shqiptaret kudo qe jane
Ilir–Te kam admiruar vazhdimisht se je i vetmi gazetar si ata brenda e jasht vendit qe u bie ne koken boshe PUSHT-SHTETAREVE per bemat e tyre donkishotjane .Ata LUAJNE MUZIKEN E VIOLINES SE NASTRADINIT QE DEGJOHET ME SHUME VONESE ,POR GJITHMONE NE KURRIZIN E MESUAR TE POPULLIT .Vazhdo e mprihe shigjeten tende si perhere dhe qello pa meshire (Me me shume emra te pervecem )mbi kokat e atyre qe nen masken e PATRIOTIZMIT ,jane hipokritet me te medhenje te shekujve.(lEXO BATAKCIJTE E HAJDUTET )
I dashur Levonja, jemi nji grup shqiptaresh qe jetojm ne NY. Lexojm se bashku, si ateher ne kohen e kryediktatorit Enver Hoxha gazeten. Na pelqejn shume artikujt e tu.
Ky i fundit asht nji shuplake jo vetem per mashtruesin Majko,por per te gjithe rjeten e tij.
Kane ne gjake ende ate qe thuhej ateher, imperializmi asht luftnzites,tiger prej letre,cfytezon klasen puntore,bar hame dhe parimet nuk i tradhetojm, c’thote partija bene populli dhe c’don populli bene partija, e shume e shume brockulla te tjera si keto.
Sot vendi dhe populli po vuan passojat e sistemit gjakatar te kryekriminelt Enver Hoxha.
Vendi asht sot ne dore te klysheve te tij,enverit.